LIVE UPDATES
Aktualitet

Drejtoria e spitalit bën punësim fiktiv, imazheristët duhet të kthejnë lekët

Nga drejtoresha e spitalit u është thënë se do të duhet të kthejnë lekët dhe bëhet fjalë për 2 milionë lekë. Ata shprehen të shqetësuar, pasi detyrohen të mbulojnë 24 orë shërbimin e imazherisë, duke qenë se në zonë ndodhin edhe aksidente në miniera.

18 Prill 2025, 21:24 Nga E. D
Drejtoria e spitalit bën punësim fiktiv, imazheristët duhet
foto ilustruese

TIRANË- Seit Asllani dhe Naim Allmeta janë dy teknikët e imazherisë së spitalit të Bulqizës, punonjës prej 32 e 24 vitesh. Të dy punonjësit tregojnë se prej një viti merrnin një shtesë page prej 120 mijë lekësh të vjetra dhe në muajin Qershor vjen auditi nga Ministria e Shëndetësisë që konstaton, se janë paguar në shkelje.

Nga drejtoresha e spitalit u është thënë se do të duhet të kthejnë lekët dhe bëhet fjalë për 2 milionë lekë. Ata shprehen të shqetësuar, pasi detyrohen të mbulojnë 24 orë shërbimin e imazherisë, duke qenë se në zonë ndodhin edhe aksidente në miniera.

“Jemi dy teknikë imazherie të Spitalit të Bulqizës. Ngaqë punojmë në urgjencën e spitalit kemi marrë pagë shtesë dhe ishte një shtesë mbi pagën tonë. Aktualisht ishte 120 mijë lekë të vjetra. Tani me këtë kontrollin që erdhi është hequr dhe na është lënë t’i kthejmë lekët mbrapsht. Kontrolli ka ardhur me sa di unë nga Shtatori dhe ka lënë si projekt-raport që pagat tona të kthehen mbrapsht. Jemi njoftuar në datën 30 Dhjetor”, tha Seit Asllani.

“Jemi paguar me këtë shtesë mbi pagën me urdhër të drejtorisë të Spitalit Bulqizë. Duke qenë se turni i tretë rri bosh, thashë që të rri ta plotësoj me pagesë. Ishim vetëm dy punonjës dhe akoma jemi dy persona dhe mbulojmë turnin e parë dhe të dytë, komplet 24 orë. Sot jemi të detyruar që të kthejmë shumën prej rreth 2 milionë lekësh. Nuk e shikoj të arsyeshme që ne t’i kthejmë ato lekë”, tha Naim Allmeta.

Pas verifikimet të dokumentacionit për personelin mjekësor dhe jo mjekësor është konstatuar se nuk ka pasur grafikë shërbimi dhe nuk janë specifikuar turnet në listë prezencë. Në përfundim theksohet se janë paguar në shkelje dy teknikët e imazherisë, me shtesën për natyrën e veçantë të punës.

Drejtoresha e spitalit, Brunkita Rama thotë se dy imazheristët janë paguar me urdhër të drejtorit të mëparshëm. Auditi ka lënë detyrë, që të analizohet efekti financiar që ka shkaktuar kjo pagesë. Drejtoresha Brunkita Rama thotë se dy punonjësit mbulojnë shërbimin e urgjencës, por nuk përfshihen në strukturën e urgjencës.

“Drejtori ka nxjerrë nkjë urdhër të brendshëm që teknikat e imazherisë duke qenë se punojnë në urgjencë, t’u paguhet gadishmëria. Ajo është një 12 mijë Lekë shtesë. Ne kemi bërë dhe një kërkesë se duke qenë se ata pjesën më të madhe të punës e bëjnë në urgjencë duhet që të përfshihen në strukturën e urgjencës. Realisht nuk janë në strukturën e urgjencës dhe personi që është në strukturën e urgjencës ka më shumë vështirësi pune dhe merr një shtesë që është 12 mijë lekë shtesë. Imazheria dhe laboratori nuk janë strukturat e urgjencës. Është projekt-raport, por jo raporti përfundimtar. Kjo shtesë duhet të ishte ndërprerë më parë, por kur doli VKM-ja e re ishte përcaktuar shumë qartë se si duhet të pagueshishn dhe nuk mund të ecim me një rregull të brendshëm, kur në fakt ëshët vendimi i Këshillit të Ministrave”, tha drejtoresha.

Për t’u dhënë pak më shumë kohë pushim dhe leje, punësohet një teknike imazherie, por mesa duket vetëm në letra, pasi askush nuk e njeh Megi Çilmetën.

Qytetarja: Po kërkoja Megin, Megi Çilmeta! Tekniken imazheriste!

Infermierja: Jo!

Qytetarja: Nuk e njihni?

Infermierja: Jo!

Infermierja 1: Po!

Qytetarja: Të lutem!  Po kërkoja Megin, Megi Çilmeta! Teknike imazheriste!

Infermierja 1: Hë jo. Ajo është punonjëse?

Qytetarja: Punon po, po.

Infermierja 1: Jo! Ne nuk e kemi parë asnjëherë.

Roja: Ka qenë këtu?

Qytetarja: Po pra, punon këtu.

Roja: Po nuk e njef asnjë moj motër, atë.

Qytetarja: Megi Çilmeta, e njihni?

Infermierja 3: Jo!


Qytetarja: Të të pyes për një person, Megi Çilmeta, teknike imazherie?

Tekniku: Jo, s’ka!/tvklan.al

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet