26 Gusht 2022, 10:46
Nga A.B
Makina
MIRDITË- Sokol Osmani është arrestuar nga policia e shtetit pasi është kapur duke transportuar me mjetin tip Furgon, 31 emigrantë të paligjshëm. I riu, banues në Kosovë, u vu në pranga gjatë operacionit policor të koduar 'Rruga e Gabuar'.
Ndalimi i mjetit, u bë në autostradën “Milot – Morinë”, aty shërbimet e Policisë identifikuan dhe ndaluan furgonin. Pas kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 31 emigrantë nga vendet MENA, të cilët 35-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës 900 euro për person. Gjatë kontrollit fizik të Osmanit, policia gjeti një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
35 vjeçari banues në Kosovë do të hetohet për veprat penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
NJOFTIMI I POLICISË:
Transportonte 31 emigrantë, kundrejt 900 eurove për person, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 35-vjeçari nga Kosova. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Rruga e gabuar". Operacioni, si rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërmjet Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot - Morinë”, Komisariatit të Policisë Mirditë dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë. Drejtuesi i furgonit kishte me vete edhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sattiva. Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte në mënyrë të kundërligjshme emigrantë, me automjet, Njësia e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot - Morinë”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Lezhë, kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar operacionin policor të koduar "Rruga e gabuar". Si rezultat i këtij operacioni, në autostradën “Milot – Morinë”, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin furgon, me drejtues shtetasin S. O., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike". Pas kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 31 emigrantë nga vendet MENA, të cilët 35-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës 900 euro për person. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të shtetasit S. O., shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular, si dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
sokol osmani emigrante te paligjshem operacioni rruga e gabuar
Aktualitet
26 Gusht 2022, 10:37
F.M
Alban Bruçi
SHKODËR- Mbi mjetin në të cilin udhëtonte 25-vjeçari Alban Bruçi janë zbrazur 20 plumba. Më...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 10:31
F.M
Alban Bruçi
SHKODËR- Personi që po shikoni në foto është Alban Bruçi, 25-vjeçari që i shpëtoi nj&eu...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 10:14
A.B
Emigrantet
BRITANI E MADHE- Media e njohur 'The Guardian' i ka kushtuar një artikull shqiptarëve që nisen drejt Anglisë me gomone. Alar...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 10:10
A.B
Nene Tereza
TIRANË- Sot përkujtohet 112 vjetori i lindjes së shenjtores Nënë Tereza. Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu,&nb...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 10:02
A.B
Fqinjet
MALLAKASTËR- Vrasja në familjen Muhametaj ka lënë të shokuar banorët. Për mediat, ata kanë treguar se e nji...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 10:00
F.M
Foto Ilustruese
SHKODËR- Alban Bruçi, 25-vjeçari që i shpëtoi atentat një natë më parë në Shkodë...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 09:52
A.B
Zjarri
VLORË- Shuhet zjarri në malin e Llogarasë. Pas 4 ditësh, forcat zjarrëfikëse dhe ushtarë kanë bërë...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 09:16
A.B
Beti Njuma
TIRANË- Gazetarja Beti Njuma ka ndarë një shkrim që lidhet me vendimin e presidentit Bajram Begaj për shkarkimin e ...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 08:40
A.B
Momenti i arrestimit
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 49-vjeçarin Albert Osteni i cili tre ditë më parë plagosi...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 08:31
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve në ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë vr...