LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do të ta vras”/ Si u kërcënua me jetë biznesmeni Myftaraj, DËSHMIA: Boçi erdhi në takim me ‘G Class’, Çupja më përmendi djalin

Takimi i parë me dy personat në fjalë ka ndodhur tek rruga ‘5 Maji’, ndërsa i dyti në Don Bosko.

12 Prill 2023, 11:51 Nga F.M
“Do të ta vras”/ Si u kërcënua me jetë
Shaqir Alcani, Algert Alcani dhe Eral Myftaraj

TIRANË- Eral Myftaraj ka rrëfyer para grupit hetimor se është takuar disa herë me personat që e kërcënuan me jetë në mënyrë që të tërhiqej nga tenderi në Bashkinë e Tiranës. Gazetari Edison Vatnikaj shkruan për OraNews se Myftaraj është shprehur se para se të fitonte tenderin, Shaqir dhe Albert Alcani e kanë takuar vetë që ta bindnin të mos futej në garë. Ndërsa, pasi e kishte fituar tenderin, i kanë dërguar dy persona të tjerë, Edmir Boçi dhe Louis Konomi (Luiz Llozhi). Takimi i parë me dy personat në fjalë ka ndodhur tek rruga ‘5 Maji’, ndërsa i dyti në Don Bosko. Në takimin e dytë, Myftaraj thotë se Boçi ka shkuar me një mjet tip ‘G Class’ ngjyrë hiri, ndërsa në përfundit, Konomi që njihet si ‘Çupja’ e kishte kërcënuar se do t’i vriste djalin.

Si ndodhi kërcënimi?

Myftaraj, që zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla. Ai u kërcënua që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. Por, biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet. Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët. Kjo pasi, Shaqir Alcani është pronar i ‘Alcani Sh.p.k’ që fitonte thuajse gjithë tenderat për lëndët drusore që jepeshin nga Bashkia Tiranë dhe këtë herë s’e kanë pranuar humbjen përballë Myftarajt. Ata janë vënë në pranga bashkë me Boçin, ndërsa Konomi (Llozhi) është shpallkur në kërkim.

Dëshmia e plotë:

Unë kam ndjekur të gjitha procedurat për konkurrimin në këtë prokurim publik dhe jam shpallur fitues. Para se të shpallesha fitues, që kur mora pjesë në këtë prokurim publik më ka kontaktuar shtetasi Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani, të cilët i njoh prej kohësh sepse kanë biznes në të njejtën fushë. Këta shtetas janë me origjinë nga Librazhdi dhe banues në Tiranë. Shaqiri më ka kontaktuar nga numri 06......... ku me ka telefonuar dhe nga numri 06........... në Ëhatsapp, kurse Algerti nga numri 06..........Ata më kanë telefonuar tek numri im 06.......... dhe kemi shkëmbyer biseda me mesazhe edhe në Ëhatsapp. Kur aplikova në fillim, kam folur dhe jam takuar me këta shtetas dhe më kanë thënë që të tërhiqesha nga ky tender sepse donin ta fitonin ata. Unë i thashë që nuk tërhiqesha dot, por të vazhdonte procedura e rregullt dhe ligjore dhe nëse fituese do shpallej kompania e Shaqirit unë nuk do ankohesha dhe le ta fitonin ata nëse i përmbushnin kushtet ligjore dhe e meritonin. Më pas, pasi u shpalla fitues dhe konkretisht në datë 06.04.2023 më kontaktoi numri 06..........., i cili më është prezantuar si Edmir Boçi nga Manatia e Lezhës. Nuk e njihja këtë person dhe më tha që donte të më takonte. E kam takuar në një lokal në zonën e Medresesë në Tiranë, rreth orës 21:00, dhe ky shtetas ishte së bashku me një shtetas tjetër, i cili u prezantua si Louis Konomi nga Burreli dhe as këtë nuk e njihja. Këta persona më thanë që vinin në emër të Shaqirit dhe Algertit dhe më thanë që të tërhiqesha nga prokurimi publik që unë kisha fituar.

Unë i thashë që nuk tërhiqesha dot, sepse kisha fituar dhe po ta bëja këtë do kishte penalitete kompania ime, sepse kështu është ligji. Këta dy shtetas po më bënin presion duke më thënë që do kisha problem me ta nëse nuk do tërhiqesha. I thashë që nuk tërhiqem dot dhe kështu u mbyll biseda mes nesh. Më pas të nesërmen në datë 07.04.2023 rreth orës 22:00 më telefonoi Edmir Boçi dhe më kërkoi të takoheshim sërish. Jemi takuar tek një lokal në rrugën “Don Bosko” Tiranë dhe Edmiri ishte i vetëm. Ai erdhi me një makinë Benz G-Class i hirtë. Jemi ulur aty në lokal dhe vazhdoi me të njëjtën bisedë ku më kërkonte të tërhiqesha nga tenderi. Unë sërish i thashë të njejtën gjë që nuk tërhiqesha dot sepse do kisha penalitete financiare dhe juridike të firmës. Pasi qëndruam gati 10 minuta, Edmiri u çua dhe iku. Pikërisht pasi Edmiri është çuar nga tavolina ku po bisedonim mua më ka telefonuar numri 06............., i cili m’u prezantua me pseudonimin “Çupja”, dhe më pas mora vesh që quhej Louis Konomi nga Burreli. Ky person më tha tekstualisht: “Me këtë që bëre që nuk u tërhoqe nga tenderi unë do të të vras djalin”. Pas këtij episodi kam komunikuar me Algertin dhe i thashë që do mbante përgjegjësi për këto kërcënime dhe njerëzit që më kishte futur dhe Algerti më tha që sa të ishte ai gjallë nuk lejonte që unë të tallesha me baban e tij. Këtë bisedë e bëmë në Whatsapp dhe unë i kam bërë screenshot bisedave dhe jua vë në dispozicion.

eral myftaraj algert alcani shaqir alcani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet