27 Korrik 2025, 20:01
Nga M.B
Kamarieri
VLORA- Kamarieri, 17-vjeçar, që mori porosinë e oficerit Ardian Isufi dhe Leart Bimos ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Vlorë ku kolegu i tij u dhunua. Ai u shpreh se nuk e kishte ngatërruar porosinë, siç ata pretendonin dhe donin ta qëllonin dhe atë. 17-vjeçari ka treguar se Isufi dhe Bimo gjithashtu para dhunë i kanë ofenduar dy të rinjt.
"Arsyeja pse ndodhi ky konflikt ishte sepse unë shkova të merrja porosinë edhe më thanë do më sjellësh një ujë të vogël, një ujë të madh edhe një kafe. Ngaqë kishim shumë ngarkesë nga restoranti erdhi djali tjetër, edhe i tha ky nuk të thash për ujin e vogël, por vetëm për ujin e madh, nuk kam faj unë që është ai…edhe më shau mua pastaj, djali i tha ta heq unë ujin e vogël, s’është nevoja të na ofendosh, ata shkuan e qëlluan me dacka, donin të më qëllonin edhe mua", tha kamarieri tjetër.
Si ndodhi ngjarja?
Një episod dhune i paprecedentë është regjistruar në ambientet e një hoteli në Vlorë. Një kamarier, 18-vjeç është dhunuar nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person tjetër që rezulton me të kaluar kriminale.
Oficeri Ardian Isufi dhe Leart Bino kanë nisur t'i kërkojnë llogari kamarierit, pse kishte sjellë në tavolinën e një shishe uji më tepër se sa ishte porositur. Isufi, ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, është i pari që e prek kamarierin, ndërsa Bino, një person me precedentë penalë, ka nisur më pas ta godasë disa herë.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Policia e Shteti, ku është njoftuar se Ardian Isufi është pezulluar nga detyra si oficer i Policisë Kufitare në Dibër. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se Isufi, teksa ishte jashtë shërbimit kur u përfshi një episodin e dhunës në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.
Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe një 53-vjeçar, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe një person tjetër. Aktualisht, Isufi ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.
dhunimii kamarierit ne vlore
Aktualitet
27 Korrik 2025, 19:24
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
DELVINA- Në fshatin Kalasë të Delvinës, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes s&eum...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 19:05
M.B
Automjeti
SARANDA- Policia në Sarandë, ka gjobitur një 31-vjeçar, pasi parkoi automjetin në mënyrë...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 18:48
M.B
Stefano Boeri
TIRANA- Media italiane “Il Fatto Quotidiano” i ka kushtuar një artikull çështjes së ndërtimeve n...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 17:56
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Drafti për Kodin e Ri Penal u prezantua të premten nga Ministrii Drejtësisë Ulsi Manja, drejtuesi i grupit t&eu...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 17:44
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KONISPOL- Vijojnë problemet nga zjarret në disa zona të vendit teksa raportohet se dy vatra aktive janë edhe ...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 17:40
M.B
Foto ilustruese
KAVAJA- Një turiste 42-vjeçare nga Çekia është mbytur teksa po lahej në plazhin e Qerretit në Kavaj&...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 17:32
M.B
Foto ilustruese
DELVINA- Vijon situata serioze në Delvinë nga zjarret teksa mësohet se pasditen e sotme, flakët kanë ...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 17:12
M.B
18-vjeçari i dhunuar
VLORA- Mësuesja e kamarierit 18-vjeçar që u dhunua nga oficeri i policië në Vlorë ka reagu...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 17:02
M.B
Pjesë nga videoja
DIBRA- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, ndodhej sot në zon...
Aktualitet
27 Korrik 2025, 16:38
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORA- Gazetari Enerik Mehmeti është proceduar gjithashtu në lidhje me ngjarjen në Vlorë ku oficeri...