LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA e SPAK/ 'S'mu kërkua mendim', gjenerali kundërshtoi privatizimin e 'Partizanit', më pas u shkarkua nga detyra

Qirjazi tregon se pati takim për këtë çështje me ministrinë e Mbrojtjes së asaj kohe, Gazmend Oketa, ku iu kërkua që të bëhej privatizimi.

23 Tetor 2023, 08:36 Nga A.B
DOSJA e SPAK/ 'S'mu kërkua mendim', gjenerali
Vladimir Qirjazi

TIRANË - Detaje të reja nga dosja e hetimit të SPAK për çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani'. Në dosjen voluminoze prej 200 faqesh, thuhet se gjeneral Vladimir Qirjazi kundërshtoi privatizimin, por u shkarkua nga detyra.

Në dëshminë e SPAK, Qirjazi tregon se pati takim për këtë çështje me ministrinë e Mbrojtjes së asaj kohe, Gazmend Oketa, ku iu kërkua që të bëhej privatizimi. Sipas Qirjazit, privatizimi kërkohej nga lart. Në dosjen sqarohet se asokohe Qirjazi vuri në dijeni presidentin Bamir Topi për problematikën, por shkresa e tij në kryet e shtetit nuk gjendet Presidencë.

“Ndërkohë, rezulton se megjithëse në Komisionin e vlerësimit për privatizimin e Klubit të Futbollit Partizani nga Ministria e Mbrojtjes është caktuar një përfaqësues, nga ana tjetër këmbëngulej që prona me nr. 11, konkretisht Klubi i Futbollit Partizani të merrej në përgjegjësi administrimi nga Komanda e Mbështetjes Logjistike. Kjo gjë ka gjetur kundërshtim të fortë nga komandanti Vladimir Qiriazi. Ai odisenë e presioneve të bëra për të marrë në dorëzim këtë pronë, e ka pasqyruar ne shume shkresa, duke evidentuar qe në privatizim nuk ishte marrë parasysh fare Komanda Mbështetëse, ndërkohë që edhe statusi i kësaj prone, nuk rezultonte i qartë nëse ishte apo jo në Planin e përhapjes, pengesë kjo në lidhje me vetë privatizimin”, thuhet në dosje.

Në letrën që Qirjazi i ka dërguar Shefit të Shtabit Malaj thuhej se i është kërkuar me urgjencë të firmoste urdhrin nr. 334 datë 13.03.2009 "Për dorëzim prone e lidhje kontrate" për pronën nr. 11, ish-kompleksi sportiv Partizani. Urdhri i parë për firmosjen, Qirjazit i është komunikuar përmes një telefonate më datë 26.03.2009.

“Me shkresën nr. 1697/1 datë 26.03.2009 gjeneral brigade Vladimir Qirizai i është drejtuar gjeneral Brigade Maksim Malaj, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, ku parashtron se më datë 26.03.2009 me telefon i është kërkuar zbatimi me urgjencë i urdhrit nr. 334 datë 13.03.2009 "Për dorëzim prone e lidhje kontrate" për pronën nr. 11. Lidhur me këtë urdhër pretendon se e ka vënë në dijeni Shefin e Shtabit nëpërmjet shkresës nr. 1487/1 date 19.03.2009 me kontestimet që ka pasur. Aktualisht është i paqartë dhe kjo del jashtë përgjegjësisë së tij si komandant. Ndjehet i shqetësuar për mënyrën se si i kërkohet kjo firmosje ndaj dhe kërkon mendimin e tij”, thuhet në dosje.

Më pas, më datë 31.03.2009 Qirjazi ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes që aso kohe ishte Gazmend Oketa. Qirjazi i është drejtuar sërish me një letër shefit të Shtabit dhe i ka treguar për këtë takim, ku Oketa i ka kërkuar ballë për ballë që të firmosë pasi kjo i gjë i kërkoj edhe vetë atij.

Me shkresën Nr. 1858 Regj. datë 02.04.2009, Gjeneral Brigade Komandant Vladimir Qiriazi, ka informuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosuara, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, në lidhje me takimet e zhvilluara me Ministrin e Mbrojtjes Z. Gazmed Oketa për çështjen e dorëzimit të pronës me Nr. 11, ku në përmbajtje të shkresës ka sqaruar se ka informuar dhe për raste të tjera që Ministria e Mbrojtjes kërkon ushtarakët për të firmosur ndërkohë që ka në dispozicion Drejtorinë e Menaxhimit të Instalimeve dhe Burimeve të Mbrojtjes. Në këtë shkresë shtetasi Vladimir është shprehur se, Ministri i ka kërkuar Vladimirit që të firmoste pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij. Sqaron se, ka marrë takim me ministrin më datë 31.03.2009 në orën 18.15 dhe se është ballafaquar me datë 01.04.2009 rreth orës 13.00 me personelin e DMIBM shtetasit Ardian Shashaj, Roland Llazari dhe Erinda Ndroqi, Fiqiri Kupe dhe Besnik Dervishi”, thuhet në dosje.

Gjatë hetimeve të SPAK për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, Qirjazi është marrë në pyetje dhe ai ka deklaruar se ministri Oketa i ka kërkuar të firmosë, por nuk ia kishte sqaruar se nga kush vinte kjo kërkesë. Madje Oketa e kishte paralajmëruar gjeneralin se mund të merreshin masa ndaj tij nëse nuk e hidhte firmën për urdhrin nr. 334 datë 13.03.2009 "Për dorëzim prone e lidhje kontrate" për pronën nr. 11, ish-kompleksi sportiv Partizani.

I pyetur përgjatë hetimit shtetasi Vladimir Qiriazi ka deklaruar se: Unë i thashë Ministrit Gazmend Oketa se nuk mund të firmosja dhe ai më tha se edhe atij po ia kërkonin që të firmosej. Më tha "Duhet firmosur" por nuk më sqaroi se kush ia kishte kërkuar firmosjen. Ministri Gazmend Oketa me tha se kjo gjë mund te shkonte deri ne mase se faktikisht ne raportin e komisionit te auditit Ministrit Oketa i kërkohej qe unë te ndëshkohesha me mase disiplinore”, thuhet në dosjen.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së dielës kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie 'deyrim' dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje. /Dosja.al

vladimir qirjazi arrestohet jamarber malltezi sali berisha

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron