LIVE UPDATES
Aktualitet

“Duhet me ardh’ dokumentet e AKKSHI-t”, si hetimet në UBT zbuluan shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik

Një nga personat që u mor në pyetje si person që ka dijeni mbi rrethanat e veprës penale ishte edhe Mirela Muça, drejtoreshë e AKKSHIT.

5 Mars 2025, 20:47 Nga r.ll
“Duhet me ardh’ dokumentet e AKKSHI-t”, si hetimet në UBT
foto ilustruese

TIRANË- Romina Koto ka deklaruar se njihte vetëm operatorin ‘Krijon’ shpk dhe ka komunikuar me këtë kompani në lidhje me pajisjet e laboratorit që do të vinin. Një nga personat që u mor në pyetje si person që ka dijeni mbi rrethanat e veprës penale ishte edhe Mirela Muça, drejtoreshë e AKKSHIT.

Ajo mohoi të kishte dijeni për ndryshimet në specifikimet teknike të pajisjeve. Si dhe që këto ndryshime sipas saj nuk janë reflektuar as në raportin përfundimtar të dorëzuar nga UBT.

Mirela Muça

Për çdo ndryshim të projektit që ka të bëjë me burimet njerëzore dhe materiale të projektit duhet të njoftohet paraprakisht AKKSHI dhe kërkesa për ndryshime madhore kërkon miratim nga Bordi. Nga hetimet rezulton se specifikimet teknike janë miratuar sipas kërkesës së bërë nga zv/rektorja Romina Koto.  Por sipas SPAK kriteret janë vendosur në bazë të kërkesës së bërë nga kompania ‘Krijon’ shpk.

Nga aktet e administruara rezulton se kontrata e lidhur mes UBT dhe operatorit ekonomik ‘Krijon’ shpk, e ka hartuar vetë operatori ekonomik fitues, të cilën ia ka sjellë dorazi shtetasi Amarildo Lleshi, nëpërmjet shoferit të operatorit ekonomik ‘Krijon’ shpk, shtetasi Armando Kondaj, fakt që e ka deklaruar dhe vetë ky shtetas.

Por SPAK thekson se nga hetimet rezulton se edhe çmimi i tenderit është përcaktuar nga kompania.

Nga aktet e administruara rezulton se vlera e shënuar në kontratën e datës 15 shtator 2022 lidhur mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe kompanisë ‘Krijon’ shpk, ndryshon nga vlera e shënuar në procesverbalin e vlerësimit të ofertave, formularin e njoftimit të fituesit si dhe në njoftimin e fituesit. Kjo vlera është e njëjtë me vlerën e paraqitur në formularin e ofertës nga vetë operatori ekonomik fitues ‘Krijon’ shpk.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’ rezulton se specifikimet teknike janë mirauar sipas kërkesës së bërë nga vetë zv.rektorja Romina Koto.

Ndërkohë që Piro Zoga i shkruan të birit, Fotionit, se: ‘Aty ke ujërat jemi në rregull, vetëm ne ishim, kështu që duhet të fillojmë’.

Biseda mes Piro Zogas dhe djalit të tij:

Piro Zoga: ‘Dëgjo, aty ke ujërat në rregull, vetëm ne ishim, kështu që duhet të fillojmë’.

Fotioni: ‘Ok, shumë mirë’

Piro Zoga: ‘Këto tjerat pastaj të shohim…’

Biseda të cilat përforcohen edhe më tej me ngulmimin që bën Altin Murto, që është kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Ai kërkon nga biznesmeni Zoga që të procedojë sa më shpejt me dokumentet, pasi janë vonë.

Përgjimet

Altini: ‘Ej duhet me ardh’ ato dokumentet asaj të AKKSHIT, se jemi vonë’.

Piro: ‘Dokumentet, po i ka gati ajo dmth.’

Altini: ‘Po ti sjellë se 5 ditë ke afat nga dalja e shpalljes. Thuj ti sjellin sa më shpejt që të ashtu pastaj.’

Piro: ‘Keni nxjerrë njoftimin e fituesit ju?’

Altini: ‘Po ka tre, 4 ditë o burrë, se keni pa hiç ju?’

Piro: ‘Si ka dalë kësaj në sistem?’

Altini: ‘Po i ka dalë, ska mundësi mos t’i ketë dalë? Ska mundësi, shihe dhe njëherë thuaj.’

Piro: ‘Ja ta shoh unë, po gati i kemi dokumentat ne. Ti bi sot, mirë.’

Në dosjen e SPAK thuhet se Piro Zoga ka marrë dijeni që kompania e tij ‘Krijon’ shpk, është e vetmja që ka bërë ofertë.  Këtë njoftim ai e ka marrë disa ditë para se të shpallej fituesi i kësaj procedure prokurimi.

Momenti ku Piro Zoga përgatitet për të filluar me blerjet e pajisjeve laboratorike, pasi tashmë e kishte të sigurt shpalljen fituese të kompanisë së tij.

Pasi gjithçka shkon sipas planit, drejtuesit e universitetit i kërkojnë biznesmenit të “Krijon” shpk të fillojë blerjen e pajisjeve.

Këtu ku del në skenë rektori Fatbardh Sallaku. Ai që i kërkon biznesmenit Zoga që me urgjencë të nisë blerjen e pajisjeve.   Sallaku i cili i dërgon mesazh Piro Zogas, ku i shkruan: ‘Më mbyll atë që folëm dje se jemi me urgjencë’.

Ndërsa Zoga i përgjigjet: ‘Po, besoj nesër jemi gati

Fill pas kësaj bisede biznesmeni i dërgon mesazh Rektorit të UBT, ku i thotë ‘projekti gati’ dhe i kërkon një adresë emaili.

Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, shtetasit; Romina Koto dhe Ilir Kapaj me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Edmond Tërthorja me detyrë Administrator i UBT-së.

Veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurrues dhe fitues në këto procedura prokurimi.  Pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet  e kundraligjshme të njësisë së prokurimit  dhe komisionit të vlerësimit të ofertave./"Në Shënjestër", Balkanweb

hetimet ne ubt

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj