LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do vrisnim dy persona, ngeci makina”/ Si u kap Skuqi, 'gjuajtësi' që do vriste Dumanin, grabiti “AUDI”-n

Ka qenë vjedhja me armë e një autmojeti tip “Audi Q5”, verën e 2020-tës në Durrës, ngjarja kyçe që ka zbuluar një atentat të mbetur në tentativë të dy vëllezërve, që mesa duket asokohe fshiheshin në zonën e Nish Tullës.

26 Qershor 2022, 17:53 Nga k.m.
“Do vrisnim dy persona, ngeci makina”/ Si u kap Skuqi,
Momenti i arrestimit të Kastriot Ramazanit; Hamdi Skuqit dhe Gazmend Doçit

TIRANË- Dëshmia e Hamdi Skuqit zbuloi identitetin e dy personave për të cilët i ishte premtuar pagesa prej 90 mijë eurove. Bëhej fjalë për Nuredin Dumanin dhe të vëllanë e tij, Dashamirin. Në dosjen e hetimore, Skuqi flet për një person me pseudonimin “Gazi” që do ta paguante për ekzekutimin e dyfishtë që ishte planifikuar për të ndodhur në vitin 2020, por nuk ndodhi kurrë. Policia ndërhyri para se vrasja të ndodhte. Ka qenë vjedhja me armë e një autmojeti tip “Audi Q5”, verën e 2020-tës në Durrës, ngjarja kyçe që ka zbuluar një atentat të mbetur në tentativë të dy vëllezërve, që mesa duket asokohe fshiheshin në zonën e Nish Tullës.

Më 13 gusht të vitit 2020, Policia njofton se kishte vendosur në pranga tre persona. Në pranga kishin rënë: Kastriot Ramazani, tanimë 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për disa vepra penale; vetë Skuqi, 42 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më herët në Itali dhe Shqipëri; e po ashtu në pranga u vu dhe Gazmend Doçi, 44 vjeç, banues në Durrës.

MOMENTI I ARRESTIMIT 2020

Asokohe, Policia raportonte të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vodhën nën kërcënimin e armës, automjetin luksoz dhe 6000 franga një shtetasi shqiptar me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës. Por më shumë detaje u mësua më 6 shtator.

Skuqi, një prej dy të arrestuarve në mesin e Gushtit 2020 për vjedhjen e një Audi Q5 në plazhin e Durrësit, ka surprizuar oficerët e Policisë kur është vetë-rrëfyer se mjetin e kishin grabitur për të kryer një vrasje të dyfishtë, për të cilin do të paguhej 90 mijë euro. Ai ka treguar se ishte kontaktuar nga një person, i cili i ka premtuar shumën e konsiderueshme të parave për të vrarë dy persona nga Shënavlashi.

Por emrat nuk ishin bërë me dijë në dosjen e asokohe! Në ngarkim të “detyrës”, për të krijuar kushtet e përshtatshme për vrasjen, Skuqi ka menduar se i duhet një automjet. Ai, së bashku me mikun e tij, Kastriot Ramazani, në 9 Gusht 2020 kanë arritur të grabisin mjetin luksoz të një shtetasi nga Kosova, që gjendej me pushime në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Por, plani kriminal për vrasjen me pagesë ka dështuar për një rrethanë ironike- dy grabitësit nuk kanë ditur të menaxhojnë automjetin e vjedhur, i cili ishte një modeli të viteve të fundit.

“Mbrëmjen e datës 9 Gusht, shtetasi kosovar B.F. la mjetin ndezur, brenda së cilës gjendej edhe bashkëshortja, dhe ka zbritur për të blerë diçka në një market në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Në ato momente, dy persona, njëri prej të cilëve me armë, kanë kërcënuar bashkëshorten e B.F. me një mjet pistoletë dhe, pasi e kanë detyruar të zbresë, janë larguar me automjetin në drejtim të Kavajës. Në një pjesë të qytetit ata kanë ndaluar, duke fikur mjetin, pranë banesës së një të njohuri të K. Ramazanit. Personave të asaj familjeje u kanë thënë që mjetin Audi Q5 e kanë marrë me qera. Pasi kanë qëndruar për pak kohë në Kavajë, dy grabitësit kanë menduar të kthehen në Durrës. Por, kur kanë tentuar ta ndezin sërish, kishin kuptuar se mjeti, i modelit të ri, ndizej vetëm duke pasur çelësin afër. Dhe çelësi gjendej në xhepin e të zotit.Në këto kushte, ata kanë telefonuar një shokun e tyre, Gazmend Doçi, për t’i marrë nga Kavaja drejt Durrësit. Ndërkohë, mjetin e kanë lënë në Kavajë dhe u kanë thënë miqve të Ramazanit që të njoftonin policinë, por pa u treguar se kush e kishte sjellë Audi-n deri para shtëpisë së tyre. Policia, e cila ishte njoftuar për grabitjen e këtij automjeti, ka kryer verifikimet, përfshirë kqyrjen e kamerave të sigurisë, nga ku ka zbuluar dhe arrestuar më pas H. Skuqin dhe K. Ramazani, si autorët e dyshuar të grabitjes së automjetit,”-thuhet në dosjen penale.

Pas dështimit me mjetin, ata kanë lënë shumë gjurmë, të cilat kanë ndihmuar policinë për të identifikuar grabitësit. Mirëpo askush nuk do ta priste se prangosja e një “skiferi” do të përfundonte në rrëfimin e një të penduari, i cili ishte kontraktuar për vrasje me pagesë.

Pas arrestimit, Skuqikur është pyetur nga oficerët e Policisë për arsyet e vjedhjes së mjetit të shtetasit nga Kosova ka deklaruar se ka dalë nga burgu rreth 3 muaj më parë dhe kishte qëndruar në një banesë në qytetin e Durrësit. Gjatë kësaj kohe ai është takuar me persona të ndryshëm, përfshirë edhe “kolegë”, të cilët i kishte njohur gjatë vuajtjes së dënimit. Ai ishte dënuar për vrasje në Itali, ndërsa shoku i tij, Ramazani ishte dënuar më parë për “vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë. Pra të dy, me “eksperiencë”.

“Ndër këto takime, është njohur me një shtetas, për të cilin deklaron se i di vetëm emrin, G. Ky person, duke e ditur që Skuqi ishte dënuar më parë për vrasje, i ka propozuar që të kryente “eleminimin” e dy personave, me të cilët “porositësi” kishte pasur prishje pazari për trafik droge jashtë Shqipërisë. Për këtë “punë”, H. Skuqi deklaron se do të paguhej 90 mijë euro. Personi porositës i kishte dhënë paraprakisht 1 mijë euro, si edhe një pistoletë tip Glock. Gjithashtu i kishte kërkuar Skuqit që të gjente edhe ndonjë person tjetër të besuar, për të kryer vrasjen,”-shkruhet në raportin e Prokurorisë.

Mesa duket, kundërshtarët e kishin lokalizuar vendin ku dikur fshihej Dumani dhe kanë vendosur që ta eliminojnë, por nuk ia dolën. Ndërkohë që Skuqi është në pritje të dënimit të tij, me praga në duar, 2 vite më vonë është edhe vetë Nuredin Dumani. Ky i fundit ka shkaktuar një fortunë në media dhe opinionin publik pasi ka vendosur që të bëhet i penduari i drejtësisë, duke rrëfyer gjithë çfarë ai pretendon se ndodh, apo ka qenë planifikuar që nga 2011 në botën e krimt.

 

kastriot ramazani hamdi skuqi gazmend doçi nuredin dumani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet