LIVE UPDATES
Aktualitet

“Duan të bëjnë rrugë në oborrin tonë”, konflikti në Hamallaj, flet i moshuari i dhunuar: Nikollajt na thanë do lahet me gjak ky vend

 Kaçi ka deklaruar se shkak për ngjarjen e djeshme, që solli dhe arrestimin e gardistit Martin Nikolla, bërë një konflikt i vazhdueshëm për motive pronësie për një rrugë mes familjeve Kaçi dhe Nikolla.

31 Korrik 2023, 22:00 Nga I.A
“Duan të bëjnë rrugë në oborrin tonë”,
Pjetër Kaçi

FUSHË KRUJË- Kryefamiljari Pjetër Kaçi, i cili u dhunua ditën e djeshme brutalisht së bashku me djemtë e tij nga shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla ka deklaruar se dje është sulmuar kur po çonte bagëtitë për të kullotur. Në një intervistë për News 24, Kaçi ka deklaruar se shkak për ngjarjen e djeshme, që solli dhe arrestimin e gardistit Martin Nikolla, bërë një konflikt i vazhdueshëm për motive pronësie për një rrugë mes familjeve Kaçi dhe Nikolla. Familja Nikolla dhe pse ka një rrugë para banesës, por kërkon të përdorë rrugën tjetër që kalon në pjesën e familjes Kaçi.

“Ka hyrë fërkimi për dy kolona. Tjetër gjë nuk kam pas me ta. I kemi pas nënat motra, i kam të afërm. Unë i kam prurë këtu. Shteti mbaroi detyrën e vet, sepse kolonat nuk duhet t’i kishte prishur pa vendim gjykate. Më pas erdhën për të prishur këtë rrugën këtu. Unë nuk di se qysh me bo me ata. Gruaja e Martinit ka ardhur këtu dhe më ka sharë, ka thënë fjala të pista. Dhe gruan e tij e kam të afërme. Këta janë prishur mendsh, kujtojnë se kanë prekur qiellin me dorë. Kanë myt veten dhe mua. Dje unë shkova çova lopën në parcelë. Ka qenë plan i kurdisur. Ka ardhur djali i madh. Më tha hë, shyqyr që më fole, dhe erdhi prej atje këtu dhe tha do të lahet me gjak ky vend. Më pas erdhën kalamajtë dhe gruaja ime. I kam çuar pleqtë me zakon të Mirditës, nuk i ka pranuar. Nuk e di ku i kam rënë në qafë”, tha i moshuari.

Djali i tij, dhe ai i dhunuar gjatë konfliktit me shkopa bejsbolli tha se familja Nikolla kërkon rrugë në oborrin e tij të shtëpisë. Ai theksoi se kjo nuk pranohet dhe do ketë përshkallëzim nëse nuk merr shteti masa.

Babai im ka qenë duke çuar bagëtinë në parcelë. I kanë dalë para dhe i kanë thënë pse sheh nga ne. Arbeni i ka dalë përpara dhe i ka thënë do lahet me gjak ky vend. Ka dalë dhe nëna ime për të mos i lënë të bëjnë debat.
Ata kanë thënë duam çunat. Dolëm ne, filloi konflikti, morën shkopa bejsbolli e filluan duke qëlluar. Ata kanë pritur që të ishim ne. Aty nisi konflikti, shkuan e morën armën, qëlloi në oborr të shtëpisë nga ne. Fati jonë që nuk kemi pasur lëndime. Konflikti ka nisur dhe për këtë rrugë sepse ka pasur një gentplan që ma kanë lënë shtëpinë pa oborr fare. Ky komshi këtu ka letra e të gjitha, e ne të mos na i japin është e padrejtë. I bëj thirrje Edi Ramës. Ata më kërkojnë rrugë në oborr të shtëpisë, kjo nuk pranohet dhe do ketë përshkallëzim nëse nuk merr shteti masa. Rrugën e kanë para banesës, kërkojnë dhe rrugë në derë të shtëpisë sime. Ne ishim duke u zënë, kur njëri vëlla ka shkuar ka marrë armën dhe ka qëlluar. Kanë qenë 4 vëllezërit Nikolla, me gratë, më pas kemi ardhur ne. Ata vijnë këtu na ofendojnë, duke bërë të fortin”, tha djali.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Hamallaj të Durrësit, ku mes personave të përfshirë është ish- punonjësi i Gardës së Republikës, Martin Nikolli i cili ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit. Ish-inspektori i Gardës së Republikës dhe pjesëtari i Grupit të Shoqërimit (nënoficer Sigurie) të Kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla, Martin Nikolla u arrestua nga policia e Durrësit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi rezultoi se me të afërm të tij dhunoi me shkopa bejsbolli dhe qëlloi me armë gjatë konfliktit një 80-vjeçar dhe tre djemtë e tij. Nga kjo ngjarje mbetën të lënduar i moshuari Pjetër Kaçi dhe bijtë e tij Paulin, Kastriot dhe Sajmir Kaçi. Pas ngjarjes, policia shoqëroi të gjithë pjesëmarrësit në sherr. Më tej, Ministria e Brendshme vendosi shkarkimin nga detyra të 50-vjeçarit Martin Nikolli, ndërsa në orët e vona të pasdites iu komunikua arrestimi.

pjetër kaçi martin nikolla martin nikolla dhunon familjen kaci

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë