LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Drejtoresha e shkollës dhunon dhe tërheq zvarrë mësuesen: Oj Eda, do thonë, që kemi shkalluar nga mendja

Me pak fjalë drejtoresha vuri në dispozion një fletë formati me shkrim dore me emrat e nxënësve të një klase bashkëngjitur me firmat dhe një datë 4 Nëntor 2022. Por drejtoresha ka harruar një detaj të vogël sepse më 4 Nëntor mësuesja është pajisur me raport mjekësor. Jo pak, por drejtoresha del blof.

23 Nëntor 2022, 21:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Drejtoresha e shkollës dhunon dhe tërheq zvarrë
Drejtoresha Adelina Parangoni

TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka çuar emisionin “Stop” në Dimal, pasi mësuese Edlira Spahiu thotë se është dhunuar fizikisht nga titullarja e shkollës 9-vjeçare “5 Maji” ku ajo punon. Spahiu ka 12 vjet mësuese e gjuhës shqipe, por kur erdhi drejtoresha e re, Adelina Parangoni, ajo e zhvendosi për nxënësit me aftësi të veçanta.

“Drejtoresha që kur ka ardhur pra 6 vjetësh në atë shkollë gjithmonë më ka sulmuar. Ka qenë dhunë verbale, dhunë psikologjike, ka përdorur gjithmonë prindër dhe nxënës kundër meje sepse unë kam qenë e preferuara e thashethemeve të saj. Kjo ka qenë arsyeja se nuk ka pasur ndonjë arsye që të më dhunojë. Nuk kam marrë asnjëherë asnjë masë disiplinore as nga drejtoresha e shkollës, as nga Drejtoria Arsimore, as nga zyra Arsimore. Pavarësisht se shkolla dispononte orë mësimore që unë të vazhdoja të jepja lëndën e gjuhës, drejtoresha e shkollës, në bashkëpunim me drejtorin e arsimit, zotin Selman Hodo, bashkëpunoi që të largohesha aty dhe ia arriti qëllimit. Orët e mia ia shpërndau mësuesve të tjerë, ndërkohë filloj dhe punoj jashtë profilit, mësuese për nxënës me aftësi të kufizuara”, tha denoncuesja. 

Më tej ajo shtoi: Duke qenë se më erdhi në majë të hundës nga intrigat që drejtoresha nuk ndalon së bëri ndaj meje, në Shtator kam bërë një ankesë me shkrim në Zyrën Arsimore dhe e kam dorëzuar tek juristi. Objekti i ankesës ishte: Përdor nxënës dhe prindër kundër meje.

Kur Edlira bëri ankesë në ZVA Dimal, drejtoresha reagoi me agresivitet duke e dhunuar në dy parakrahët mësuese Edlirën.

Që nga ai moment drejtoresha jo vetëm nuk ndryshoi sjellje, por ka marrë më zemër, është fuqizuar më shumë për intrigat e saj saqë arriti të përdorë dhe dhunë fizike. Më kapi duart ajo. Më kapi parakrahët. Më ka marrë zvarrë dhe më ka futur në klasë. Më futi në një klasë”, u shpreh denoncuesja.

Kjo e fundit i thotë titullares, se do të shkojë në polici dhe do ta denoncojë edhe në “Stop”, dhe sjella e drejtoreshës ndryshoi në të kundërt.

“Pas aktit të dhunës i them drejtoreshës që do shkoj tek “Stop” dhe do të bëj denoncimin në polici, drejtoresha më vjen nga mbrapa duke më thënë “hajde në shkollë se të presin nxënësit”. Rojen nuk e lejonte të hapte portën dhe duke ndryshuar një sjellje dhe një ton 100% me mua”, tha denoncuesja për “Stop”.

Drejtoresha: Hajde me mua, hajde!

Drejtoresha: Hajde me mua thashë! Po hajde pra! Hajde me mua!

Mësuesja: Moj të lutem! Do më lesh pak?

Mësuesja: Jo, jo, jo! Moj të lutem, nuk e dua ditën e punës sot!

Mësuesja: Moj të lutem, largohu pak nga mua!

Drejtoresha: Nuk do largohesh, se do rrish tek puna ime ti!

Mësuesja: O ti! (rojes) Hape një çikë derën, të lutem!

Drejtoresha: Më fal një sekondë, se janë edhe punëtorët aty! Çfarë po bëhet tek kjo shkolla? Se tmerrohen edhe fëmijët, o Eda…

Mësuesja: Sot, sot po largohem.

Drejtoresha: Moj, nuk do largohesh ti!

Mësuesja: Hiqe ditën! Nuk kam nevojë as për një ditë, as për 1 vit. Kjo që jam, jam…nuk jam e pasur…

Drejtoresha: Po hajde moj Eda, në qoftë se merremi bashkë të dyja! Po ç’ke moj Eda, se do të të çoj unë tek shtëpia. Nuk do ikësh vetë! Do të të çoj unë!

Mësuesja: O ti Geni! (rojes) Të lutem hape një çikë derën mos të.. !

Drejtoresha: Po mos bëj skandal, se është turp!

Drejtoresha: Po nuk më detyron, por hajde!

Mësuesja: Mos më fol më! O Geni! (rojes) Hape një çikë derën, se boll kam folur me ty unë!

Drejtoresha: Po një sekondë! Të lutem unë tani, për hir të fëmijëve, që po presin për mësim! Hajde me mua!

Mësuesja: Po ç’të të vij unë më?

Drejtoresha: Po një sekondë pra…!

Mësuesja: O Geni! (rojes) Hape një çikë! Më fal, të shkela! Të shkela, padashje!

Drejtoresha: Po s’ka gjë, më shkel moj!

Mësuesja: O Geni, hape një çikë…!

Drejtoresha: Mos me bëj ketë në rrugë moj…!

Mësuesja: Po tani ti, mos më detyro të dal nga vetja!

Drejtoresha: Po mirë, oj Eda, do thonë, që kemi shkalluar nga mendja ne?

Mësuesja: Jo më, nuk jam e shkalluar unë. Unë po i lutem atij, hape pak derën!

Drejtoresha: Hajde me drejtoreshën ketu! Më kap prej krahu! Po më kap prej krahu, moj..!

Mësuesja: O Geni, hape derën, se do dal! Hape derën, se do dal, po të them! 

Spahiu u ankua në Zyrën Arsimore në policinë e Dimalit dhe u paraqit edhe te mjeku dhe rasti i kaloi prokurorisë.

“Çështja ka kaluar në prokurori. Shkoj në shkollë. Nga moment që ka marrë vesh denoncimin që unë kam bërë në polici, është bërë vigjilente në veprimet e saj sepse e kam shprehur se nëse nuk gjej drejtësi në institucionin përkatës do t’i drejtohem “Stop”. Kërkoj të punoj e qetë pa presione psikologjike, pa dhunë siç më ndodhi. Të vazhdoj të punoj siç duhet, të mos ndjehem e tensionuar dhe e kërcënuar. Nuk besoj se është rast i vetëm sepse drejtoresha ushtron dhunë në çdo kohë tek të gjithë. Prandaj kësaj drejtoreshe i duhet thënë “Stop””, tha denoncuesja.

Kur gazetarja e “Stop” takon drejtoreshën për ta pyetur, kjo e fundit nxjerr pretendimin se mësuese Edlira ka dhunuar nxënësit.

Nuk është e vërtetë. Fëmijët dhunohen”, tha drejtoresha.

Me pak fjalë drejtoresha vuri në dispozion një fletë formati me shkrim dore me emrat e nxënësve të një klase bashkëngjitur me firmat dhe një datë 4 Nëntor 2022. Por drejtoresha ka harruar një detaj të vogël sepse më 4 Nëntor mësuesja është pajisur me raport mjekësor. Jo pak, por drejtoresha del blof.

Gazetarja: O zemër o yll bote ke dalë blof.

Drejtoresha: Të lutem eja, hajde, hajde.

Gazetarja: Hajde këtu. Drejtoresha ke ndonjë letër?

Drejtoresha: Kam kolektivin, mësuesit dhe prindërit këtu.

Pra me pak fjalë titullarja e kësaj shkolle nuk ka asnjë argument për pretendimin e saj për dhunë. Nëse do të kishte një të tillë do merrte masa.

Meqë ka ankesa nga të dyja palët, “Stop” shkoi tek juristja e ZVA Dimal, Dinora Mjeshtri e cila thotë se ka vetëm ankesë nga ana e arsimtares për titullaren.

Pasi pa pamjet e kësaj titullare, drejtori ZVA në Dimal, Isuf Bazaj, tha se do të ngrejë grupin e punës dhe do analizohet sjellja e drejtoreshës së shkollës.

“Ndaj një drejtoreshe të tillë sigurisht që do të merret një masë”, u shpreh drejtori.

Marrë nga tvklan.al

adelina parangoni isuf bazaj dinora mjeshtri edlira spahiu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj