LIVE UPDATES
Aktualitet

'DOSJA-MARTINAJ'/ Rrëmbim, pritë nga Missi, apo inskenim? Ku ndodhet 'Mbreti' i lojërave të fatit?!

'Dosja' ka hulumtuar që prej ditës së parë kur u raportua zhdukja për fatin e Martinajt, por bëhet fjalë për një nga ato raste ku të gjithë dinë dhe nuk dinë asgjë.

26 Gusht 2022, 10:22 Nga Fjola Graçi
'DOSJA-MARTINAJ'/ Rrëmbim, pritë nga Missi, apo inskenim? Ku
Ervis Martinaj

TIRANE- Ervis Martinaj është i zhdukur. Prej 8 gushtit, askush nuk e ka parë më. 39-vjeçari u pa për herë të fundit në Tiranë, në zonën e "Zogut të Zi", pranë banesës së tij ngjitur me një qendër tregtare, atje ku nisi karrierën në fushën e lojërave të fatit.

Për ironi, edhe për zhdukjen e tij, media dhe publiku kanë nisur të luajnë "kumar". 'Dosja' ka hulumtuar që prej ditës së parë kur u raportua zhdukja për fatin e Martinajt, por bëhet fjalë për një nga ato raste ku të gjithë dinë dhe nuk dinë asgjë. Në shkrimin e sotëm, kemi zgjedhur të flasim për ato të dhëna që janë marrë në verifikim nga Policia dhe Prokuroria. Por përpara se të flasim për aq sa dihet se ku ndodhet sot Martinaj, do të bëjmë një udhëtim të shkurtër në pranverën që i prishi qetësinë Martinajt. 

"Dumani-faktor", tatëpjeta nisi pas dëshmisë për Martinajn

Më 29 mars 2022, në Papër besohet se është zhvilluar një fushë-beteje mes dy miqve, sot armiq. Nuredin Dumani u përplas me Talo çelën dhe ushtarët e tij. Nga përplasja e përgjakshme, Dumani u plagos duke sjellë edhe zbulimin e tij e më pas arrestimin në Fier. Ai u largua ndërkohë që për Talo Çelën ende nuk dihet asgjë. Dosja ka marrë informacione se Çela është gjallë e shëndoshë, por njësoj si rasti Martinaj edhe për të, asgjë nuk dihet zyrtarisht. Arrestimi i Dumanit pasoi në një bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke sjellë edhe shkatërrimin e 8 grupeve kriminale.

Më 19 maj, SPAK shpalli në kërkim Ervis Martinajn pas dëshmisë së Dumanit. Dumani akuzonte Martinajn se e kishte porositur të ekzekutonte Indrit Doklen, kapon e fraksionit të Bandës së Durrësit. Dumani deklaronte se Martinaj i dha 100 mijë euro, nga 500 që i kishte premtuar, ndërsa vetë ai thoshte se nuk e kishte vrarë “Ditin e Vogël” pasi donte ti fuste në hasmëri me njëri-tjetrin. Kaq mjaftoi që nga ky moment, Martinaj u zhduk por për shtetin. Për miqtë dhe gazetarët jo. Martinaj vazhdonte të komunikonte rregullisht me ta. Por nëse me shtetin dhe policinë, raportet rregullohen me zarf, me krimin nuk është njësoj.

Në media flitet për një konflikt të tij me Indrit Doklen, që daton shumë më herët se dëshmia e Dumanit.

Dokle njihet si dhëndrri i ish-policit të vrarë Xhelal Reçi. Reçi u vra në qendër të Laçit më 1 nëntor 2021 ndërsa dyshimet pasuan edhe kushëririn e Martinajt, Brilantin. Dëshmia e Dumanit edhe sot nuk dihet sesa u verifikua nga SPAK, se a i pagoi vërtet kapar Martinaj për të ekzekutuar Doklen? Kjo nuk është e verifikuar.

Por edhe pse këtë informacion nuk e konfirmon SPAK, nga ky moment për Martinajn nisi ‘ferri’. Një pas një, Martinajt iu vranë bashkëpunëtorët më të afërt, fillimisht Erigers Mihasin, më pas Çen Karricin për të kulmuar me ekzekutimin mizor të Brilant Martinajt, më 17 korrik 2022, i cili akuzohej si një nga personat që kishte marrë pjesë te vrasja e policit Xhelal Reçi. Vrasja e Xhelal Reçit dyshohet se është shkaku i konfliktit të shpallur Dokle-Martinaj që sipas grupit hetimor ka patur si paranisje konfliktet e të birit, Besnikut. Vrasja e Brilantit nuk ishte e fundit. Disa ditë pas tij, hasmit e Ervis Martinajt hynë në “shtëpi” dhe tentuan të vrisnin një tjetër nga miqtë e tij të ngushtë. Ishte Ylli Ibrahimi, një njeri i njohur në Laç si miku i ngushtë i Martinajt, por i papërfshirë në konflikte të tjera. Për Policinë, atentati ndaj tij ka patur si shkak miqësinë me 39-vjeçarin. Por a u përfshi Indrit Dokle në hasmëri me Martinajn? Kjo nuk pranohet nga autoritetet dhe as nga vetë i forti i Durrësit, që mohon çdo përfshirje të tijën në ngjarjet që i kanë ndodhur Martinajt dhe kërkon hetimin e plotë. 

Të afërmit e takuan për herë të fundit në publik Martinajn në varrimin e Brilantit, atje ku siç “Dosja” mësoi, pati zotim për hakmarrje. Disa ditë më pas, punonjësit e bashkisë njoftuan se varri i Xhelal Reçit ishte dhunuar nga persona të paidentifikuar.

Ervis Martinaj ndërkohë gjente përkohësisht vendstrehime. Edhe pse gojëdhënat e medias e nxirrnin në Dubai, siç edhe Dosja ka mësuar, ai asokohe ndodhej në Shqipëri. Duke lëvizur në zonat e sigurta të klanit Martinaj, ai kishte disa vende influence në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

Paaftësia e Policisë Shqiptare për të arrestuar Martinajn kulmoi në operacionin “Plumbi i Artë”, por çfarë ka ndodhur para se Martinaj të zhdukej?

Disa ditë pas ekzekutimit të Brilant Martinajt, Policia arrestoi Remal Radën, një ish-efektiv i RENEA-s, snajperist. Dosja mësoi ekskluzivisht nga burime të mirëinformuara se dyshimet kryesore janë se Rada ishte pjesë e një skuadre që kishte planifikuar ekzekutimin e Ervis Martinajt që në fundin e muajit korrik. Rada nuk vepronte i vetëm. Atij iu gjet një snajper ndërkohë që kishte edhe alibinë se arma nuk ishte e tij, por përndjekja që efektivët e Forcave Operacionale i kishin bërë prej ditësh e çuan policinë në një drejtim. Kështu u parandalua atentati i disatë për Martinajn, që deri në momentin e zhdukjes kishte arritur ti fuste disa herë në kurth rivalët.

Fakti i gjithëpranuar nga kushdo përveç kryeministrit është se Martinaj ka investuar fuqishëm në Policinë e Shtetit. Një zinxhir i mirëfilltë komandues ka bashkëpunuar me të, ku dihet sesi ushtarët e Martinajt janë të lidhur në marrëdhënie miqësie dhe varësie me trupën bazë policore për të vazhduar më pas me respektimin mujor që Martinaj iu bënte shefave të tyre. Në këmbim, Policia jep informacion. Por a dështoi Policia ta mbronte pas 8 gushtit? Data 8 gusht është edhe momenti i fundit kur Martinaj u pa.

Itinerari Shkodër-Durrës-Tiranë dhe Vlorë?

Ervis Martinaj, Jeton Lami, shoferi i tij dhe një vajzë udhëtuan në Durrës më 5 gusht me një Audi Q8. Atje, në një hotel në pronësi të një grupi kriminal që vepron në Durrës me njohje të forta politike, Martinaj qëndroi 1 natë por lëvizi dy ditë. Të nesërmen, efektivi i Operacionales Jeton Lami shkoi dhe mori Martinajn bashkë me shoferin për ti sjellë në Tiranë, me një makinë tjetër ndërsa vajza u la atje. Data shënon 6 gusht. Deri më 7, makina tip Volksëagen është parë të lëvizë me pasagjer Martinajn nëpër rrugët e Durrësit dhë më pas është parë për herë të fundit në Tiranë. Martinaj është kapur nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve në Tiranë në zonën e “Zogut të Zi”, ku kishte një bazë qëndrimi të tijën. Ai ka hyrë në një apartament dhe pas këtij momenti, familjarët që komunikonin me të në mënyra të ndryshme përmes disa platformash sociale, kanë humbur çdo kontakt. Burime i thanë Dosja se në shtëpinë e Martinajt, dyert e mortit vazhdojnë të jenë të hapura për Brilantin, ndërsa shpresa për gjetjen e kryesorit vazhdojnë.

Në hotel me Miss-in, cili ishte roli i bukuroshes në zhdukjen e biznesmenit?

Ajo është pyetur disa herë por nuk tregon asgjë. Një vajzë nga Durrësi, (emër i njohur për redaksinë), e shpallur edhe Miss përgjatë viteve të fundit është personi i fundit që ka patur një kontakt shumë të afërt me Martinajn. Ata qëndruan bashkë në Durrës ndërsa njohja e tyre daton prej kohësh. Ai, 39 vjeç ndërsa ajo një vajzë e re, Martinaj dhe Miss-i qëndruan në dhomën e një hoteli në zë në qytet dhe më pas u ndanë. Martinaj erdhi në Tiranë, ajo qëndroi në Durrës. Por a dha informacion vajza për të? Prokuroria ka vendosur në rreth të kuq tre persona, truprojën e Martinajt, që luan edhe rolin e shoferit disa herë për të, Miss-in dhe Jeton Lamin. Edhe pse rasti “Martinaj” i ka “magjepsur” hetuesit sesi një i shumëkërkuar lëviz para syve të Policisë dhe shtetit pa i hyrë gjemb në këmbë, Prokurioria dyshon se Martinaj në pistën e parë, atë që është zhdukur, është nxjerrë në pritë nga njëri prej këtyre 3 personave. Missi, shoku ose polici gabuan. A u shit Martinaj nga bukuroshja?

Pritë-rrëmbim-inskenim?

Prokuroria është ende e dyzuar. Pistat zyrtare janë vetëm dy, ndërsa faktet për njërën apo tjetrën ende mungojnë. Sot, organet shtetërore flasin me supozime dhe copëza dëshmie. Askush nuk ka një version zyrtar të bazuar në prova materiale. Dosja sjell dy versionet duke mos marrë përsipër konfirmimin e asnjërës, ndërsa informacionet e redaksisë janë të shumta. Ajo që po kemi mundur të verifikojmë është vargu i grupeve kriminale që kanë patur shënjestër Martinajn.

Polici Jeton Lami dyshohet se tradhtoi jo vetëm shtetin dhe uniformën por edhe “shefin”. Prokuroria beson se ai do të thyhet dhe do të nisë të tregojë për njohjen e tij me Martinajn, rekrutimin si pjesë e grupit që kujdesej për sigurinë e 39-vjeçarit, dhe në rast se ka patur një zhdukje të tij fizike, nga kush dhe se a u nxorr prej tij në pritë Martinaj.

Informacioni i klasifikuar policorr që policia ka marrë përmes zinxhirit të bashkëpunëtorëve në terren është bërë tashmë edhe mediatik. "Dosja" e disponon të plotë versionin, të cilin kemi zgjedhur të mos e botojmë për shkak të sensibilitetit dhe pamundësisë për ta verifikuar. Ajo që policia ka mundur të krijojë në ‘puzzle-Martinaj’ është se mbreti i kumarit u largua nga Shkodra pas atentatit që iu bë Ylli Ibrahimit. Në këtë moment, Martinaj e kuptoi që klani ku shkoi në Shkodër nuk ia mundësonte dot mbrojtjen. Me ndërhyrjen e disa miqve të tij nga Dubai, ai shkoi në Durrës atje ku bëri disa takime me shpresën se do të siguronte një mbrojtje më të mirë. “Simba” kishte dalë tashmë nga strofulla, duhej vetëm kurthi. Policia beson se në Durrës, Martinaj ishte pikasur dhe nuk mund të qëndronte. Në këtë moment ai shkon në Tiranë, dhe këtu historia kyçet me çelës. Faktet ia lënë vendit fantazisë e cila ka kapërcyer kufijtë duke shkuar deri në Ekuador dhe Dubai atje ku veprojnë disa nga grupet kriminale më të forta shqiptare që pas viteve ’90, apo te rrëmbyesë me kapuçë dhe veshje RENEA në një skenar “Stafuka”.

Në pistën e parë atë të zhdukjes nga kundërshtarët, prokuroria nuk ka prova për ta mbështetur përveç narrativës. Ndërtimi i historisë se gjurma e fundit e Martinajt është në Tiranë do të pasojë me gjasë një hetim nga Prokuroria e kryeqytetit duke ia shkëputur dosjen Kurbinit, edhe pse kallëzimi fillestar nga familja është bërë atje. Raportimet mediatike për një copëtim, rrëmbim dhe ekzekutim të Martinajt mbështeten në disa thashetheme ku flitet për një video ku Martinaj shihet teksa torturohet por asgjë nuk bazohet në një fakt. Prokuroria nuk ka një vendngjarje për këtë dhe as një rrëfim kyç ku mund të ndjekë kërkimet më pas për një trup. Shpresat janë te Lami. Lami ka në dorë Kutinë e Pandorës ndërsa në shpinë jelekun anti-plumb. Do ti mbajë dot të dy?

Pista e dytë paralele e hetimit është ajo e inskenimit. Për këtë, prokuroria e Kurbinit ka vendosur në monitorim të gjithë familjen Martinaj, duke përfshirë bashkëshorten e Martinajt dhe prindërit e tij. Biseda telefonike, takime, gjithçka është e dhënë dhe gjurmë. A ka lënë diku shenjë? Në vëzhgimin që Dosja ka bërë, ka parë se për familjen, emri Martinajt nuk përmendet askund dhe as në bisedat me të afërm. Shpresë apo porosi? Frika nga përplasja me bandat rivale në zonë ka kyçur gojën jo vetëm të familjes Martinaj por edhe të banorëve në zonë. Martinaj dyshonte para zhdukjes së sulmet ndaj të afërmve i kanë ardhur pas tradhtisë nga “zona”. Për këtë, prokuroria po heton nëse Martinaj ka gjetur një zonë të sigurtë ku është vendosur dhe është gjallë. 

Deri në një përditësim të bazuar në fakte dhe dëshmi Martinaj është një person i zhdukur me një fat të panjohur dhe me një legjendë urbane që po e kthen në një mit tik toku. Janë me qindra videot që po krijojnë “kultin Martinaj” të një famozi që u përfshi rastësisht në botën e krimit njësoj si ata që bien në një gropë thithëse pa kthim pas.

zhduket ervis martinaj ervis martinaj endrit dokle miss universe

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje