LIVE UPDATES
Aktualitet

"Do vij të të vras mu në shtëpi, do të tërheq zvarrë..."/ Burri nuk duron dot më, denoncon gruan: Ndihem i kërcënuar, është xheloze, më rreh dhe më kafshon

Gruaja e pranon se mbas ndarjes i dhanë një mundësi martesës duke u mbyllur për tre ditë së bashku në një hotel dhe se sipas saj, i shoqi ishte i ndikuar nga prindërit.

7 Janar 2023, 19:15 Nga k.m.
"Do vij të të vras mu në shtëpi, do të tërheq
Foto ilustruese

TIRANË- Një 25-vjeçar i cili jeton në kryeqytet kërkoi ndihmë në policinë e Tiranës që ta mbronte nga gruaja që është aq xheloze sa nuk përmbahet dhe ka shpërthyer në dhunë kundër tij. Ajo e rrahu partnerin mbasi i kërkoi llogari për adresën se ku kishte qenë orët e fundit, teksa i riu nuk kursehet të tregojë në polici se realisht nuk e kishte njohur kaq ekstreme vajzën me të cilën mbas dy viteve bashkëjetesë, vuri kurorë.

Dosja iu vendos në dispozicion Gazetasi.al nga burime policore që thanë se si shtetasi M.P ia doli mbanë të marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje nga gruaja e tij që e përshkruan si tepër nevrike dhe tepër xheloze.

“Më dukej normale xhelozia, kontrolli dhe dominimi në marrëdhënie gjatë fillimeve. Por vitin e fundit kur u martuam nuk shtyhej fare. U njoha me V. si çdo i ri që bie në dashuri dhe që do të krijojë familje. Kur mërzitej dhe shpërthente, habitesha në fillim, por kur pyeta vjehrrën më tregoi se vajza e saj ishte nevrike dhe e stresuar si tip. Kur nevrikosej më qëllonte me shpulla dhe grushta por s’ia vija re, derisa u binda se nga dhuna ajo humbiste kontrollin”,-rrëfehet i riu për bashkëmoshataren, dashuria e të cilëve nuk triumfoi. Në një nga rastet e dhunës, i riu u dhunua prej saj duke u qëlluar me sende të forta në kokë dhe në këto kushte, mbasi u konsultua me prindërit ai vendosi se duhej të divorcohej.

“Kisha shenja në qafë, në kokë dhe në bark dhe pasi u mendova gjatë sepse më kërkonte llogari për femra që nuk ekzistonin, vendosa të mos kthehesha më dhe të dorëzoja kërkesën për divorc. Ia kisha bërë të ditur se në rast se nuk ndryshonte, fundi ishte afër. Kur e njoftova për divorcin u përgjigj duke thënë: divorcin nuk ta jap!”,- shprehet 25-vjeçari i cili pavarësisht këtij paralajmërimi, vendosi që derisa gjykata të jepte vendim, të zhvendosej tek prindërit.

"Ndihem tepër i frikësuar prej saj, jam i kërcënuar fizikisht dhe psikologjikisht. Megjithëse po ndodhnin këto gjëra, sërish e dua dhe kur më telefonoi duke më urdhëruar “hajde më merr”, mora makinën dhe e mora. Qëndruam në hotel për tre ditë dhe ishte e qetë. Më pas më kërkoi që ta çoj tek prindërit e saj në Korçë. Rrugës u bë agresive dhe më kafshoi në kokë duke më shkaktuar një plagë të rrezikshme. E qetësova dhe më pas e çova tek terminali, e hipa në furgon dhe u largova tek prindërit e mi”, shprehet i riu në polici.

Policia tregon për Gazetasi.al se episodi i dhunës nuk ka marrë fund këtu. Në mbrëmje bashkëshorti është telefonuar nga gruaja e tij dhe është kërcënuar.

“Do vij të të vras mu në shtëpi, do të tërheq zvarrë”, i ka shkruar e shoqja në telefon. Kjo ka qenë fraza që e ka bindur 25-vjeçarin të paraqitet në komisariatin e policisë në Tiranë e të kërkojë zgjidhje ligjore.

“Nuk di më si të veproj, nuk di më si të sillem”, ankohet në polici i riu që pyetet nga agjentët nëse përdorte apo jo drogë partnerja.

“Nuk e kam parë asnjëherë diçka të tillë, di të them që ka shpërthime të çuditshme, xhelozi të sëmurë. E kam takuar herët e fundit që të sqarohesha mbasi të dy e duam njëri tjetrin, por kur mendoj sjelljen e saj, trembem dhe nuk dua të vazhdoj më. Nuk jam paraqitur më parë në polici pasi ishte diçka mes nesh ku nuk duhet të hynte shteti, por ndarja nuk u bë normale dhe as bashkëjetesa”, sqaron denoncuesi.

Policia tha për Gazetasi.al se ka marrë në pyetje shtetasen V.P. që pranon se mbas ndarjes i dhanë një mundësi martesës duke u mbyllur për tre ditë së bashku në një hotel dhe se sipas saj, i shoqi ishte i ndikuar nga prindërit.

“Kur dolëm nga hoteli shkuam në qendër tregtare, pastaj hëngrëm drekë dhe më pas luajtëm me makinë në qendër të Tiranës. Në një moment burri më akuzoi se kisha qenë e përdalë kur isha beqare dhe se kisha shkuar me burra të martuar për para dhe se pëlqeja lekun. U ngrita dhe e qëllova me shpullë në faqe, pastaj është e vërtetë që e kam kafshuar mbi kapuç në kokë. Aty duhet të kem humbur ndjenjat. Më pas shkuam në një hotel pranë freskut ku qëndruam gjashtë orë. Dolëm dhe shkuam në bllok ku pimë kafe dhe pastaj burri më hipi në makinën e tij dhe shkuam tek terminali sepse doja të ikja tek prindërit në Korçë. Gjatë rrugës pashë që ai mbante të fshehur telefonin dhe e pyeta pse po sillej kështu por mu përgjigj duke më thënë “mos më kërko llogari se e di vetë se çfarë bëj”.

Kur u ndamë riprodhova këtë bisedë dhe i shkrova “do të vras” për shkak të xhelozisë sepse po mendoja që bisedonte me dikë në Whatsapp”, deklaron 25-vjeçarja. Policia thotë se disponon prova të plota për të ngritur akuzë ndaj të resë e cila për shkaqe familjare pasi ka dy prindërit e sëmurë, nuk u arrestua, por sidoqoftë do të përballet me drejtësinë për akuzën e dhunës në familje./GazetaSi

dhune ne familje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet