LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja- Si u ekzekutua Emiljano Ramazani, sa doli nga palestra e vranë, Palushi fshehu provat

Kjo ngjarje është porositur nga Erjon Alibeaj, pasi mendohet se “Ili” kishte informacione që më pas sollën vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej, dhe dy të afërmëve të tjerë në Bradashesh.

20 Maj 2022, 13:22 Nga DOSJA
Dosja- Si u ekzekutua Emiljano Ramazani, sa doli nga palestra e vranë,
Emiljano Ramazani

TIRANË- Skerdi Tasi dyshohet të jetë autori i vrasjes së Emiljano Ramazanit, në korrik të vitit 2020 në Elbasan. Nuredin Dumani tha se kur ndodhi ngjarja shoferi i Tasit që e ka ndihmuar më pas të largohet nga vendi i ngjarjes ka qenë Henrik Hoxha. Viktimën kishin ditë që e ndiqnin dhe e dinin orën fikse kur shkonte dhe dilte nga palestra. Në një nga ato ditë e kanë vrarë. Ndërsa për të prishur provat ka ndërhyrë edhe shefi i Krimeve në Lezhë, Leonard Palushi, i cili tregon edhe për një takim me një person misterioz.

“Më ka takuar dhe më ka informuar se, tek servisi i Manhasave mbahet e fshehur një armë që është përdorur te vrasja e Milit. Mu drejtua duke më thënë mua nuk më ke parë asnjëherë. Eca rreth 2 – 3 hapa në drejtim të këtij shtetasi por ndërkohë në trotuar erdhi dhe një person tjetër. Ndalova pasi nuk isha i sigurt se çfarë do ndodhte. Të dy bashkë u larguan në drejtim të rrugës kryesore te Unaza e Re. Më vonë komunikova me Drejtorin e Policisë Arjan Muça, i kam thënë se, më ka ardhur një person dhe më ka takuar në Tiranë dhe më ka thënë se arma e ngjarjes së Emiljanos është te Manahasat,”-ka treguar asokohe shefi i Krimeve. Kjo ngjarje është porositur nga Erjon Alibeaj, pasi mendohet se “Ili” kishte informacione që më pas sollën vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej, dhe dy të afërmëve të tjerë në Bradashesh.

Ramazani ishte një emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Ramazani i njohur edhe me nofkën “Rramani” dhe “Ili” u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për trafik të lëndëve narkotike. Ndërsa Skerdi Tasi ndodhet pas hekurave për atentatin ndaj biznesmenit Lulzim Masha. Ai ishte kontaktuar nga Nuredin Dumani me porosi të Suel Çelës.

PJESË NGA BISEDA: 

Shtetasi Leonard Palushi, i pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit ndër të tjera ka shpjeguar se: Në datën 20.07.2020, kur ka ndodhur vrasja e shtetasit Emiljano Ramazani kam qenë me pushime vjetore. Edhe pse me pushime jam munduar të interesohem për zbulimin e vrasjes së Emilano Ramazanit. Disa ditë pas ngjarjes, edhe pse ishte me pushime, në Yzberisht, te dyqani “Ozone Elektronic” rreth orës 10:00 ose 11:00 të paradites më është afruar një shtetas me maske covidi dhe kapelle, rreth 170 cm dhe rreth të 50-tave. Më ka takuar dhe më ka informuar se, tek servisi i Manhasave mbahet e fshehur një armë që është përdorur te vrasja e Milit. Mu drejtua duke më thënë mua nuk më ke parë asnjëherë. Eca rreth 2 – 3 hapa në drejtim të këtij shtetasi por ndërkohë në trotuar erdhi dhe një person tjetër. Ndalova pasi nuk isha i sigurt se çfarë do ndodhte. Të dy bashkë u larguan në drejtim të rrugës kryesore te Unaza e Re. Më vonë komunikova me Drejtorin e Policisë Arjan Muça, i kam thënë se, më ka ardhur një person dhe më ka takuar në Tiranë dhe më ka thënë se arma e ngjarjes së Emiljanos është te Manahasat. Dua të sqaroj se në bisedën e bërë me Drejtorin e Polcisë Arjan Muça kemi patur dyshime se ky informacion mund të jetë i sajuar, por përsëri duke gjykuar se aty mund të kishte armë do ishte ndihmë për zbulimin e autorëve të ngjarjes, pra mund të kishte gjurmë ADN-je. Ai ka deklaruar se informacionin lidhur me armën e gjetur te servisi i Manahasave, nuk e ka përpiluar si SK2, pasi ishte me pushime dhe kur ka dalë në punë ishte pa vlerë pasi ishte ezauruar si informacion. Po kështu ka deklaruar se ka pasur njohje me Erjon Alibeaj me të cilin është takuar për shkak të informacioneve që ai ka dhënë për vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej, madje e ka takuar edhe në banesën e Erjon Alibeaj. Gjithashtu me kërkesë të tij shtetasi Leonard Palushi ka ndryshuar lejen vjetore nga 01-15.08.2020 në datat 15-31.07.2020.

22.2Lidhur me këtë fakt prokuroria arsyeton se: Sa më sipër parashtruar, rezulton se i hetuari Palushi në marrëveshje me të hetuarin Alibej ka bërë të mundur që të orientojë hetimet në drejtim të gabuar duke synuar implikimin e personave të cilët nuk kishin asnjë lidhje me veprën penale të kryer. Edhe deklarimet e dhëna nga ana e të hetuarit Leonard Palushit janë aspak bindëse dhe në kundërshtim me tërësinë e provave të administruara deri në këtë fazë të hetimit. Deklarimet e dhëna nga shtetasi Nuredin Dumani si dhe ato të dhëna nga bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë Euglent Halili krijojnë dyshimin se dhënia e informacionit është bërë qëllimisht që për këtë ngjarje të futeshin në konflikt familja Manahasa me grupin e Talo Çelës. Në këtë mënyrë si rezultat i këtyre veprimeve të kryera nga ana e Leonard Palushit ai ka kryer mospërmbushje të rregullt të detyrës duke qenë në kushtet e ushtrimit të një funksioni publik duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetasve, konkretisht të shtetasve Albert dhe Seit Manahasa të cilët rezultojnë që janë arrestuar gabimisht. Sa më sipër, i hetuari Leonard Palushi ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

2.1  Nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë të sekuestruara në rrugicën ku ndodhi ngjarja në rrugën nga kishte mbërritur automjeti i viktimës është evidentuar një person që del nga dera e pasme e krahut të pasagjerit të një automjeti në dukje si Volksvagen Passat që ndalon në rrugë kryesore nga aty del një person i paidentifikuar, ky person shkon në drejtim të viktimës (ishte i veshur me rrobë ngjyrë të errët, me kapele dhe me maskë të zezë anticovid) i afrohet xhamit të pasagjerit të automjetit të viktimës duke mbajtur me të dyja duart një armë zjarri të shkurtër dhe i qëllon 6 (gjashtë) herë drejtuesit të automjetit. Pasi qëllon ai largohet me vrap në drejtim të automjetit, ku një i paidentifikuar e pret brenda në automjet. Më pas janë larguar në drejtim të paditur. Janë këqyrur regjistrimet filmike të kamerave të palestrës në lagjen “Qemal Stafa” (këqyrur më datë 5.8.2020) në lidhje me ngjarjen e datës 20 Korrik 2020 (vrasja e Emiljano Ramazanit), nga vihej re se rreth orës 12:00 deri ora 15:45, në këtë rrugë para palestrës kanë kaluar disa herë me një motor të zi në dukje, dy persona të rinj në dukje (këta janë identifikuar më pas si Xhuljano Hoxha e Euglent Halili).

2.2  Në verifikim të një informacioni të siguruar nga burime policore, më datë 27.07.2020 është kryer kontroll në një servis makinash në pronësi të Albert Manahasa, në qytet të Peqinit, nga ku pranë disa pllakave, në tokë, mbuluar me një serbator makine u gjet një armë zjarri tip TT me numër të palexueshëm më sy të lirë dhe një krëhër me një fishek. Nga ekzaminimi i armës së zjarrit pistoletë, krehër dhe 1 fishek gjetur në pikën e servisit te Seit Manahasa më datë 27.07.2020, identifikimit të numrit të stampuar në tytë “7498”, arma rezultoi pistoletë me tytë të shkurtër, e kalibrit 7.62 x 25 mm dhe e modelit 57, gjysmë automatike; ajo është e prodhimit standard luftarak dhe e fabrikuar dhe e përshtatshme për qitje; predha kalibër 7.62 x25 mm e gjetur në vendin ku u vra Emiljano Ramazani, është qitur nga arma e zjarrit model 57 kalibër 7.62 x 25mm me numër të stampuar në tytë 7498 e modelit 57 dhe kalibrit 7.62mm;  6 (gjashtë) gëzhojat model 54 kalibër 7.62mm të fiksuara në vendngjarjen e vrasjes së Emiljano Ramazanit janë qitur nga pistoleta pa numër në trup e me numër në tytë “7498” e që ka të stampuar “7.62 mm model 57” (shih akt ekspertim teknik balistik nr. 6852 datë 30.07.2020 dhe akt ekspertimi nr.6778 date 28.07.2020 teknik arme e fisheku e balistik gëzhojash që nxorën se arma e sekuestruar në Pikën e Servisit ishte e njëjta me atë të përdorur nga ekzekutori në vrasjen e Emiljano Ramazanit); në armë nuk u gjetën gjurmë daktiloskopike të vlefshme për identifikim.

2.3  Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi ka kryer veprimet hetimore të çmuara të nevojshme ka dërguar për gjykim të pandehurit Erion Alibej, Euglen Halili dhe Xhuliano Hoxha, ndërsa ka vijuar hetimet në lidhje me zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të veprës/veprave penale.

2.4  Në kuadër të procedimit penal nr.75 të vitit 2022 është administruar deklarimi i shtetasit Henrik Hoxhaj, nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në këtë deklarim ai jep detaje shumë të rëndësishme në lidhje me porositësin, ekzekutorin si dhe rolin e tij në kryerjen e kësaj vepre penale. Ndërmjet të tjerave ky shtetas deklaron se ai ka qenë në rolin e ndihmësit në kryerjen e këtij krimi ku ka qenë personi i cili shfaqet si drejtuesi i automjetit tip Volsvagen që ka vajtur në vendin e ngjarjes dhe me të cilin janë larguar po nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu ky deklarues identifikon ekzekutorin e veprës penale i cili është Skerdi Tasi (personi i cili afrohet tek automjeti i viktimës dhe qëllon me armë zjarri ndaj viktimës Ramazani). Gjithashtu Henriku shpjegon se këtë vrasje e ka bërë me pagesë pasi këtë ia ka kërkuar i dyshuari tjetër në krim Nuredin Dumani.

2.5  Në lidhje me këtë vrasja ka dhënë shpjegime edhe shtetasi Nuredin Dumani, i cili ndër të tjera ka shpjeguar se ka marrë porosi për vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani nga shtetasit Erion Alibej dhe Arjan Spahiu.

Në këto rrethana të dyshuarit Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprave penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan).

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve