17 Tetor 2025, 09:52
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur dy mjekë obstetër të maternitetit “Koço Gliozheni”, Ervis Vata dhe Aida Hoxha, pas hetimeve mbi ngjarjen e rëndë që çoi në vdekjen e një foshnje gjatë lindjes. Sipas dosjes hetimore, ngjarja ndodhi gjatë një lindjeje të komplikuar, ku mjekët përdorën forcepsin, një instrument obstetrik që përdoret në raste emergjente, kur lindja natyrale nuk përparon ose kur është tepër vonë për ndërhyrje me prerje cezariane.
Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se vdekja e foshnjës ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të rënda të shkaktuara gjatë përdorimit të forcepsit, duke ngritur dyshime për pakujdesi dhe mosrespektim të protokolleve mjekësore.
NJOFTIMI:
Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 2 mjekë gjinekologë për ‘Neglizhëncë në trajtimin mjekësor’, mosveprimi në kohë çoi në humbjen e jetës së të sapolindurës
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe merr të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit ‘Koço Gliozheni’, shtetasit E.V. dhe A.H. për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’, parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të realizuar mbi procedimin penal nr.6713, të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z. pasi humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes, dhe nga aktet e ekspertimit doli qartë se vdekja e foshnjës erdhi si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes, të shkaktuara nga përdorimi i forcepsit, një mjet që përdoret zakonisht në lindjet e vështira, kur lindja natyrale nuk përparon ose kur është tepër vonë për ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, dëmtimet që çuan në shok traumatik hemorragjik të foshnjës, nuk janë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë direkte e mungesës së ndërhyrjes në kohë, që do të kishte shmangur përdorimin e forcepsit nëse lindja do të ishte bërë me seksio cezarian, siç ishte planifikuar paraprakisht.
Mosveprimi i të pandehurve, mjekes që u kujdes në procesin e shtatëzanisë si dhe mjekut roje të gatshëm, në kundërshtim me detyrimet e tyre profesionale, kanë qenë faktori vendimtar që çuan në zhvillimin e një procesi të rrezikshëm të lindjes, i cili përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një fëmije të sapolindur./ Dosja.al
koco glozheni ervis vata aida hoxha
Aktualitet
17 Tetor 2025, 09:49
M.L
Foto ilustruese
ANGLI- Dy persona janë dënuar për kontrabandën e një grupi burrash shqiptarë në një marinë n&e...
Aktualitet
17 Tetor 2025, 09:37
M.L
Foto ilustruese
Mbrëmjen e kaluar, në fasadën e ish-hotelit “Vollga”, janë ekspozuar rreth 120 foto të skanuara, q&eum...
Aktualitet
17 Tetor 2025, 09:25
M.L
Foto ilustruese
LEZHË- Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 62-vjeçar, i cili akuzohet se mbante në banesë...
Aktualitet
17 Tetor 2025, 09:22
M.L
Foto ilustruese
Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për pr...
Aktualitet
17 Tetor 2025, 09:05
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Një konflikt i rëndë mes tre personash ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ...
Aktualitet
17 Tetor 2025, 08:32
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Pasi Gjykata Kushtetuese u vendos në lëvizje nga kërkesa e Presidentit të Republikës për të inte...
Aktualitet
17 Tetor 2025, 08:21
M.L
Foto ilustruese
LEZHË- Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i dyshuar si autor i vjedhjes së nj...
Aktualitet
17 Tetor 2025, 07:40
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi Filipinet jugore, tha Sh&eum...
Aktualitet
17 Tetor 2025, 07:34
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Kryeqyteti shqiptar pritet të mbushet sot me thirrje për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtris&eum...
Aktualitet
17 Tetor 2025, 07:18
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Në pikun a verës të huajt zgjodhën kryeqytetin. Statistikat e strukturave akomoduese tregojnë se të h...