LIVE UPDATES
Aktualitet

“Doli një mëngjes nga shtëpia dhe nuk u kthye kurrë”/ Zhdukja e ish-efektivit Anton Preni mbi 10 vite më parë, dëshmitë e familjarëve: Mund të jetë gjakmarrje

Një shpresë thuajse e venitur për t’i parë edhe njëherë njerëzit e tyre të gjallë. Në këtë dokumentar do të flasim pikërisht për një histori të tillë. Një ish-efektivi, që hasmëria e detyroi të zhvishte rrobën e policies, por që duket se pagoi me jetë faktin që refuzoi të ngujohej brenda katër mureve, siç e donte e drejta e vjetëruar zakonore. Ai zgjodhi të vazhdonte jetën e tij, pavarësisht se jashtë e priste sipas Kanunit një gjak që duhej shlyer.

25 Janar 2023, 21:23 Nga DOSJA
“Doli një mëngjes nga shtëpia dhe nuk u kthye
Bardhe Preni

TIRANË- Ata thuhet se nuk kanë gojë të flasin. Por nuk kanë as edhe një varr për të na treguar se cili ishte epitafi i tyre i fundit në këtë jetë. Çfarë ndodhi me ta, atë ditë të largimit të tyre të beftë? Dhe a është ikja e tyre fryt i një krimi të paralajmëruar? Krim i pabesë që u mohoi të ndanin edhe përshëndetjen e fundit me njerëzit e tyre të dashur. Të afërm që vazhdojnë ti kërkojnë edhe sot. Të vetmit që mund të hedhin disi dritë, mbi atë se çfarë ngjau me njeriun e tyre.

Një shpresë thuajse e venitur për t’i parë edhe njëherë njerëzit e tyre të gjallë. Në këtë dokumentar do të flasim pikërisht për një histori të tillë. Një ish-efektivi, që hasmëria e detyroi të zhvishte rrobën e policies, por që duket se pagoi me jetë faktin që refuzoi të ngujohej brenda katër mureve, siç e donte e drejta e vjetëruar zakonore. Ai zgjodhi të vazhdonte jetën e tij, pavarësisht se jashtë e priste sipas Kanunit një gjak që duhej shlyer.

Sipas bashkëshortes së tij, Bardhe Preni, ai humbi gjurmët më 5 Gusht 2012. Ajo thotë se atë ditë ai ishte nisur si zakonisht në punë, në fabrikën e Tullave në Fushë-Krujë, ku punonte prej 5 vitesh, por ai nuk u kthye atë ditë si zakonisht në banesë. Dhe jo vetëm atë ditë, por as në ato që do të pasonin.

“Antoni ishte një familjar i rregullt dhe për gruan dhe për fëmijët. Ai punonte me shtetin, me policinë, pasi u kap vëllai i tij sepse kishte bërë një vrasje filloi punë tek fabrika e çimentos, 5 vjet. Pas 5 vjetësh e zhdukën, se si është historia nuk e di”, thotë Bardhe Preni.

Sipas bashkëshortes së Anton Prenit, lajmin e parë për mosgjendjen e tij, asaj ia dha vajza e tyre, e cila e lajmëroi se diçka jo e zakontë kishte ndodhur me babain e saj, i cili këtë ditë për fatin e tij të keq, telefonin si rrallëherë e kishte lënë në banesë.

“Momenti i fundit ka qenë ditë e shtunë që më ka përcjellë për të ikur në Tiranë tek vëllezërit e mi. Më ka marrë vajza në telefon dhe më ka thënë ‘mami, babi nuk ndodhet në shtëpi’. I kam thënë ‘si nuk ndodhet në shtëpi’. ‘Po më thotë nuk ka ardhur’. Vajza ka tentuar duke pyetur gjithandej shoqërinë që ka pasur. Unë them si ka mundësi prej në orën 6.30 të mëngjesit deri në orën 16.00 mos të bjerë një telefonatë nga puna, duke qenë se ai kishte harruar dhe telefonin në shtëpi. Asnjë telefonatë, vetëm ka tentuar goca dhe i ka treguar një i turnit të dytë, i ka thënë ‘babi yt nuk ka ardhur në punë sot’”, tregon Bardha Preni.

Por kush ishte i interesuar të zhdukte Anton Prenin? A lidhej zhdukja e tij me vrasjen që kishte kryer vëllai i tij? Cila ishte vrasja që kishte kryer vëllai i tij dhe përse bashkëshortja e tij mendon se zhdukja e tij ka lidhje me hasmërinë me familjen Maloku, hasmëri që kish nisur në vitin 1999 kur Robert Preni, vëllai i Antonit, qëlloi për vdekje, Shkëlqim Malokun. Ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Marikaj të Durrësit.

“Shkëlqim Malokun e ka vra Robert Preni. Pastaj në filluam duke u ruajtur se do të na vrasin. Pastaj filloi duke dalë në punë burri.

Filloi punë. Dy javë ka qëndruar në shtëpi kur u bë vrasja. Vrasja u bë në Marikaj në 1999”, deklaron Bardhe Preni. Por siç rrëfen më tej bashkëshortja e tij, Anton Preni, nuk pranoi të mbyllej në banesë, madje ai thuhet se nuk kishte konflikte me familjen Maloku, ose të kishte ndjerë ndonjë kërcënim të hapur prej tyre. Të paktën kështu dukej në pamje të pare, pasi askush nuk di të thotë diçka më shumë se kaq. As vetë bashkëshortja e tij, e cila tregon se në Fabrikën e Çimentos, aty ku edhe humbi gjurmët, Antoni punonte me familjarë të viktimës së vëllait të tij.

“Burri im ka punuar me njerëzit e atyre që ishim në gjak tek fabrika e çimentos/e tullave. Ishin kushrinjtë në punë dhe ai ka punuar me to.

Nuk ka pasur asnjë konflikt me to, asnjë gjë. Për pesë vjetësh që ka punuar nuk ka patur asnjë gjë. Mbrapa ndodhi konflikti”, tregon ajo. Po për çfarë konflikti flet bashkëshortja e Anton Prenit? Por përpara se të shkojmë te dyshimet e familjes Preni, le të ndalemi edhe njëherë te dita e fundit e Antonit. A u paraqit ai të dielë si zakonisht në punë? Dhe kur kolegët nisën të shqetësoheshin për mungesën e tij.

Sipas dëshmive të shokëve të tij, me datë 5 gusht 2012, Antoni duhej të paraqitej në punë, turni i parë. Ai thuhet se doli me një biçikletë nga banesa, por askush nuk di të thotë se çfarë ndodhi në itinerarin që ai përshkonte çdo ditë, nga banesa e tij për në Fabrikën e Çimentos, ku punonte. Ndërkohë që ajo çka rezulton nga dëshmitë e familjarëve dhe kolegëve të tij, është se pavarësisht se doli nga banesa për të shkuar në punë, ai në të vërtetë nuk u paraqit atë mëngjes të herët të së dielës, në punë. Një nga këto dëshmi që hodhi disi dritë mbi orët e fundit të Antonit Prenit, ishte edhe ajo e dhënë nga kolegu i tij, i cili ndërsa priste që të ndërronte turnin me Antonin, ky i fundit sipas tij nuk u paraqit në punë atë të diel. Dëshmi të cilën kolegu i tij e dha disa ditë pas zhdukjes së Anton Prenit për një nga mediat e kohës, por që emisioni ‘Në shënjestër’ po e sjell grafikisht.

“Ditën e shtunë, unë isha turni i tretë. Të shtunën në mëngjes, erdhi Antoni bashkë me dy shokë të tjerë, Ajetin dhe Xhevdetin. Unë të dielën kisha dasmë, dhe u thashë që do flas me përgjegjësin që ta bëj pushim të nesërmen. Antoni më tha që nuk kam mundësi me dal. Unë erdha të shtunën në darkë në punë dhe bëra turnin e tretë. Në mëngjes prita se po më vjen dikush, Antoni me Xhevdetin, por nuk erdhi askush.

Në orën 10.00 mora në telefon të shtëpisë së Antonit.  Doli goca, ku i thashë se Antoni nuk ka ardhur në punë….”, thuhet në dëshminë e Shkëlqim Dokut. Fakti që atë ditë Antoni duhet të ishte në punë u përforcua edhe nga një tjetër koleg i tij, i cili në një dëshmi televizive, të cilën edhe këtë po e sjellim grafikisht, tha se ai e mësoi lajmin që Antoni nuk kishte shkuar në punë, pasi kishte shkuar për ta ndërruar si zakonisht, në mesditë.

“Atë ditë Antoni ka qenë turni i parë. Unë kam shkuar turni i dytë në orën 14.30. Por Antonin nuk e kam gjetur te puna. Duke parë mungesën e tij unë pyeta djalin që ishte aty, në vend të Antonit, se ku është. Ai më tha se Antoni nuk ka ardhur dhe se turnin ia kishte bërë ai. Unë e mora direkt në telefon Antonin, por në vend të tij më doli vajza, e cila më tha se: ‘babi është te puna’.

Unë i thashë se: ‘babi nuk është te puna, pasi te puna jam unë’. Dhe me kaq e mbylla telefonin.

Vajza më mori prapë në telefon dhe i thashë: ‘Kur të vijë Antoni te shtëpia të më marrë në telefon’.

Në orën 16.00 vajza, pasi e pa që babai nuk erdhi në shtëpi, më mori prapë në telefon. Dhe më tha: ‘Babi s’ka ardhur. Ku është?’

Ku ta di unë,- i thashë”, dëshmon Dëfrim Nika.

Pra sipas dëshmive të familjarëve dhe kolegëve të tij, Antoni Preni atë mëngjes është si nisur si zakonisht për në punë, por diçka duket se ka ndodhur rrugës, çka mund ti ketë ndërprerë rrugëtimin e tij të mëtejshëm.

Marrë nga BW

bardhe preni anton preni

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje