LIVE UPDATES
Aktualitet

“Dua të dhuroj 720 mijë euro”, vlonjati bie pre e mashtrimit në internet, paguan shumën e majme

Nga kjo shumë, një pjesë ishte për kishat, xhaminë dhe, pjesa tjetër për qytetarët. Ajo i ka shkruar vlonjatit se donte t’i dhuronte 370 mijë euro dhe këtu filloi historia e mashtrimit. Por, për të disbursuar këtë shumë, ai ka paguar plot 20 mijë euro, megjithëse nuk e mori kurrë shumën që iu premtua.

28 Qershor 2022, 21:06 Nga F.M
“Dua të dhuroj 720 mijë euro”, vlonjati bie pre e
Mashtrimi

VLORË- Kamber Dervishaj ka paguar plot 20 mijë euro, pasi persona të ndryshëm e kanë kontaktuar në rrjete sociale me qëllim për t’i dhuruar një shumë prej 720 mijë eurosh. Personat që qëndronin pas kompjuterit apo pas telefonit hiqeshin si një qytetare franceze, e cila pretendonte se ishte në ditët e fundit të jetës dhe donte të dhuronte këtë shumë prej 720 mijë eurosh.

Nga kjo shumë, një pjesë ishte për kishat, xhaminë dhe, pjesa tjetër për qytetarët. Ajo i ka shkruar vlonjatit se donte t’i dhuronte 370 mijë euro dhe këtu filloi historia e mashtrimit. Por, për të disbursuar këtë shumë, ai ka paguar plot 20 mijë euro, megjithëse nuk e mori kurrë shumën që iu premtua.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua Kamber Dervishaj, i cili ka treguar të gjithë historinë e mashtrimit. Ai ka në telefonin e tij një mori dokumentesh dhe një mori komunikimesh nëpërmjet Facebook dhe Whatsapp me numra të ndryshëm, të cilat iu hoqën njëherë si donatorja dhe herë të tjera si përfaqësuesit ligjorë të donatores.

Fillimisht, Kamberit i ka shkruar donatorja, e cila i është hequr si e sëmurë rëndë dhe i kishte mbetur edhe pak ditë jetë. Më pas, ajo i ka thënë se disponon pasuri të shumta, pasi kanë pasur biznese në të gjithë botën. Por, këto para’ donte që t’i dhuronte për ata që kishin nevojë. Kemberi thotë se pas këtyre komunikimeve, donatorja e lidhi me një avokat. Dhe, këtu ka filluar historia e mashtrimit.

Avokati i përpiloi një dokument, në formën e një kontrate, ku dhurues ishte Leonarda Josefina Maria Zeegers dhe banuese në Francë, e cila donte t’i dhuronte Kamber Dervishajt shumën prej 720 mijë eurosh. “Zonja Leonarda Josefina Maria Zeegers, për shkak të përkeqësimit të shëndetit të saj javët e fundit, zëvendësohet nga Maitre Thomas Olivier, për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje në lidhje me këto fonde. Kostoja totale e këtij dokumenti dhurimi është 360 euro dhe do të përballohet nga përfituesi Kamber Dervishaj” thuhet në dokument.

Më pas, Dervishaj e ka paguar këtë shumë dhe ka pritur pasurinë. Por, më pas i kërkuan 720 euro me qëllim disbursimin e të gjithë shumës.

“Pasi e pagova dhe këtë shumë, kërkesat vijuan që duhet një shumë prej 4000 eurosh si taksë. Madje, duheshin shuma të tjera për lëvrime, taksash në bankë etj” thotë Dervishaj, i cili pohon se, nga pagesa e parë deri te ajo e fundit, ai ka paguar plot 20 mijë euro. “Disa i kam marrë borxh, kam pasur edhe bashkëshorten e sëmurë. Por, si mora kurrë ato para… Kam gjetur se disa persona ishin në Francë, paratë i kam dërguar në emra të ndryshëm. Kam gjetur se vendi i numri të telefonit ka qenë në Nigeri, Afrikë”,  thotë Dervishaj.

Pensionisti ka në telefon çdo bisedë me personat që ka folur, ndërsa kërkon edhe ndihmën e organeve ligjzbatuese për të zbuluar këtë rrjet. Sipas tij, mashtrimin e ka kuptuar në momentin që u ka kërkuar një shumë për të kuruar bashkëshorten, shumë e cila nuk i shkoi kurrë. Por, në vend të këtyre, ai ka paguar plot 20 mijë euro, dhe të gjitha i ka me faturat nga pikat e transfertave të parave dhe në banka.

Megjithatë, për ekspertin Tomi Kallanxhi, këto skema janë vetëm mashtrim. “Probabiliteti që ju të fitoni këto shuma është 1 në 7 miliardë. Nuk del dikush në një ditë të bukur dhe ju dhuron 720 mijë euro. Këto mashtrime bëhen kryesisht nga vendet afrikane, ku fare mirë mund të bësh një kartë identiteti false dhe të tërheqësh këto para”,  thotë Kallanxhi, ndërsa saktëson se paratë mund të gjurmohen, pasi çdo pikë e transfertave të parave ka kamera.

Marrë nga TOP-Channel

kamber dervishaj mashtrim ne vlore

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët