All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

DOSJA/ Kush është banda shqiptare e “skifterëve” që vishen dhe veprojnë si ekipi i policisë DIAS në Greqi

Mediat greke raportojnë se katër grabitësit që hynë në supermarketin gjigand në rrugën më 29 korrik 2022, përdorën si “pikënisje” Universitetin Politeknik në Zografou. Në dosjen e krijuar nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Atikës Verilindore thuhet se “këto pika u siguronin mbulim absolut’ bandës.

1 Gusht 2022, 10:28 Nga A.B
DOSJA/ Kush është banda shqiptare e “skifterëve”
Autoret
All - Paragraf - 1

GREQI- Departamenti i policisë për krimet e rënda në Athinë ka zbardhur plotësisht ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në një supermarket në zonën e pasur të Glyfadës, ku një grup grabitësish me motorë dhe makinë kanë hyrë dhe kanë boshatisur kasën nën kërcënimin e armëve. Sipas hetimeve ka shumë mundësi që 35 minuta pas grabitjes në supermarketin në Glyfada, banda, e cila përbëhet nga të rinj shqiptarë të ketë thyer një tjetër supermarket në Avenue Amfitheas në Paleo Faliro.

Mediat greke raportojnë se katër grabitësit që hynë në supermarketin gjigand në rrugën më 29 korrik 2022, përdorën si “pikënisje” Universitetin Politeknik në Zografou. Në dosjen e krijuar nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Atikës Verilindore thuhet se “këto pika u siguronin mbulim absolut’ bandës.

Policia ka arrestuar një nga katër grabitësit, një 26-vjeçar shqiptar dhe ka identifikuar dy nga tre bashkëpunëtorët e tij, po me origjinë shqiptare. Mësohet se banda ishte tepër aktive dhe kishte goditur pika karburanti, kioska dhe supermarkete.

DOSJA E PLOTË:

Oficerët kanë ndjekur veprimet e tyre dhe kanë nisur t’i vëzhgojnë disa orë para se të sulmojnë supermarketin në Glyfada me armë në dorë, në prani të dhjetëra qytetarëve. Rreth orës 11:00 të datës 29-07-2022, dy persona i janë afruar motoçikletës, kanë hipur në të dhe janë nisur drejt zonës së Ilioupolit. Rrugës një motoçikletë e markës KTM, pa targa me dy pasagjerë, i është afruar motoçikletës në fjalë dhe duke lëvizur së bashku, janë drejtuar në drejtim të zonës së Glyfadës, ku nuk mund të vazhdonim më ndjekjen e tyre pasi humbi kontakti vizual.

Më pas, efektivët e policisë, të cilët prisnin në një arterie qendrore për një zhvendosje të mundshme të personave dhe motoçikletave, u njoftuan nga Qendra e Veprimit të Menjëhershëm për dy grabitje, të ndodhura në një supermarket në kryqëzimin e D. Gounarit. dhe rrugët Antheon në Glyfada dhe në një super market në L. Amfitea nr. 127 ne P. Faliro nga katër persona me motor, marka HONDA, model VARADERO, e bardhë, dhe një motoçikletë marka KTM duke përdorur armatim të rëndë.

Më në fund policët e ekipit të DI.AS. kanë pikasur motoçikletat në kryqëzimin e rrugës Syngrou dhe Filadelfia në Nea Smyrni, ku në ndjekje nga policia, motori i markës HONDA VARADERO është përplasur me një makinë I.X.E të parkuar, ndërsa motoçikleta e markës KTM ka ikur me shpejtësi dhe ka shpëtuar.

Policia është vënë në ndjekje me vrap të dy autorëve, të cilët lëviznin me motoçikletën HONDA dhe ka arritur të arrestojë njërin e të konfiskojë motorin, ndërsa i dyti ka mundur të arratiset. Siç u konstatua gjatë hetimeve të motoçikletës, autorët e kishin lyer, me sa duket për të fshehur gjurmët.

Më pas policët e Drejtorisë së Sigurisë së Atikës Verilindore janë nisur drejt zonës së Zografou për të lokalizuar motorin e markës KTM, i përfshirë në grabitje. Pas kërkimeve, ai u vu re në rrugën Ulof Palme jashtë Kampusit Universitar me dy persona në bord, të cilët kishin veshur veshje identike me ato që shfaqeshin në pamjet video nga grabitjet, duke lëvizur me shpejtësi marramendëse nëpër rrugët Papagou dhe Iroon Polytechniou dhe më në fund duke hyrë në Universiteti Politeknik, pa bërë të mundur imobilizimin e tij dhe arrestimin. Më pas është kontrolluar në oborr dhe në fund është gjetur e parkuar në pilastrën e godinës së Shtëpive të Vjetra të Politeknikut dhe është konfiskuar.

Në shkresat e çështjes thuhet gjithashtu se “tregues i profesionalizmit që i dallonte është fakti se gjatë veprimtarisë së tyre të paligjshme janë kujdesur të mbulojnë tiparet e fytyrës me helmeta dhe maska për motoçikleta, si dhe të mbajnë doreza. Në fakt, me veshjet e errëta që mbanin, helmetat e bardha, motoçikletat e bardha që përdornin, si dhe përbërjen e tyre katër anëtarëshe, u ngjanin policëve të Ekipit të DIAS-it.

Bie në sy se ata kanë lyer plotësisht motorin e vjedhur, për të shmangur lidhjen e veprave të tyre kriminale. Në rast se punonjësit nuk zbatonin urdhrat e tyre, ata nuk hezitonin t’i godisnin as me grushte, as me dorezë të armës, për të ndalur rezistencën e tyre”.

arrestohen shqiptaret ne greqi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët