LIVE UPDATES
Aktualitet

DW: Ismail Kadare, letërsi e pavdekshme dhe kameleon politik?

Ismail Kadare i hapi letërsisë shqiptare rrugën drejt letërsisë botërore. Falë përkthyesit të tij në gjermanisht, Joachim Röhm, lexuesit gjermanishtfolës patën një qasje të rëndësishme në kulturën shqiptare. Veprat e Ismail Kadaresë u bënë sinonim dhe shenjë cilësie për letërsinë shqiptare. Kushdo që e lexonte njëherë, do të donte të lexonte edhe autorë të tjerë shqiptarë.

4 Korrik 2024, 07:42 Nga N.F
DW: Ismail Kadare, letërsi e pavdekshme dhe kameleon politik?
Kadare

TIRANË- Audienca e Kadaresë në Gjermani nuk ishte e madhe, por besnike. Po çfarë thonë studiuesit për shkrimtarin shqiptar? Publiku gjermanishtfolës i shkrimtarit të famshëm shqiptar,Ismail Kadare, që u nda nga jeta më 1 korrik 2024 ishte relativisht i vogël, por i përkushtuar tha në një intervistë për DW, përkthyesi i veprave të tij, Joachim Röhm. Këtë e konfirmon edhe fakti, që shtëpia botuese e tij. S.Fischer, priti dy ditë derisa të shkruante dy fjalë të shpejta si nekrologji, pasi u pyet nga DW. Qendrimi i dyzuar i kritikëve gjermanishtfolës ndaj shkrimtarit Kadare, vihet re edhe në shkrimet e botuara në shtypin gjerman me rastin e vdekjes së tij. Por edhe në këto deklarata që i dhanë DW-së disa studiues nga Gjermania.  

Letërsi e pavdekshme 

"Libri i parë shqiptar që kam lexuar, si studente e Balkanologjisë në një seminar përkthimi të Prof. Dr. Norbert Reiter, ishte "Kështjella" – nga Ismail Kadare. Njohja me bukurinë dhe fuqinë e madhe të gjuhës së Kadaresë ishte një moment vendimtar për zhvillimin tim të mëtejshëm profesional.

Ismail Kadare i hapi letërsisë shqiptare rrugën drejt letërsisë botërore. Falë përkthyesit të tij në gjermanisht, Joachim Röhm, lexuesit gjermanishtfolës patën një qasje të rëndësishme në kulturën shqiptare. Veprat e Ismail Kadaresë u bënë sinonim dhe shenjë cilësie për letërsinë shqiptare. Kushdo që e lexonte njëherë, do të donte të lexonte edhe autorë të tjerë shqiptarë.

Veprat e Ismail Kadaresë lindën në kushte politike ekzistenciale të jashtëzakonshme dhe rëndësia universale e tyre që tejkalon kufijtë e letërsisë shqiptare qëndron në faktin se ai shkroi një letërsi artistikisht të pavdekshme në shërbim të humanizimit."

Kameloni nga Tirana

Christian Voß, shef i Katedrës së Sllavistikës dhe Hungarologjisë në Universitetin e Berlinit dhe president i Shoqatës Martin Camaj:

"Ismail Kadare është padyshim talenti më i madh i prozës nga Evropa Juglindore – ai ka arritur ta përshkruajë gjallë si historinë bashkëkohore, ashtu edhe të kaluarën para-komuniste dhe osmane në romanet e tij. Romani i tij më mbresëlënës për mua është "Pallati i Ëndrrave" (1981), i cili flet për një ministri në Perandorinë Osmane ku analizohen dhe kontrollohen të gjitha ëndrrat e nënshtetasve – deri në varr. Një parabolë e shkëlqyer mbi shtetin shtypës të Enver Hoxhës.
Por Kadare ka shkruar edhe romane si "Dimri i Madh" në stilin e realizmit socialist, që glorifikojnë diktatorin, kinse të adhuruar shqiptar, i cili si Davidi sfidoi Goliathin sovjetik, Hrushçovin, në Moskë, më 1961.

Kjo përshtatje me sistemet politike si një kamelon, shpjegon edhe se përse Ismail Kadare, pas kthesës politike në Shqipëri, nuk arriti të luante atë rol politiko-shoqëror që morën përsipër në Gjermaninë Perëndimore shkrimtarë, si Siegfried Lenz, Günter Grass ose Heinrich Böll – duke trajtuar në romanet e tyre çështjet e përgjegjësisë dhe fajit."

Unik në letrat shqipe


"Takimi im me letërsinë e Kadaresë filloi në fund të viteve '90, kur u shpërngula në Shqipëri me familjen time. Ismail Kadare ishte përkthyer në gjermanisht; çdo roman i tij ia vlente të lexohej dhe për shqiptarët e asaj kohe ai ofronte një burim krenarie, pasi të gjitha vlerat e tjera ishin rrëzuar. Proza e Kadaresë pasqyronte historinë shqiptare: ishte e përgjakshme, epike dhe e përjetshme.

Më vonë, do të vinte një moment kur do të lodhesha me të. Tekstet e tij kishin të bënin shumë pak me periudhën e turbullt të tranzicionit që përjetonim ne çdo ditë. Filluan të më tërhiqnin zëra të rinj dhe të guximshëm, si ato të Mimoza Ahmeti, Ervin Hatibi apo Fatos Kongoli.

Më vonë, kur nisa studimet e albanologjisë në Mynih dhe fillova të lexoj letërsinë shqipe në origjinal, u magjepsa nga fuqia e tij gjuhësore, që vinte herë me pompozitet e herë me qetësi. Sërish ndjeva nevojën për ta lënë. Pyesja veten: Vetëm Kadarenë ka letërsia shqipe? Zbulova autorë të ndaluar në kohën e komunizmit, si Ernest Koliqi, Gjergj Fishta apo Martin Camaj.

Kështu kaloi marrëdhënia ime me Kadarenë: herë i zhytur në universin e tij të pashtershëm, herë i velur dhe në kërkim të autorëve të tjerë.

Kadare nuk do të na mungojë si njeri. Kishte zëra të tjerë më autentikë, siç ishin ish të përndjekurit politikë, që nuk kishin nevojë as për stilizim letrar e as për libra me kuptim të dyfishtë, siç ishin ato të Kadaresë. Megjithatë, kush nuk e ka lexuar Kadarenë ka një mungesë. Vërtet që gjithë bota e tij rrotullohet rreth shqiptarëve, por ai trajton aty mekanizmat e gjithë botës, shtrengimet njerëzore dhe padrejtësitë, dhe, po, ai ka humor, gjë që e kuptova vonë. Me prodhimtarinë dhe universalizmin e tij, ai mbetet unik në letërsinë shqipe."

Përfaqësues i nacionalizmit të orientuar kah Evropa


"Ismail Kadare ishte një shkrimtar i madhërishëm. Dua të përqendrohem në një keqkuptim që doli në pah në lajmet mbi vdekjen e tij: Media në gjuhën gjermane shpesh e quante shkrimtar "franko-shqiptar". Në të vërtetë, Kadare, veç shtetësisë shqiptare dhe franceze, kishte edhe atë kosovare. Fakti që kjo e fundit nuk përmendej, flet për qëndrimin hierarkik të intelektualëve perëndimorë ndaj 'Ballkanit'. 

Por në fakt, Kadare nuk ishte shkrimtar franko-shqiptaro-kosovar, por shkrimtar shqiptar. Disa mendje të mençura në Perëndim nuk mund ta pranojnë këtë, sepse koncepti politik i tyre për identitetin kombëtar reduktohet te shtetësia. Ky është një koncept problematik për shumë emigrantë. Ndërsa në rastin e Kadaresë, ai është ngatërrues. Ismail Kadare ishte përfaqësues i mprehtë i nacionalizmit laik shqiptar të orientuar kah Evropa. Shpresojmë që nuk do ta ndjejmë mungesën e të ndjerit edhe në këtë drejtim."/ DW

ismail kadare letersi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj