3 Korrik 2024, 22:07
Nga M.B
Ismail Kadare
TIRANA- E mërkura e gjeti kryeqytetin në ditë zie kombëtare, teksa qindra personalitete publike dhe politikanë të Shqipërisë dhe Kosovës i dhanë lamtumirën e fundit shkrimtarit Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë më 1 korrik në moshën 88 vjeçare.Salla e Teatrit të Operas dhe Baletit u tejmbush nga miq dhe adhurues të Kadaresë, por edhe nga politikanë e qytetarë të tjerë që përcollën me lule në duar kortezhin e shkrimtarit më të madh shqiptar.
Kryeministri Edi Rama përmbylli me një fjalim të vetëm ceremoninë e homazheve, me porosi të bashkëshortes së të ndjerit, Helena Kadare.
“Ai erdhi, shkroi dhe iku. U prehsh në paqe Ismail, i the të gjitha,” tha Rama gjatë fjalës së tij, duke e quajtur Kadarenë si ‘njeriun që e ngjiti gjuhën shqipe në majën më të paarritur nga asnjë lëvrues i saj'.
Edhe Presidenti Begaj e cilësoi Kadarenë si gjeniun e letrave të shqiptarëve, poetin e miteve të Ballkanit dhe përfaqësuesin më të spikatur të letërsisë moderne botërore.
“Novator në stil si dhe në gjuhë, së bashku me Nënë Terezën, ai u shndërrua në emblemën ndërkombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve të kohëve moderne”, shkroi Begaj në reagimin e tij publik.
Një rastësi ishte prania e statujës simbolike të Nënë Terezës në sfondin e skenës së TOB-it, ku u vendos për homazhe arkëmorti me trupin e Kadaresë.
“Njoftimi që salla ishte e zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizej dot prej aty, më erdhi bashkë me foton e kësaj skene, e cila po montohej për një shfaqje sonte në darkë. Lëreni aty u thashë, nuk ka më mirë”, tregoi Rama mbi rastësinë e simbolit të Nënë Terezës në sallën e homazheve të shkrimtarit.
Rama shtoi se duke e njohur Kadarenë, e dinte që nën hijen e shenjtores së tij të dashur, Ismaili symbyllur do të ndjehej i marrë nën mbrojtje.
Vendi i prehjes së Kadaresë u bë gjithashtu objekt diskutimi gjatë homazheve, ku kryeministri Edi Rama tha se i kishin mbërritur plot mesazhe me sugjerime. Në mbyllje, Rama shtoi Kadaresë do i jepej në kohën dhe vendin e duhur një banesë e veçantë, e denjë për të dhe personalitetin e tij që i kishte lemeri tubimet, fjalimet dhe vendet e populluara. Pas homazheve dhe ceremonisë shtetërore, Ismail Kadare u përcoll drejt varrezave të Tufinës i shoqëruar nga një kortezh familjarësh dhe miqve të ardhur nga Franca./ BIRN
ismailkadare
Aktualitet
3 Korrik 2024, 21:41
M.B
Foto ilustruese
BERAT- Nëse një grua është shtatzanë në Skrapar dhe ka ndonjë urgjencë apo është n&e...
Aktualitet
3 Korrik 2024, 21:31
E. D
pamje nga vendngjarja
SARANDË-Një turist italian kishte humbur çantën e tij gjatë vizitës në Sarandë. Por po...
Aktualitet
3 Korrik 2024, 21:24
M.B
Drejtorët e dosjes 5D
TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në qeli ish-drejtorët e Bashkisë së Tiran&e...
Aktualitet
3 Korrik 2024, 20:17
M.B
Mbesa e Ismail Kadare
TIRANA- Mbesa e gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare, Doruntina, tha sot për mediat së është e impre...
Aktualitet
3 Korrik 2024, 19:43
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Në Kosovë flamujt në institucionet vendase dhe institucione ndërkombëtare janë ulur në gjysm&eum...
Aktualitet
3 Korrik 2024, 19:09
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- SPAK urdhëruar arrestimin drejtuesit dhe financuesit të një grupi të strukturuar kriminal që bazuar në...
Aktualitet
3 Korrik 2024, 19:03
E. D
foto ilustruese
KAVAJË- Një 64-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi ka plagosur me thikë dhëndrin e tij. B...
Aktualitet
3 Korrik 2024, 18:05
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë pranat e policisë italiane. Bëhet me dije se urdhri i arrestit ka t&e...
Aktualitet
3 Korrik 2024, 17:55
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Bëhet me dije se 42-vjeçari shqiptar ishe ...
Aktualitet
3 Korrik 2024, 17:24
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Ka mbërritur nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në Tiranë, Laert Haxhiu i cili u ...