LIVE UPDATES
Aktualitet

“E ka bërë babai!” Ndërtojnë shtëpi bashkë, vëllai e zapton dhe nxjerr të tjerët

Problemi nisi, kur Leonardi aplikoi tek Aluizni për të tre vëllezërit, por kuptoi se Edmondi kishte aplikuar më parë vetëm në emrin e vet.

7 Mars 2025, 21:28 Nga N.F
“E ka bërë babai!” Ndërtojnë shtëpi
Foto

ELBASAN- Emisioni “Stop” ndodhet në Elbasan, për problemin e krijuar për shkak të një ndërtese 4 katëshe. Leonard Niçe tregon se është trashëgimtar i Pavlinës dhe Jorgjit, të cilët kishin 6 fëmijë. Të gjithë fëmijët ranë dakord, që ta shembnin shtëpinë e vjetër për të ngritur të renë, për të cilën bëhet edhe konflikti.

“Një padrejtësi për kaq vite nga Policia e Shtetit për një objekt 4 katësh ku kam kontribuar bashkë me vëllezërit. Jemi 6 fëmijë dhe të gjithë kemi jetuar këtu kur ka qenë banesa vetëm 1 katëshe. Në vitin 2000 është shembur shtëpia dhe është bërë një banesë 4 katëshe. Për katin e parë ramë dakord që ta bënim lokal dhe ta shfrytëzonim si lokal. Në katin e dytë do të rrinte vëlla Edmond Niçe, në katin e tretë do të jetonte mamaja ime Pavlina Niça me nusen e vëllait dhe fëmijët e vëllait Arjan. Kurse në katin e katërt Leonard Niça, që unë nuk banoj në atë kat. Nuk lejohet më thonë dhe më mohohet kontributi që unë kam dhënë në lokal”, tha denoncuesi.

Fëmijët vendosin, që katin e parë ta bënin lokal për të punuar të gjithë dhe sipër do të banonin. Njëri prej vëllezërve, Edmondi mori 45 milionë Lekë kredi që u shlye me punën e të gjithëve. Problemi nisi, kur Leonardi aplikoi tek Aluizni për të tre vëllezërit, por kuptoi se Edmondi kishte aplikuar më parë vetëm në emrin e vet.

“Unë jam viktimë e kësaj pune sepse paraja që merreshe nga lokali shkonte për të larë kredinë, sado që lokali ishte në emrin tim. Nuk donin të merrnin për katin 4 sepse thoshin që nuk ka rënë puna, u detyrova mora një kredi 18 milionë, kam ndërtuar çatinë bashkë me një pjesë të suvatimeve. Mbaroi kredia mua nuk mu lejua më, pavarësisht se unë kisha taksirat sepse më vdiq ime shoqe dhe s’kisha mundësi të hyja në shtëpi. Pas 5 viteve që doja të hyja në shtëpi nuk mu lejua, sepse më thanë që nuk ke kontribuar. Të gjithë kontributin e merrte sikur e kishte paguar im vëlla. Unë jam trashëgimtar, por këtu ka rol dhe policia. Në polici kemi një nipçe, Dorian Panganika, që mban anën e Edmondit”, tregoi më tej denoncuesi.

“Stop” pati një komunikim me ish-shefin e krimeve në polici, Dorian Panganika.

Ish-shefi i krimeve Dorian Panganika: Janë bërë veprimet nga ana e specialistëve dhe punonjësit e policisë, konform procedurave ligjore, asgjë më tepër!

Gazetarja: Ju si ish-shef krimesh këtu sepse tani më kanë thënë që keni lëvizur në Cërrik keni mbajtur një qasje subjektive, pra duke mbrojtur njërën palë dhe jo tjetrën.

Ish-shefi i krimeve Dorian Panganika: Unë s’jam bërë asnjëherë i anshëm dhe për këtë mund t’ju a vërtetojë kushdo nga punonjësit.

Në këtë pikë, Leonardi u akuzua për falsifikim firme akuzë për të cilën e çuan në prokurori. Ndërkohë procesi i legalizimit nga fëmijët pezullohet. Nga ajo kohë deri më sot Leonardi nuk lejohet të futet në katin e tij.

“Në vitin 2015 unë aplikoj për legalizimin e banesës me të 3 emrat, timit dhe të 2 vëllezërve. Ndërkohë që unë bëj aplikimin del që im vëlla për të gjithë objektin në emrin e vet, na ka përjashtuar të 2 ne të tjerëve. Për këtë gjë pati përplasje dhe për këtë mua më akuzon sot prokuroria më falsifikim firme. Ka shkuar në gjykatë si çështje që nga viti 2021 dhe asnjë nuk e merr përsipër, dosja fle në gjykatë që nga 2021 e deri më sot. Prona është e babait, investimi është i joni dhe unë nuk lejohem që të hy në shtëpinë time. Më kanë akuzuar sikur kam dashur t’i gjuaj sime kunate me kazmë. Sa gjej derën hapur për të hyrë në shtëpi, vjen policia e më shoqëron në komisariat”, tha Leonard Niçe.

Në prezencë të kameras Leonard Niçe shkon në shtëpi, por nipi dhe kunata e përzënë.

Nipi: Urdhëro! 

Xhaxhai: Hape një çikë derën, se do hyj në brenda në shtëpi! 

Nipi: Tani më vjen keq! Kur të bëhen gjyqet! 

Xhaxhai: Do më hapësh derën, se unë jam çun shtëpie!

Nipi: Jo, më vjen keq! Domethënë, po të drejtohem ty, se bashkë kemi bërë muhabetet! 

Nusja: Unë jam nusja, jam njësoj si mami jot! 

Xhaxhai: Jam unë i zoti i shtëpisë. 

Nusja: Sa vjeç ke qenë ti Jorgji kur është bërë shtëpia? 

Nipi: Zonjë, e ka bërë babai im! 

Nusja: Atëherë? 

Xhaxhai: Nuk e ka veç babi tat! Po ta dha gjyqi ty masanej dal unë ani. 

Nipi: Jo, jo të lutem! Të bëhet gjyqi edhe shikojmë. 

Xhaxhai: Jam unë çuni i Jorgji Niçes këtu, nuk je ti! 

Nipi: Këtu jetoj unë për momentin!/ TvKlan

leonard niçe elbasan

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen