LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja hetimore- Si u ekzekutua 'Kumbari' i Shkodrës me 77 plumba sapo la pranë shtëpisë bashkëshorten

Sipas dosjes hetimore prita nuk ishte e beftë, por e mirëmenduar dhe shënjestra ishte ndjekur hap pas hapi në lëvizjet e tij.

1 Mars 2023, 21:04 Nga A.B
Dosja hetimore- Si u ekzekutua 'Kumbari' i Shkodrës me 77 plumba
Bardhok Pllanaj

TIRANË- Mbrëmjen e 4 prillit 2021, u ekzekutua me 77 plumba, Bardhok Pllanaj. Ai njihej me nofkën Kumbari, jo vetëm sepse ishte një lojtar i rëndësishëm i botës së krimit në vend, por edhe sepse arrinte të ulte përballë njëri tjetrit kundërshtarë të përbetuar, për t’i pajtuar ata. 

“Më datë 4 Prill 2021 rreth orës 21:07 në lagjen Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi, Bardhok Pllanaj. Në momentin e ekzekutimit, viktima ka qenë duke lëvizur me një makinë me targë AA 531 ZY, ngjyrë e zezë, e tipit ‘Range Rover’ në lagjen Dobraç me drejtim rrugën nacionale për në Koplik”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, prita nuk ishte e beftë, por e mirëmenduar dhe shënjestra ishte ndjekur hap pas hapi në lëvizjet e tij.

“Menjëherë sapo automjeti i Pllanaj ka përshkruar rrugën, pas tij është afruar nga mbrapa një automjet tip ëolksvagen Passat, ngjyrë e errët, me targa të huaja, në të cilën ndodheshin dy persona, të cilët kanë qëlluar nga brenda makinës së tyre me armë zjarri automatik, duke e lënë të vrarë shtetasin Bardhok Pllanaj. Nga këqyrja e kufomës rezulton se viktima ka marrë disa plagë, në kokë, gjoks, krah, bark dhe më së shumti tek pjesët e këmbëve”, thuhet më tej në dosjen hetimore.

Duke iu referuar dinamikës së grupit hetues, menjëherë pasi kryen ekzekutimin, autorët morën rrugën e kthimit në lagjen Dobraç i Ri ku thuhet se i vendosën flakën automjetit të përdorur në vrasje, pasi e braktisën makinën në një rrugicë pa dalje. Ky fakt tregon se ata ishin të mbrojtur mirë në lëvizjen e tyre, pasi askush nuk do guxonte të futej në një rrugë pa një dalje, pas kryerjes së një krimi.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua se mjeti me targë AA 531 ZY, ngjyrë e errët, i tipit Range Rover, ndodhej i ndaluar në oborrin e një subjekti me materiale ndërtimi i goditur nga plumbat, ku brenda tij u gjend pa jetë trupi i Bardhok Pllanaj. Gjatë evidentimit të mëtejshëm të vendit të ngjarjes, u konstatua se skena e krimit fillon në një distancë prej 100 metrash, pa shkuar te mjeti i viktimës. Ku në rrugë, pranë trotuarit u konstatuan në mënyrë të ç’rregullt gëzhoja automatike model 56. Nga kjo këqyrje u fiksuan 77 gëzhoja, si dhe dy gëzhoja u gjendën tek mjeti i djegur”, thuhet në dosjen hetimore.

Autorët përdorën një makinë të vjedhur, që edhe kjo rezultonte se ishte raportuar e tillë, një vit para se krimi të konsumohej.

“Nga këqyrja e mjetit të djegur tip Wolksvagen Passat me targa FV 140 MT u gjetën dy armë automatike. Nga verifikimet e kryera rezulton se mjeti është vjedhur në Tiranë. Dhe më herët ka mbajtur targën AA 422 XY në pronësi të ‘Mogo Albania’, i marrë me kredi nga shtetasi E. H. Ky i fundit më datë 29 Shkurt 2020, ka bërë kallëzim penal në Tiranë, duke deklaruar se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur makinën te Liqeni i Thatë.”, vijon më tej dosja hetimore.

Kush ishte Bardhok Pllanaj, ‘Kumbari’ i Shkodrës?

Emri i Pllanajt, “Kumbarit” të Shkodrës, u përmend në media për sulmin me armë zjarri ndaj lokalit në pronësi të efektivit të forcave “Shqiponja”, Albert Pjetri, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar. Pllanaj ka qenë edhe në ‘qendër të ciklonit’ politik në Shqipëri pasi opozita akuzoi mazhorancën se ai ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, ndërkohë që policia e kërkonte si të dyshuarin kryesor për transport droge drejt Italisë në operacionin që mori emrin “Laguna e Vilunit”.

Gjykata e Shkodrës vendosi gjithashtu edhe sekuestrimin e pasurisë së tij pasi e akuzoi atë për pastrim parash, dhe ndërtim të paligjshëm. Më 2 shkurt të 2019 me urdhër Prokurorie, Pllanajt iu sekuestruan 20 pasuri prona, apartamente, biznese, troje, makina etj kryesisht në lagjen “Dobraç” të Shkodrës. Ai kishte një pallat 10-katësh, që 46-vjeçari e kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente. Më 10 shkurt të 2019, në derën e Pllanajt trokiti dhe Operacioni Forca e Ligjit. 

bardhok pllanaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet