LIVE UPDATES
Aktualitet

'E konsiderojnë biletë për dalje nga mjerimi' analiza e DW: Në Ballkanin Perëndimor pas anglishtes, gjuha gjermane është kryesore

Për shumë njerëz, veçanërisht ata në Ballkanin Perëndimor, njohja e gjuhës gjermane është bileta për në tregun e punës atje

14 Korrik 2023, 16:14 Nga k.m.
'E konsiderojnë biletë për dalje nga mjerimi' analiza e
Foto ilustruese

Për miliona njerëz anembanë botës, anglishtja është bërë një lloj “lingua franca” e re, pra gjuha që ata përdorin për të komunikuar me njerëz jashtë gjuhës së tyre amtare. Në botën e globalizuar dhe të digjitalizuar të kanaleve të shumta të komunikimit dhe ekonomive të ndërthurura ngushtë globalisht, njohja e gjuhës angleze është e vetëkuptueshme, mbi të gjitha në botën e biznesit dhe tek të rinjtë. Me këtë gjuhë ata mund të komunikojnë në të gjithë botën, pavarësisht se ku janë apo ku janë duke udhëtuar.

Prandaj, nuk është për t’u habitur që edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP), anglishtja është kudo gjuha e parë e huaj që mësohet në shkolla. Por menjëherë pas saj në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë (B-H), Kroaci apo Serbi dhe vende të tjera të BP, është gjermanishtja ajo që mësojnë shumë njerëz. Këtë konfirmon në një intervistë për DW edhe Benjamin Hexhiç, këshilltar për arsim i ministrit federal në B-H dhe kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Profesorëve të Gjuhës Gjermane IDV.

Duke folur për situatën në Bosnjë-Hercegovinë, ai thotë se “ka pasur përpjekje për të futur gjuhën ruse, turke, arabe e madje edhe kineze, si gjuhë të dytë. Por të gjitha këto ishin projekte të vogla rreth të cilave u mblodhën vetëm pak studentë. Në shumicën e rasteve, anglishtja është gjuha e parë e huaj, ndërsa gjermanishtja e dyta. E për ata që studiojnë të tretën, në disa gjimnaze, atëherë është frëngjishtja.”

Ka disa arsye pse të rinjtë mësojnë gjermanishten, thotë Hexhiç, por më e rëndësishmja është ajo ekonomike: “Gjuha gjermane është mbizotëruese në mesin e të rinjve dhe atyre që duan të studiojnë dhe të punojnë diku në një zonë gjermanishtfolëse. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Evropën Juglindore, por edhe për disa vende të tjera, si India apo Afrika Sub-Sahariane. Ata mësojnë shumë gjermanisht atje, sepse është një lloj bilete për të dalë nga mjerimi dhe për një botë më të mirë.”

Statistikat tregojnë se 50,000 deri në 60,000 të rinj largohen vetëm nga B-H çdo vit, shumë prej tyre në Gjermani, Austri apo Zvicër. Kjo është sa një qytet i vogël në B-H çdo vit. Problemet janë serioze, paralajmëron Hexhiç: “Dalja e të rinjve nga Kroacia, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina është shumë e madhe. Na vjen mirë që gjermanishtja po mësohet, por do të donim që mësimi i gjuhës të mos jetë vetëm në një drejtim. Do të donim që ajo të jetë si një shkëmbim kulturash, që ne mund të jetojmë më mirë edhe në Ballkan dhe jo të vijmë në Gjermani për të jetuar më mirë. Do të doja që të rinjtë që vijnë këtu dhe fitojnë kompetenca, dhe më pas të kthehen në vendet e tyre, që të ketë lëvizshmëri dhe shkëmbim kulturor, sepse kështu mund të ndërtojmë një botë më të mirë.”

Megjithatë, nuk qëndron gjithmonë vetëm motivi ekonomik pas dëshirës për të mësuar gjermanishten. Në Kroaci, Serbi apo Bosnjë-Hercegovinë, që nga koha e Austro-Hungarisë, ka pasur lidhje të shumta familjare me Gjermaninë apo Austrinë. Kultura gjermane perceptohet si e rëndësishme dhe interesante, e kjo u forcua më tej gjatë luftërave të viteve 1990.

Në atë kohë, rreth 800,000 njerëz u larguan vetëm nga B-H, shumica e tyre në vendet gjermanishtfolëse. Shumë prej tyre janë kthyer në vendlindje dhe kanë sjellë me vete edhe gjuhën gjermane, thotë Hexhiç: “Ka shumë lidhje familjare dhe miqësie, njerëzit kanë nevojë të komunikojnë në gjermanisht – nuk janë vetëm arsye ekonomike dhe afariste. ”

Të mësuarit e një gjuhe gjithmonë ka të bëjë me njohjen e kulturës që shfaqet në atë gjuhë. Dhe këtu, në shkallë globale, gjuha gjermane është nën presion të madh nga anglishtja, e cila dominon kulturën bashkëkohore – muzikën pop, filmat apo video-lojërat. Dhe nuk duhet të anashkalojmë faktin se ka gjuhë botërore me një numër kaq të madh folësish – si, për shembull, kinezishtja ose spanjishtja – që në krahasim me to, gjuha gjermane është në të vërtetë e vogël. Në të gjitha këto gjuhë, sigurisht që përhapet edhe kultura.

Por në zonën e Ballkanit Perëndimor, gjermanishtja ende perceptohet si një gjuhë e madhe dhe e rëndësishme.

“Edhe pse në ditët e sotme është e vështirë të përcaktosh qarqet kulturore dhe të dallosh se nga vjen ndikimi. Por në vendet e Ballkanit Perëndimor, prania e kulturës gjermane apo austriake është e dukshme në jetën e përditshme”, thotë Hexhiç dhe shton: “Është e vështirë të thuash qartë se cilli është shkaku kryesor, por gjermanishtja ka hyrë në B-H si pjesë e kulturës. Është e pamohueshme që vendi është i orientuar drejt Evropës, drejt Perëndimit dhe drejt zonës gjermanishtfolëse. Kjo është e qartë edhe në media, duket nga mënyra e veshjes, zinxhirët e blerjeve… Ky ndikim është i madh.”

Deri në vitet 1980, në zonën e Ballkanit Perëndimor, por edhe gjetkë në botë, metoda e përkthimit gramatikor të mësimit të gjuhës ishte mbizotëruese: rregullat gramatikore dhe leksiku mësoheshin përmendësh, praktika konsistonte kryesisht në praktikimin e përkthimit. Megjithëse bënte të mundur leximin dhe shkrimin në një gjuhë të huaj, përdorimi aktiv i saj shpesh ishte shumë i kufizuar.

Kjo ka ndryshuar ndërkohë, shpjegon Hexhiç: “Sot, mësuesit përdorin media të ndryshme audio-vizuale dhe një qasje induktive. Ata flasin me nxënësit, duke u përpjekur t’i afrojnë ata me origjinalitetin e gjuhës. Është e vështirë të zotërosh gjuhën nëse nuk ke kontakt, nëse nuk e flet ate. Mediat janë shumë të rëndësishme. Kemi gjithnjë e më shumë studentë që mësojnë gjermanisht duke parë seriale ose duke dëgjuar muzikë. Mësimi fokusohet në bisedën me studentët në gjermanisht.”

Programi i mësimit të gjuhës së DW i ndihmon mësuesit në këtë. Kjo, thekson Hexhiç, është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për gjuhët e vogla: “Është shumë e dobishme që DW, në pjesën që merret me mësimin e gjuhës, të ketë përmbajtje edhe në gjuhën boshnjake. Kjo është shumë e rëndësishme për një gjuhë kaq të vogël.”

Përveç kësaj, thotë Hexhiq, programi i leximit të ngadaltë është shumë i suksesshëm. “Në disa vende, nuk përdoret vetëm për të mësuar gjuhën, por edhe për të praktikuar përkthimin simultan. Këto përmbajtje janë shumë të mirëseardhura për ata që duan të mësojnë gjuhën,” thekson Benjamin Hexhiç, kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Profesorëve të Gjuhës Gjermane IDV./DW

gjuha e huaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj