1 Shkurt 2023, 21:43
Nga k.m.
Foto ilustruese
Një pasuri kombëtare që shumëkush do ta kishte zili. Liqeni i Ohrit është i pozicionuar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ai ka një vijë breg liqenore prej 87 km, nga të cilat 56 km i përkasin Maqedonisë së Veriut dhe 31.5 km ndodhen në anën shqiptare.
“Është fakt se liqeni Ohrit është një thesar natyror dhe kulturor me rëndësi globale dhe që ne kemi fatin që ta kemi këtu. Por për fat të keq bëhet shumë pak për ta mbrojtur dhe për tu kujdesur për të,”- u shpreh Shefkije Aslani, shoqëri civile.
Ohri, Struga dhe Pogradeci janë tre qytete që e gëzojnë këtë pasuri të rrallë që aktualisht është pjese e trashëgimisë kulturore e natyrore të mbrojtur nga UNESCO. Në pjesën e Maqedonisë së Veriut e gëzon këtë status që në vitin 1979. Ndërsa për pjesën shqiptare, pengesë ishte regjimi totalitar për ta përfshirë të plotë.
Por a mund të mbrohet një liqen kur vetëm gjysma e tij është pjesë e trashëgimisë botërore? Për të kuptuar pak më mirë atë që ka ndodhur, le të flasim më shumë rreth historisë së liqenit të Ohrit. Ai është një nga liqenet më të mëdha të Gadishullit Ballkanik dhë është një nga liqenet më të vjetër në botë. Shumë nga ekspertët e mjedisit e kanë cilësuar si një fosile të gjallë për shkak të bukurive që mund të zbulosh në thellësitë e tij. Liqeni Ohrit ka një sipërfaqe prej 349 km katror dhe një thellësi maksimale prej 289 metra.
Edhe pse Shqipëria ka një pjesë më të vogël të këtij liqeni luan një rol të madh në atë që mund ti ndodh këtij liqeni. Për këtë arsye ka pasur një sërë përpjekjesh për ta futur edhe pjesën shqiptare në trashëgiminë botërore të UNESCO-s. Pas një sërë përpjekjesh u përmbyll faza përgatitore gjatë viteve 2015-2017 për të plotësuar dosjen përkatëse. Në 5 korrik të 2019, pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit do të bëhej pjese e trashëgimisë natyrore e kulturore që mbrohet nga UNESCO.
Statusin si trashëgimi kulturore në pjesën shqiptare e ka marrë sipërfaqja e liqenit te Pogradecit, burimet e Drilonit, gadishulli i Linit dhe zona litorale që bashkon Linin me pjesën e Maqedonisë së Veriut. Jashtë këtij statusi ka mbetur qyteti i Pogradecit dhe e gjithë kurora që e rrethon. Në fakt, kjo zonë është shpallur peizazh ujor i mbrojtur nga qeveria shqiptare që në vitin 1999./TopChannel
liqeni i ohrit
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 21:38
k.m.
CEFTA
TIRANË- Palët e CEFTA-s fillojnë të zbatojnë rregullat kalimtare për origjinën preferenciale të mallrave...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 21:23
A.B
Ramez
SHKODËR- Shpëtohen pas disa orësh, 5 të rinjtë që u bllokuan nga dëbora në Fushë të Zezë t&eum...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 21:09
k.m.
Aleks dhe Dorian Vishaj
BRITANI E MADHE- Në Shqipëri njihet si një personazhet më të njohur në rrjetin social në TikTok...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 20:51
A.B
Eraldo Xhani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka sekuestruar celularin e "krahut të djathtë" t...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 20:42
A.B
Nis nga puna gjykata e Apelit me seli në Tiranë në të cilën do të gjykohen çështjet nga i gjithë vendi.
Pasi i...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 20:40
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se i shumëkërkuari Ervis Martinaj nuk ka kryer kurrë op...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 20:28
k.m.
SPAK
TIRANË- Pak ditë më parë, oficerët e Policisë Gjyqësore, me urdhër të SPAK-ut, ndaluan në rrugë...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 20:19
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një efektiv i policisë dyshohet se ka ndihmuar autorët e vrasjes së Brilant Martinajt, Besmir Hoxhës ...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 20:09
k.m.
Klinsman Preçi
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë me dije se i ati i të ndjerit Klinsman Preçi e ka gjetur...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 20:02
A.B
Policia
SHKODËR- Dosja.al ka siguruar fotot nga aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i nisur për të shpëtuar...