LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Pa mjekë në fshat, pa specialistë në qytet, shëndetësia e paralizuar në qarkun e Beratit

Spitalet e bashkive të qarkut të Beratit janë kthyer në qendra pritëse e përcjellëse për shkak të mungesës së mjekëve specialistë, ndërsa në fshatrat e qarkut shërbimi shëndetësor parësor është bërë gati i pamundur për mijëra banorë.

3 Korrik 2024, 21:41 Nga M.B
BIRN: Pa mjekë në fshat, pa specialistë në qytet,
Foto ilustruese

BERAT- Nëse një grua është shtatzanë në Skrapar dhe ka ndonjë urgjencë apo është në prag të lindjes, ajo duhet të lutet që kjo të ndodhë ato dy ditë në muaj, që mjeku obstetër-gjinekolog ndodhet në spitalin e zonës. Në të kundërt, gruaja do duhet të udhëtojë drejt Beratit dhe të shpresojë që gjërat të shkojnë mirë. Por siç thonë drejtuesit e spitalit, prania dy herë në muaj e një mjeku obstetër-gjinekolog është një përmirësim, pasi më herët nuk kishte fare të tillë.

“Dy herë në muaj kemi shërbimin e mjekut obstetër-gjinekolog, i cili më parë mungonte totalisht, ndërsa nga sistemi kemi zgjedhur dhe mjekun pediatër që mungonte,” tha Adela Bakillari, drejtuese e spitalit të Skraparit.

Gjinekologu nuk është specialiteti i vetëm që i mungon Skraparit, ndërsa mungesa e mjekëve ka prekur thuajse të gjitha spitalet e qarkut të Beratit.

Spitali Rajonal i Beratit, më i madhi në qark, ka në total 66  mjekë, nga të cilët  58  janë mjekë  specialistë dhe 170 infermierë. Mungesa e specialistëve në spitalet e tjerë të qarkut bën që Spitali Rajonal i Beratit të mbajë gjithë peshën për sa i përket vizitave, urgjencave dhe ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ndërkohë, shërbimi shëndetësor parësor është gjithashtu në krizë nga mungesa e mjekëve dhe në shumicën e kohës, ndihma mjekësore jepet prej infermiereve, edhe këta të paktë në numër.

Në fshat s'ka më mjekë

Prania e mjekut me shërbim të kufizuar, por dhe mungesa totale e tij në fshatra, është një problem me të cilin përballen çdo ditë banorët e njësive administrative të bashkive të qarkut .

Mjekët e familjes janë të pranishëm jo më shumë se tre-katër ditë në javë dhe mungesa e tyre e bën shërbimin parësor të paaksesueshëm nga shumë banorë të fshatrave të Skraparit. Mungesë mjekësh të familjes ka dhe në fshatrat e Kuçovës. Në fshatin Vëndreshë të Njësisë Administrative me të njëjtin emër në Bashkinë e Skraparit, mjeku i familjes mungon prej gati dy vitesh.

“Kishim një mjek të ri mjaft të mirë, por u largua dy vite më parë dhe nuk kemi më mjek familje në fshat, duhet të shkojmë deri në Bogovë për t'u vizituar,” tha për BIRN një pensionist në fshatin Vëndreshë.

Njësia Administrative Vëndreshë ka tetë fshatra dhe është një zonë me shtrirje gjeografike që ndahet nga Poliçani  dhe kufizohet me fshatrat e Përmetit. Ndonëse është prekur nga lëvizja demografike, zona gjallërohet gjatë verës me rikthimin e banorëve.

Në tetë fshatrat e kësaj Njësie Administrative jetojnë 1000 banorë, të cilët kanë dy vite që nuk kanë mjek parësor.

“Problemi i mungesës së mjekut të familjes është shqetësimi më i madh sot i banorëve”, tha për BIRN Bashkim Yzeiraj, kryetar i Njësisë Administrative Vëndreshë.

Mungesa e mjekëve ka bërë që të gjithë urgjencat në këtë zonë të përballohen nga infermierët.

“Kemi raste helmimesh apo pickime nga insektet, sepse gjithë jeta dhe puna lidhet me fshatin. Rastet trajtohen me urgjencë nga infermieret dhe më pas dërgohen drejt spitaleve të Skraparit apo Beratit,” thotë Yzeiraj.

Banorëve u është ofruar si zgjidhje që të takojnë mjekun e familjes në Bogovë, gjë e cila sipas kryetarit Yzeiraj vë në vështirësi banorët.  “Është një zonë e madhe, me shumë fshatra, ndaj shërbimet nevojiten në zonë sepse banorët kërkojnë ndihmën e mjekut në çdo kohë. Nuk mund të udhëtojnë për një vizitë deri në Bogovë,” shtoi ai.

Por edhe në Bogovën fqinje situata nuk është më e mirë.  Këtu ka një mjek, por ai ka dalë në pension prej vitesh dhe vazhdon të qëndrojë në punë me kontrata të përkohshme, edhe pse banon me familjen në Tiranë.

Bogova ka nëntë fshatra dhe mjeku parësor vjen në punë tre- katër ditë në javë dhe veç vizitave të banorëve të nëntë fshatrave ka në shërbim dhe 1 mijë banorët e Vëndershës.

“Shërbimi nga e premtja deri të hënën është i paralizuar, sepse mjeku vjen deri në katër herë në javë, sepse banon të Tiranë,” tha për BIRN Albert Bregu, kryetar i Bogovës.

Mungesa e mjekëve në këto qendra pranohet dhe nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Elbasan, OSHKSH, institucion që mbulon edhe qarkun e Beratit.

“Në Qendrat Shëndetësore, të cilat ofrojnë shërbimin shëndetësor parësor që mbulon Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kuçovë  dhe Skrapar… ka mungesë të mjekëve, por shërbimi i popullatës me shërbim mjekësor mbulohet nga mjekët ekzistues duke e shpërndarë numrin e banorëve, ku ka mungesë të mjekut tek mjekët e tjerë të qendrës përkatëse apo të qendrës më të afërt”, tha  OSHKSH Elbasan, në një përgjigje zyrtare për BIRN.

Autoritet pretendojnë se numri i mjekëve dhe infermierëve për banorë është brenda normave të miratuara nga ministria. Megjithatë, ndërsa banorët përballen me vështirësi për të marrë shërbimin e mjekut parësor, shifrat tregojnë se në Skrapar ka shtatë  vende vakante për pozicionin e mjekut.

Në mungesë të mjekut banorët i kanë sytë tek infermierët e fshatrave, të cilët shpesh kthehen në heronj për ta.  Por edhe ky shërbim për qendrat shëndetësore të Skraparit ka mungesa në strukturë.

‘'Në qendrat shëndetësore që mbulon NJVSH Skrapar ka mungesë infermierësh, ku aktualisht janë 21 vende vakante,” tha OSHKSH Elbasan.

Edhe në qendrat shëndetësore të Kuçovës ka problematika të ngjashme, ku nga 20 mjekë në organikë janë të punësuar 13.

Mungesa e specialistëve

Largimi i mjekëve specialistë i ka kthyer spitalet bashkiake në qendra pritëse, ku ajo që mund të ofrohet është vetëm ndihma e parë. Në anën tjetër, kjo ka mbingarkuar spitalin rajonal të Beratit, i cili mban gjithë peshën për sa i përket vizitave, urgjencave dhe ndërhyrjeve kirurgjikale.

Për rrjedhojë, numri i vizitave në këtë spital është rritur në 57 mijë në vitin 2023 nga rreth 53 mijë të tilla që kryheshin në vitin 2019.

Me shërbime spitalore në 14 pavione dhe 240 shtretër, në Spitali Rajonal të Beratit janë kryer 1171 ndërhyrje kirurgjikale të ardhura nga urgjenca dhe 534 ndërhyrje kirurgjikale të planifikuara gjatë vitit 2023. Vetë spitali rajonal i Beratit ka gjithashtu mungesë të mjekëve.

“Aktualisht ka dy vende vakante për mjekë në shërbimin e urgjencës”, tha Spitali Rajonal i Beratit në një përgjigje zyrtare për BIRN.

Dhe pse nga ky qark nuk mungojnë të diplomuarit çdo vit në universitetet publike dhe jo publike të degës së mjekësisë dhe specializantët, shumë pak prej tyre kthehen për të shërbyer në këtë spital.

Kjo ka bërë që për katër specialitete të rëndësishme të vazhdohet të mbahen në punë mjekët specialistë të dalë prej vitesh në pension.

“Spitali Rajonal Berat me qëllim vazhdimin e ofrimit të shërbimit ndaj pacientëve, ka miratuar lidhjen e kontratave me afat 6 mujor me katër mjekë specialistë, siç janë pediatria, kirurgjia, anestezist-reanimator dhe obstetër-gjinekolog”, tha spitali në përgjigjen zyrtare.

Dhe pse emrat e mjekëve specialistë  vlerësohen për punën e tyre profesionale, vetë qytetarët e Beratit shprehen se ka ardhur koha që të zgjidhet kjo çështje, pasi mjekët specialistë të dalë në pension nuk mund të mbahen pa fund në shërbim.

Mimoza Bujaraj, drejtuese e organizatës “Mjedisi dhe Komuniteti në Shqipëri” me fokus mbrojtjen e komuniteteve të margjinalizuara, thotë se janë të shumtë qytetarët që ngrenë shqetësimin se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

“Problematikat në sistemin spitalor në qytet na i përcjellin si për shembull pediatrinë, pasi shohim që mbahen në shërbim ende mjekë që kanë dalë në pension. Ndoshta mjekët e rinj, metodat e reja të punës do të sjellin ndryshim në shërbim për më mirë”, tha Bujaraj./ BIRN

berat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj