LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja e call center-ave, SPAK i përgjigjet Dosja.al: Amant Josifi s'është në kërkim ndërkombëtar

SPAK e mbyll sqarimin duke shtuar se, për sa kohë që masat e sigurimit të lëshuara nga autoritetet gjyqësore pjesë e skuadrës, nuk janë ekzekutuar, ato konsiderohen sekret hetimor për secilin autoritet gjyqësor. Por, ky qëndrim bie ndesh me reagimin e Policisë së Shtetit, e cila pranoi hapur se Josifi është në kërkim.

13 Dhjetor 2022, 15:43 Nga F.M
Dosja e call center-ave, SPAK i përgjigjet Dosja.al: Amant Josifi
Amant Josifi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pretendon se Amant Josifi, i shumëkërkuari nga Spanja për skemën e mashtrimit përmes call-centerave, nuk është në kërkim ndërkombëtar. Në një shkresë zyrtare, SPAK i është përgjigjur interest të Dosja.al, lidhur me procedurat që janë ndjekur për Josifin dhe shprehet se për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit është prokuroria dhe gjykata në territorin e të cilit është bërë arresti, në këtë rast Spanja, dhe jo Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në rastin konkret, sipas SPAK, kur ka marrëveshje ekstradimi mes Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, lejohet ekstradimi reciprok i shtetasve ndaj te cilëve është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar reciprokisht dhe nuk është Prokuroria e Posaçme ajo që merret me ekzekutimin e këtyre urdhrave të kërkimit ndërkombëtar të shtetasve shqiptarë apo spanjollë.

SPAK e mbyll sqarimin duke shtuar se, për sa kohë që masat e sigurimit të lëshuara nga autoritetet gjyqësore pjesë e skuadrës, nuk janë ekzekutuar, ato konsiderohen sekret hetimor për secilin autoritet gjyqësor. Por, ky qëndrim bie ndesh me reagimin e Policisë së Shtetit, e cila pranoi hapur se Josifi është në kërkim.

"Po kemi pasur korrespondencë. Jemi në një grup hetimi të gjerë me prokurorinë e Posaçme dhe vazhdojmë të jemi në rrugë të mbarë për të gjithë personat që i shmangen drejtësisë qoftë brenda apo jashtë Shqipërisë,"- tha kryepolici Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat më 3 dhjetor.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe kryeministri Edi Rama teksa u përgjigjej akuzave se i vëllai, Olsi Rama, është ‘ujku’ i vërtetë i call centerave. Teksa fliste për mediat, një ditë pas Rrumbullakut, Rama e ‘dorëzoi’ Amant Josifin kur tha se edhe pse ka qenë zyrtar i qeverisë, nuk është marrë në mbrojtje ashtu siç pretendohet, por është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. 

Kush është Amant Josifi?

Amant Josifi është është një emër i njohur për Shqipërinë. Ai është një biznesmen shqiptar, gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020. Ka qënë kreu i opozitës, Sali Berisha i cili ka denoncuar se ai po mbrohet nga Rama dhe Olsi Rama.

Emri i tij doli sërish së fundmi në dritë pas një shkrimi të publikuar në median spanjolle “El Pais”, që e konsideronte Josifin, ‘kokën’ e mashtimeve në bursa, si dhe garancinë e paprekshmërisë për Milton Group. Deri në vitin 2017, Amant Josifi rezulton aksioner në kompanisë “Pegasus Communication” bashkë me vëllain e vogël të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën.

Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor në vendin tone dhe zbuloi se prej e skemës së mashtrimit kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Policia spanjolle përgjoi 3 milionë emaile që u mundësuan hetuesve të identifikonin dhe lidhnin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat e call-center. Në pranga u bë me dije se u vu vetëm Berlando Saraçaj nga Vlora. 

Përgjigjia e plotë nga Prokuroria e Posaçme për Dosja.al:

Lidhur me hetimin per të cilin është zhvilluar operacioni ndërkombëtar “FRIDA-REFOX”, në kuadër të skuadrës së përbashkët hetimore te koordinuar nga EuroJust me seli në Hagë, Hollandë, siç jeni informuar dhe në njoftimin zyrtar të datës 10.11.2022, u zhvillua operacioni ndërkombëtar i koordinuar me shtetet Bullgari, Finlandë, Gjeorgji, Gjermani, Letoni, Maqedonia e Veriut, Spanjë, Suedi dhe Ukraina. Në koordinim me autoritetet gjyqësore të pjesëmarrësve në këtë skuadër të përbashkët, janë kryer veprimet hetimore proceduriale sipas vendeve përkatëse. Lidhur me shtetasin Amant Aleksandër Josifi, i datëlindjes 26.08.1988, nuk është nxjerrë urdhër kërkimi ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore shqiptare dhe konkretisht Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.  Në kuadër të këtij operacioni, për shtetasin e sipërcituar, veprimet hetimore po ndiqen nga ana e autoriteteve gjyqësore spanjolle.

Në bazë të nenit 495 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, si dhe ligjin Nr.10 193 datë 03.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, (të ndryshuar me ligjin nr.100/2013 dhe 97/2021), në rastet kur ka një urdhër arresti ndërkombëtar, policia gjyqësore bën arrestimin e përkohshëm të personit dhe njofton prokurorin dhe Ministrin e Drejtësisë. Kompetente për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit është prokuroria dhe gjykata në territorin e të cilit është bërë arresti dhe jo Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Në rastin konkret, kur ka marrëveshje ekstradimi mes Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, lejohet ekstradimi reciprok i shtetasve ndaj te cilëve është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar reciprokisht dhe nuk është Prokuroria e Posaçme ajo që merret me ekzekutimin e këtyre urdhrave të kërkimit ndërkombëtar të shtetasve shqiptarë apo spanjollë. Në kuadër të skuadrës së përbashkët hetimore, për sa kohë që masat e sigurimit të lëshuara nga autoritetet gjyqësore pjesë e skuadrës, nuk janë ekzekutuar, ato konsiderohen sekret hetimor për secilin autoritet gjyqësor.

amant josifi

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë