23 Korrik 2023, 20:01
Nga m.s
gomone
DURRES- Policia Kufitare e Durrësit dhe Njësia Policore Detare, pas marrjes së njoftimit se një gomone po lundronte brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Policia Kufitare ka gjobitur drejtuesin e mjetit lundrues gomome, me 100 mijë lekë të rinj. Të njëjtat burime shtojnë se policia ka bërë bllokimin e menjëhershëm të gomones.
Njoftimi nga policia
Spille, Durrës
Lundroi me gomone, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke vënë në rrezik jetën e plazhistëve, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndërhynë menjëherë dhe bllokuan mjetin lundrues. Policia Kufitare ndëshkon me masën administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomome. Policia Kufitare e Durrësit dhe Njësia Policore Detare, pas marrjes së njoftimit nga shërbimet e patrullës tokësore që patrullon në vijën bregdetare dhe nga pushues në plazhin e Spillesë, se një mjet lundrues gomone po lundronte brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Policia Kufitare identifikoi mjetin lundrues (gomone) dhe bëri bllokimin e menjëhershëm të tij.
Gjithashtu, ndëshkoi me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, për ushtrim të aktivitetit jashtë zonave të miratuara, duke rrezikuar jetën e pushuesve.
Mjeti i bllokuar u shoqërua në ambientet e SPK Durrës. Policia Kufitare Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të mos shkelin perimetrin e sigurisë dhe të zbatojnë me korrektësi rregullat e lundrimit, duke qenë të pajisur me dokumentacionin përkatës.
Policia Kufitare fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie që cenon sigurinë e tyre, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.
policia kufitare e durrësit
Aktualitet
23 Korrik 2023, 19:39
m.s
foto ilustruese
VLORË- Eqerem Zykaj, 80-vjeç dhe gruaja e tij, Mynyre Zykaj, 75-vjeçe, duke ujitur në arë, dyshohet se kan&eu...
Aktualitet
23 Korrik 2023, 18:57
m.s
foto ilustruese
VLORE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Resulaj të Bashkisë së Selenicës,&n...
Aktualitet
23 Korrik 2023, 18:28
m.s
foto ilustruese
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave, ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Milot-Lezhë. Nj&...
Aktualitet
23 Korrik 2023, 18:19
k.m.
Pamje nga pallati
PADOVA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14.00 në Padova të Italisë. Nj&eu...
Aktualitet
23 Korrik 2023, 17:58
k.m.
Sokol Idrizaj
TIRANË- Hetues francezë kanë ardhur në Tiranë për të marrë pjesë vetë në procesin e ma...
Aktualitet
23 Korrik 2023, 17:53
m.s
foto nga vendngjarja
VLORË- Prej 48 orësh, fusha e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë është në pushtetin e flak&eum...
Aktualitet
23 Korrik 2023, 17:50
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Aksidentet rrugore në vendin tonë kanë bërë të merren masa edhe për këmbësor...
Aktualitet
23 Korrik 2023, 16:42
m.s
zjarri ne Rrogozhine
FIER- Pas tre ditëve ku flakët kanë përfshirë pyllin me pisha dhe dushk në Peshtan të Fierit, sot ...
Aktualitet
23 Korrik 2023, 16:48
k.m.
Orges Bilbili dhe Besnik Hida
TIRANË- Orges Latifi është duke e vuajtur një burgim të përjetshëm për masakrën ...
Aktualitet
23 Korrik 2023, 16:12
f.i
foto ilustruese
SHBA- Në një raport së fundmi për frutangrënësit më të mëdhenj në botë, tregon ...