LIVE UPDATES
Aktualitet

"Do të të shërbej kur të shikosh veshët pa pasqyrë”, i grabit shtëpinë dhe braktis invalidin

Ai është i vetëm dhe i pamundur për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore, e për këtë kërkon ndihmën e emisionit Stop në Tv Klan.

26 Shtator 2023, 22:47 Nga I.A
"Do të të shërbej kur të shikosh veshët pa
Sotir Miçi

Sotir Miçi është një qytetar 66-vjeçar, i cili tregon se në momentet e tij më të vështira, përfituan për t’i grabitur shtëpinë.

Ai është i vetëm dhe i pamundur për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore, e për këtë kërkon ndihmën e emisionit Stop në Tv Klan.

Z.Sotir kur pësoi një trombozë në këmbë, Elona Saraçi i kërkoi shtëpinë me akt dhurimi, me kushtin që ajo të kujdesej për të deri në fund të jetës. Shtëpia e Sotir Miçit do t’i kalojë në pronësi Elona Saraçit pasi të ketë ndërruar jetë 66-vjeçari.

Pasi Elona mori firmën e dhurimit, e braktisi Sotirin në një moment tepër të vështirë për të, pasi humbi këmbën e majtë për shkak të trombozës. Sot për 66-vjeçarin kujdeset një zotëri i cili preferon të mbetet anonim.

“Zonja më çoi te noteri për të marrë firmën e shtëpisë. Pas 20 ditëve që filloi këmba, unë i thoja po vdes, po s’më dhe firmën aty do vdesësh si qen më tha. Mua nuk më punojnë as duar asgjë, unë dua tamam kujdestare”, shprehet z.Sotir Miçi.

Stop ka shkuar te noterja Valbona Selimi, e cila ka përpiluar kontratën e dhurimit të apartamentit. Ajo thotë se akti i dhurimit është i parevokueshëm, por shtëpia e Sotirit i shkon Elonës pas vdekjes së dhuruesit. Madje ajo thotë se as me gjyq nuk fiton gjë në këtë rast.

Qytetari –Ajo zonja, që është kujdesur për atë, nuk kujdeset më tani, më tregoi një kontratë noterie, që ka bërë këtu tek ty.

Noterja – Ka bërë një kontratë dhurimi. Ja ta shpjegoj unë: po thotë me kushtin, që kjo kontratë do regjistrohet, domethënë, do kalojë pronësia në emër të Elonës në momentin, që ai nuk është më në jetë. Më kupton? Jo më përpara dhe kjo kontratë është regjistruar në hipotekë. Pronar është Sotiri gjithmonë, por do regjistrohet në emër të Elonës në momentin, që ai ndërron jetë.

Qytetari – Elona do t’i shërbente deri në fund të jetës. Mbas bërjes së kësaj kontrate ai ngeli rrugëve.

Noterja –Nuk kujdeset më Elona?

Noterja –Ligjërisht revokim nuk i bëhet dhurimit, sepse nuk ka sens t’i bësh revokim. Po tani s’e kanë më azilin ato?

Qytetari – Jo s’e kanë më azilin ato.

Noterja – Epo kush kujdeset për të tani?

Noterja –Nuk ia paguan ajo, noi kshu..?

Noterja –Epo të lidhet atëhere me të!

Qytetari – Epo kishte problemin ai, se pësoi një trompozë dhe kishte një gangrenë në këmbë.

Noterja –Epo, se njerzit janë.. e mbaj mend, se kur kam vajtur unë atëhere, ka pas këtë problemin me këmbën.

Qytetari – Epo nuk e çonte në spital ajo, nëqoftëse nuk e bënte kontratën.

Qytetari – Po në gjyq përshembull, po të vemi në gjyq ne, si zgjidhet?

Noterja –Po as me gjyq. Do shpenzosh, nuk do fitosh gjë, more. Do lësh milionat e lekëve me avokat po ti s’… Je i humbur! Më kupton?

Në një telefonatë mes 66-vjeçarit Sotiri Miçi dhe Elona Saraçit, kjo e fundit thotë se do t’i shërbejë “kur t’i shohë veshët pa pasqyrë”.

Elona Saraçi: Kur t’i shohësh veshët pa pasqyrë, atëherë do të vij unë të të shërbej ty. Në rregull? Kur t’i shohësh veshët pa pasqyrë, regjistroje mirë këtë, që të thashë! Të shërbej unë ty, mëngjes, drekë, darkë eee? Unë nuk i shërbej fëmijës tim.

Ndërsa në komunikimin me Stop, Elona pranon të kundërtën.

Elona Saraçi – Dëgjo! Unë kam qenë gjithmonë bashkë me atë, sepse ne kemi qenë gjithmonë në komunikim të vazhdueshëm dhe arsyeja që unë nuk i hap telefonin atij, është komplet e gënjeshtërt, sepse ai gënjen nga fillimi në fund. Dhe ai nuk ka qenë fare në mëshirë të fatit. Po ai zgjodhi ndryshe, të rrinte me një person tjetër, sesa me mua.

Përsa i takon problemit shëndetësor, komisioni i parë i para-tetraplegjisë, nuk i ka dhënë Sotirit status me shoqërues, sepse, sipas tyre, diagnoza e tij nuk e pengon në normalitetin e aktivitetit të përditshëm jetësor.

Marrë nga Tv Klan

sotir miçi elona saraçi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet