LIVE UPDATES
Aktualitet

VD/ Si po mashtrohen shqiptarët në internet, 45-vjeçari nga Bubqi pagoi 5500 euro për punë në Suedi, nuk shkoi dot kurrë

Rasti i tretë është i një 45-vjeçari nga Bubqi, Fushë Krujë. Ka paguar plot 5500 euro për në Suedi, pasi ka parë një njoftim në internet. Personit i ka dhënë me noteri një shumë të majme, pasi do ti nxirrte vizë në ambasadën e Suedisë.

23 Nëntor 2022, 20:56 Nga DOSJA
VD/ Si po mashtrohen shqiptarët në internet, 45-vjeçari nga
Ardit Moshi

TIRANË- Një i ri ka paguar 3 mijë euro për punë në Gjermani, por s’mori kurrë kontratën e punës. Një tjetër ankohet se ka paguar një shumë të madhe për në Angli, rreth 10 mijë sterlina. Ka parë një njoftim në internet, në “Tik Tok”. Ka kontaktuar me këtë person, por pas pagesës së lekëve te noteri dhe në dorë, mashtruesi është zhdukur. Rasti i tretë është i një 45-vjeçari nga Bubqi, Fushë Krujë. Ka paguar plot 5500 euro për në Suedi, pasi ka parë një njoftim në internet. Personit i ka dhënë me noteri një shumë të majme, pasi do ti nxirrte vizë në ambasadën e Suedisë.

“3 mijë euro për kontratën e punë, s’e mora kurrë!”

Ardit Moshi ankohet në Fiks Fare se një person, i quajtur Emiliano Tresa, e ka mashtruar për ta punësuar në Gjermani. Ai thotë se me personin i ka njohur vëllai i tij, pasi ky ishte në Gjermani shofer në një firmë të mirë. Emiliano i kërkoi 3 mijë euro Arditit, ku 1500 euro duhet ti paguante në Shqipëri dhe pjesën tjetër në Gjermani. Emiljano do ti mundësonte kontratën e punës, të cilën do e dorëzonte punëdhënësi gjerman në Ambasadën Gjermane në Shqipëri. Shumën prej 1500 euro e ka pagur te “Pallati me Shigjeta”, ku Emiljano i thotë se “tani do të vish të rrish 3 muaj dhe do punosh në të zezë në Gjermani dhe më pas të nxjerr kontratën e punës”.

Arditi ka shkuar në Gjermani bashkë me një person tjetër që edhe ai kishte paguar 3 mijë euro. Qëndroi disa ditë dhe Emiljano i tha se “pronari nuk do që të punoni në të zezë, pasi ka kontroll”. Ai i thotë se duhet të ikë në Shqipëri dhe se ai do ti nisë Ambasadës Gjermane kontratën e punës. Por, për kontratën do edhe 1500 euro të tjera. Arditi thotë se s’donte t’ia jepte, por vëllai i tij këmbënguli dhe ai ia dha. Erdhi në Shqipëri, por kontrata s’erdhi kurrë!

Më tej, Arditi ka kontaktuar disa herë në telefon me Emiljanon, në telefon e rrjete sociale. Komunikimi i fundit ka qenë në fundvitin e kaluar, pra të vitit 2021. Në ato komunikim, Emiljano Tresa pranon se i ka marrë Arditit shumën dhe se “do t’ia kthejë, pasi ka qenë pa punë”. Por, më tej ai i ka bërë bllok Arditit, në telefon dhe rrjete sociale dhe është “zhdukur”. Fiksi telefonon numrin, por ai del i paarritshëm. Gazetarët i shkruajmë në “facebook”, ku e pyesin se përse i ka marrë paratë dhe s’ia kthen. Por, deri më tani s’na ka kthyer përgjigje.

Mashtrimi 10 mijë sterlina për vizë turistike në Angli

Një 34-vjeçar u ankua në Fiks Fare se ka paguar një shumë të madhe për në Angli, rreth 10 mijë sterlina. Ka parë një njoftim në internet, në “Tik Tok”. Ka kontaktuar me këtë person, por pas pagesës së lekëve te noteri dhe në dorë, mashtruesi është zhdukur. Ai thotë se i ka dhënë një personi të quajtur Amarildo Jaku, një shumë 6500 sterlina me deklaratë noteriale dhe një shumë 3500 euro në dorë pasi ky person i ka premtuar se do të ikte me dokumente dhe me avion për në Angli.

Ai ka të gjitha bisedat në telefon me këtë person, i cili e mashtron jo do të dalë tani dokumenti, jo do të presë biletën. Por në fund zhduket dhe s’i hap më telefonin. “Më thoshte se mbaron për 10 ditë. Më tha se kam njerëz brenda në ambasadën angleze në Tiranë. Më dërgonte mesazhe me persona, sikur ata kishin ikur në Angli. I besova, se s’doja të ikja me gomone. Por, më mashtroi. S’më dërgoi në Angli dhe s’më ktheu mbrapsht paratë” thotë 34 – vjeçari, teksa ka edhe një video ku personi që i ka marrë paratë i pranon se ia ka marrë.

“Te deklarata noteriale shkruhet se banon në Lezhë. Shkova atje po më thanë nuk e njohim. Të gjithë e njihnin, po askush nuk e tregonte se ku ishte” thotë i riu.

5500 euro për kontratë në Suedi, zhduket mashtruesi

Rasti i tretë, i cili u ankua në redaksinë e Fiks Fare është i një 45–vjeçari nga Bubqi, Fushë Krujë. Ylli Hoxha deklaron se ka parë një njoftim për punë në Suedi si hekur thyes, nga një person i quajtur Emirjan Gilani. Ka kontaktuar në telefon me këtë person, ku kanë shkuar te një noter dhe i ka dhënë 1000 euro. Më pas, nëpërmjet 9 transfertave i ka dhënë edhe një shumë 3700 euro për “dokumente shtesë”. “Njoftimin e këtij personi e pashë në rrjetin ‘Tik Tok’. Më pas folëm në numër telefoni dhe në ‘facebook’. E kam takuar në qendër të Tiranës, ku më pas kemi shkuar te ‘Rruga e Dibrës’ për të bërë një deklaratë noteriale. I kam dhënë 1000 euro dhe të tjerat duhet t’ia jepja në Suedi, pasi më tha se ka të vëllanë sipërmarrës atje. Atje do punoja dhe do paguaja shumën e mbetur, rreth 4 mijë euro të tjera” thotë Ylli.

Pas pagesës së parë, personi nga ana tjetër e telefonit i deklaronte se “kam shkuar në konsullatën në Suedi, do dalë sot, do dalë nesër”. Por në fakt ai po vijonte mashtrimin, pasi kërkonte para’ vazhdimisht nga Ylli, me justifikime se “duhet për vizën, pagesa te Ambasada e Suedisë në Maqedoni”. Megjithatë, Ylli ka edhe një video ku Emirjan Gilani i thotë se “të mora 1 mijë euro për punë në Suedi”. Ndërkohë, ka të gjitha faturat e transfertave që i ka dërguar. Personi e ka mashtruar disa herë që do ti jap tani dhe më vonë, por asnjëherë nuk ia ka dhënë.

Marrë nga TOPCHANNEL

ardit moshi emiliano tresa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj