26 Gusht 2022, 10:41
Nga A.B
Ruset
TIRANË- Dy rusët dhe ukrainasi të cilët u lanë në masën e sigurisë 'arrest me burg' nga Gjykata e Elbasanit, kishin si objektiv futjen në uzina të tjera. Në ditët në vijim, ato kishin planifikuar për të shkuar në Elbasan, e për të mbledhur informacion nga uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës, mirëpo nuk arritën ta kryenin dot 'missionin' e tyre'.
Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për eksplozivë. Kombinati ndodhet në fshatin Mjekës në Komunën Shirgjan, në rrethin e Elbasanit. Ndërmarja shtetërore ka prodhuar eksplozivë dhe propelante që nga viti 1962. Në vitin 1982 filloi prodhimin e eksplozivëve të fuqishëm me liçensën e “BOFORS” në mjedise të reja dhe të përshtatshme. Ndërmarja prodhon vetëm dinamite dhe municione për të përmbushur nevojat e minierave shqiptare si edhe po eksporton ne menyrë të suksesshme në Kosove.
Dy rusët, Mikhail Zorin, 24-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeç dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjeç erdhën në territorin e Shqipërisë nga pika të ndryshme kufitare. Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe hyri në vendin tonë nga Rinasi. Ukrainasi, Fjodor Mihajlov ka hyrë në vendin tonë nga Porti i Durrësit me makinën ‘Chevrolet. 24-vjeçari Mikhail Zorin, ka hyrë në vendin tonë nga Murriqani, vetëm me një biçikletë.
SI U ZBULUAN RUSËT DHE UKRAINASI NË SHQIPËRI?
Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai njoftoi përgjegjësin e rojeve se një person kishte hyrë drenda territorit duke tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i bënë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka arritën që të ndalonin 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë pikasën mjetin “Chevrolet”, brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjeç. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
ruset sulmojne uzinen e gramshit mikhail zorin ardian xhaka fiodor mihailoviç svetlana timofoeva
Aktualitet
26 Gusht 2022, 10:47
F.M
Itali
ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Brunico të Bolzanos në Itali, pasi akuzohet...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 10:46
A.B
Makina
MIRDITË- Sokol Osmani është arrestuar nga policia e shtetit pasi është kapur duke transportuar me mjetin tip Furgon, 31 emi...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 10:37
F.M
Alban Bruçi
SHKODËR- Mbi mjetin në të cilin udhëtonte 25-vjeçari Alban Bruçi janë zbrazur 20 plumba. Më...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 10:31
F.M
Alban Bruçi
SHKODËR- Personi që po shikoni në foto është Alban Bruçi, 25-vjeçari që i shpëtoi nj&eu...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 10:14
A.B
Emigrantet
BRITANI E MADHE- Media e njohur 'The Guardian' i ka kushtuar një artikull shqiptarëve që nisen drejt Anglisë me gomone. Alar...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 10:10
A.B
Nene Tereza
TIRANË- Sot përkujtohet 112 vjetori i lindjes së shenjtores Nënë Tereza. Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu,&nb...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 10:02
A.B
Fqinjet
MALLAKASTËR- Vrasja në familjen Muhametaj ka lënë të shokuar banorët. Për mediat, ata kanë treguar se e nji...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 10:00
F.M
Foto Ilustruese
SHKODËR- Alban Bruçi, 25-vjeçari që i shpëtoi atentat një natë më parë në Shkodë...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 09:52
A.B
Zjarri
VLORË- Shuhet zjarri në malin e Llogarasë. Pas 4 ditësh, forcat zjarrëfikëse dhe ushtarë kanë bërë...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 09:16
A.B
Beti Njuma
TIRANË- Gazetarja Beti Njuma ka ndarë një shkrim që lidhet me vendimin e presidentit Bajram Begaj për shkarkimin e ...