LIVE UPDATES
Aktualitet

'Mos më çoni në Greqi se do më vrasin'/ Ekstradimi i Dyrmishit, Hoxha zbulon telefonatën: E kanë torturuar për 3 ditë

Sipas Artan Hoxhës, Dyrmishit i ishte thënë se do ta nisnin drejt Tiranës, por në Levan furgoni i policisë është kthyer drejt Gjirokastrës dhe më pas në Kakavijë ku dhe ju është dorëzuar autoriteteve greke.

8 Nëntor 2022, 14:22 Nga A.B
'Mos më çoni në Greqi se do më vrasin'/
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se Spartak Dyrmishi, i cili u ekstradua drejt Greqisë pasi ishte shpallur në kërkim pasi përdhunoi një grua dhe tentoi të kryente të njëjtin veprim sërish, është dorëzuar pa dëshirë. Ai u shpreh se kërkesa e tij ishte që të mos ekstradohej në Greqi pasi do e vrisnin. 

Hoxha deklaroi ditën e sotme në 'Abcnews' se Dyrmishi është rrahur për tre ditë në burgun e Athinës.

Unë në fakt jo më kot e përmenda si rast. Më tepër se sa kush është personazhi gjë që është në dorë të drejtësisë. Çfarë akuzash janë ngritur ndaj Dyrmishit është tjetër gjë. Ajo që për mua është alarmante, gjej rastin t’i bëj thirrje Avokatit të Popullit, një shtetas shqiptar është depërtuar në shkelje të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë. Është një rast flagrant. Ne kemi depërtuar shtetas të huaj, por ne nuk kemi lejuar dhe nuk nxjerrë shtetas shqiptarë në këtë farë feje. Avokati i Popullit nuk duhet të qëndrojë jashtë kësaj historie, AMP, prokuroria nuk duhet të qëndrojë jashtë kësaj historie. Spartak Dyrmishi kërkohej nga policia greke sepse akuzohej për përdhunim, ai është larguar nga Athina me taksi dhe ka hyrë në territorin e Shqipërisë, ka hyrë rregullisht. Është bërë zhurmë e madhe në Greqi, për dy raste përdhunimi bëri që autoritet greke t’i kërkonin autoritete shqiptare, ndalimin e këtij personi, deri këtu është normale. Autoritet greke e dinin që Dyrmishi ka hyrë në Shqipëri, pasi nuk ka qenë në kërkim ndërkombëtar nga autoritet greke. Autoritetet greke ju kërkojnë ndalimin e Dyrmishit, por jo në rrugë ligjore, ata nuk kanë sjellë asnjë dosje për Spartak Dyrmishin. Policia shqiptare shkon në banesën e nënës së Dyrmishit, por nuk e gjejnë. Dyrmishi vihet në dijeni të kësaj gjeje, ka folur me vëllain e vet dhe ka kërkuar si të flasë me policinë shqiptare. Në lagjen e tyre jetonte shefi i Policisë së Vlorës, ai e ka takuar në spitalin në Vlorë. Dyrmishi nuk është arrestuar siç thotë policia. Ai i ka thënë që nuk mund të ekstradohesh pa ardhur dosja, në mirëbesim ai ka hipur në makinën e policisë. Të njëjtën gjë i ka konfirmuar edhe Drejtori i Policisë së Vlorës. Dyrmishi ka thënë mos më çonin Greqi se do më vrasin, pasi po më akuzojnë për grabitje. Çfarë ndodhi? Ne e çuam Dyrmishin, ai e kaloi kufirin në mesnatën e 30 tetorit, për 3 ditë e kanë rrahur dhe e kanë torturuar”- tha gazetari. 

Ndryshe nga çfarë u bë e ditur nga Policia e Shtetit, se Dyrmishi kërkoi vetë që të dorëzohej tek autoritetet greke, Hoxha zbuloi se në momentin që Dyrmishi është vetë dorëzuar në policinë e Vlorës ka marrë sigurinë nga vetë Drejtori i Policisë se nuk do të ekstradohej në Greqi pa mbërritur më parë dosja e tij. Sipas Hoxhës, Dyrmishit i ishte thënë se do ta nisnin drejt Tiranës, por në Levan furgoni i policisë është kthyer drejt Gjirokastrës dhe më pas në Kakavijë ku dhe ju është dorëzuar autoriteteve greke.

Ai rrëfeu gjithashtu se policët shqiptarë kanë bërë një tjetër shkelje të rëndë në kufi, pasi kanë firmosur ata në emër të Dyrmishit, sikur ky i fundit po kthehej me dëshirë në Greqi. Të gjitha këto informacione, gazetari tregoi se i ka siguruar pas telefonatës që ka realizuar me vetë Dyrmishin.

“Dje më ka kontaktuar Spartak Dyrmishi dhe më ka treguar të gjithë histori. Dyrmishi më bëri me dije se u dorëzua me mirëbesim, i thanë do të çojmë në Tiranë, por kur kanë ardhur në Levan furgoni është kthyer për Gjirokastër, dhe i kanë thënë do të bëjmë një verifikim në Kakavijë. Pasaportën e kanë patur policët, dhe është kaluar në kufirn grek pasi një polic ka firmosur sikur ai po shkonte me dëshirë në Greqi. Pasaporta është firmosur nga një oficer i Shqipërisë. Zyrtarisht figuron sikur Dyrmishi ka hyrë vetë në Greqi, çmenduri. Ai u është dorëzuar grekëve me pranga, grekët e kanë firmosur sërish vetë hyrjen e tij”, tha Hoxha.

Spartak Dyrmishi është autor i një përdhunimi dhe disa sulmeve në Athinë. Sipas personave që e njihnin nga afër, 45-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë. Ai u arratis nga Greqia e u fsheh për pak kohë në Greqi. Dyrmishi u arrestua pak ditë më parë nga policia e Vlorës e më pas u bë ekstradimi i tij në Greqi, aty ku u dënua me burg.

artan hoxha spartak dyrmishi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet