LIVE UPDATES
Aktualitet

E lënë në ‘mëshirë të fatit’! 8 sfidat e bujqësisë më 2025

Për të ushqyer një popullsi kaq në rritje, prodhimi i ushqimit deri në vitin 2050 duhet të rritet me 70%. Në Shqipëri, mungesa e financimit, rritja e kostove të inputeve, mungesa e fuqisë punëtore, ndryshimet klimatike po i ndesh fermerët me pamundësinë e rritjes dhe përmirësimit të prodhimit, rritjen e fitimeve dhe mbrojtjen e mjedisit, gjë që është sfida e sotme.

18 Janar 2025, 21:51 Nga I.A
E lënë në ‘mëshirë të fatit’! 8 sfidat
Foto Ilustruese

TIRANË- Objektivi botëror sot është rritja e prodhimit të ushqimit. Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Bujqësisë dhe Ushqimit FAO, popullsia e botës pritet të arrijë në 9.1 miliardë deri në vitin 2050, që është 34% më e lartë se në vitin 2023.

Për të ushqyer një popullsi kaq në rritje, prodhimi i ushqimit deri në vitin 2050 duhet të rritet me 70%. Në Shqipëri, mungesa e financimit, rritja e kostove të inputeve, mungesa e fuqisë punëtore, ndryshimet klimatike po i ndesh fermerët me pamundësinë e rritjes dhe përmirësimit të prodhimit, rritjen e fitimeve dhe mbrojtjen e mjedisit, gjë që është sfida e sotme.

Vërehet, që për herë të parë në dekada të tëra, bujqësia në vitin 2023 u përball me rënie të prodhimit kombëtar me – 0.69% dhe është e dukshme rritja e produkteve nga importi.

Bazuar në statistikat europiane, shikojmë një rritje të importeve të grupit të fruta-perimeve, mishit, qumështit dhe nënprodukteve të tyre.

Mungesa e buxheteve të qëndrueshme, pra injektimi i kapitaleve në gjithë zinxhirin bujqësor kanë sjellë një rënie të prodhimit bujqësor, rënie të cilësisë së prodhimit primar, rritje të produkteve nga importi.

Buxheti i vitit 2025, në shumën 14.6 miliardë lekë, është vetëm 4.8% më i lartë në krahasim me vitin aktual, ndërkohë që sfidat e Integrimit Europian janë detyruese për Ministrinë e Bujqësisë (Kapitujt 11, 12 dhe 13), dhe mungesa e aksesimit të fondeve të IPARD-it duhet t’i jepnin një tjetër dimension financiar dhe profesional bujqësisë shqiptare.

Cilat janë sfidat e bujqësisë shqiptare ndaj integrimit europian?

Bazuar në Raport-Progresin e Komisionit Europian të vitit 2024, rezultojnë një sërë detyrimesh që Ministria e Bujqësisë duhet të zbatojë me rigorozitet, të detajuara si më poshtë:

1). Kapitulli 11. Rimodelimi i AZHBR-së, ngritja e kapaciteteve dhe sistemi i mbikëqyrjes për të siguruar përdorimin transparent të fondeve të IPARD-it. Ngritja e sistemit të identifikimit të parcelave bujqësore (LPIS) kërkon një investim financiar dhe profesional nga autoritetet e Ministrisë së Bujqësisë. Kryerja e reformës së sistemit këshillimor bujqësor dhe ngritja e kontabilitetit të fermës (FADN). Ndërkohë, Organizimi i Përbashkët të Tregut (CMO) duhet të fillojë me legjislacionin për politikën e cilësisë, i cili duhet të jetë i përafruar me atë të BE-së.

2). Kapitulli 12. Ky kapitull lidhet me Sigurinë Ushqimore, Politikat Veterinare dhe Fitosanitare. Për sigurinë e përgjithshme ushqimore, kuadri ligjor ende nuk është në përputhje me Ligjin e Përgjithshëm të Ushqimit (rregullorja e kontrolleve zyrtare) dhe kërkon një përmirësim të menjëhershëm.

Parimi i transparencës duhet të zbatohet për sistemet zyrtare të kontrollit në përputhje me rregulloret (OCR).

Në politikën veterinare, legjislacioni kombëtar duhet të përmirësohet në përputhje me ligjin e BE-së për shëndetin e kafshëve.

Regjistri i kafshëve kërkon një përmirësim të ndjeshëm të kësaj platforme me shtesë informacioni mbi kafshët e tjera siç përmendet në ligjin e BE-së. Për politikën fitosanitare, Shqipëria duhet të miratojë ligjin e saj kombëtar për shëndetin e bimëve.

Cilat janë sfidat me të cilat bujqësia do të përballet gjatë vitit 2025?

1) Financimi. Bujqësia në Shqipëri konsiderohet si një nga sektorët kryesorë të ekonomisë, por për të rritur konkurrueshmërinë dhe produktivitetin e saj, kërkohet mbështetje financiare e vazhdueshme.

Aktualisht, Shqipëria shpenzon një përqindje relativisht të vogël të buxhetit të saj në bujqësi, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, duke përfshirë këtu sistemin bankar, subvencionet dhe grantet.

2) Kooperimi. Në Europë, bashkëpunimi nëpërmjet partneriteteve, sipërmarrjeve të përbashkëta dhe format e kooperimit në bujqësi kanë rezultuar me një fuqi më të madhe negociuese, akses më të mirë në teknologjinë e fermave, tregut dhe operacione, ndërkohë që në Shqipëri ende nuk ka modele të tilla.

3) Prioriteti, sfida e përshtatjes klimatike. Thatësira rekord, përmbytjet, zjarret dhe temperaturat teje të larta i detyrojnë fermerët të përshtatin praktikat e tyre, duke e bërë rrezikun klimatik një sfidë kryesore në bujqësi. Por kjo sfidë, kërkon mbështetje me incentiva, pra financim i drejtpërdrejtë për fermerët.

Mbjellja e kulturave të modifikuara gjenetikisht (GM) tashmë ka treguar se gjeneron rendimente më të larta dhe kërkon më pak pesticide, zvogëlon punimin e tokës, rënie të gazrave serrë në tokë dhe karbonit gjithashtu, gjë që kërkon trajnime profesionale me grupe fermerësh.

4) Rekrutimi i gjeneratës së re. Në botë, por edhe në Shqipëri, plakja e moshës së fermerëve është e dukshme, dhe përllogaritet që në fund të vitit 2033 do të kemi të pensionuar rreth 60% të fermerëve.

Brezi i ardhshëm i fermerëve ka nevojë për aftësi të teknologjisë së lartë në analizat e të dhënave të fermës, tregjeve, automatizimin dhe praktika të zgjuara ndaj klimës, gjë që kërkon përfshirjen e menjëhershme të të rinjve.

5) Kalimi në bujqësi rigjeneruese. Rritja e dixhitalizimit do t’i lejojë agrobizneset të masin gjendjen aktuale, të zbatojnë përmirësime dhe të sigurojnë të dhëna të sakta në agroteknikën e zbatuar. Kjo, së bashku me programet rigjeneruese të bujqësisë, do të luajnë një rol të madh për kalimin drejt prodhimit bujqësor më efikas, të qëndrueshëm dhe më elastik.

Bujqësia rigjeneruese synon zbatimin e praktikave që përmirësojnë shëndetin e tokës dhe nxjerrin emetimet e gazeve serrë nga atmosfera, në mënyrë që ato të mund të eliminohen në tokë. Në këtë proces, fermat bëhen prodhuese dhe fitimprurëse.

6) Përqafimi i teknologjisë. Inovacioni në bujqësi nuk është asgjë e re. Fermerët kanë inovuar në kohë teknologjinë, por në këtë kohë që jetojmë duhet të pranojmë se teknologjitë e gjeneratës së ardhshme kanë zgjeruar shkallën dhe shpejtësinë e pajisjeve bujqësore, automatizimin e proceseve, duke i lejuar fermat të jenë më produktive dhe fitimprurëse.

Në një mungesë të fuqisë punëtore, mekanizimi i bujqësisë është një domosdoshmëri.

7) Siguria ushqimore. Standardet e sigurisë ushqimore (standardet e ushqimit), standardet e marketingut (selektimi, ambalazhimi, etiketimi), vendosja e sistemit efikas të gjurmueshmërisë dhe rritja e cilësisë së certifikimeve në të gjithë zinxhirin e agrobiznesit do të jenë sfidat që bujqësia shqiptare do të ndeshet në vitin 2025.

Pjesë e sigurisë ushqimore është edhe ngritja dhe forcimi i laboratorëve të analizave të produkteve bujqësore dhe blegtorale në rajone potenciale të Shqipërisë.

8) Riformatim të shërbimit këshillimor në bujqësi. Në bujqësinë shqiptare kërkohet një ndërhyrje urgjente në rritjen e nivelit të shërbimit këshillimor bujqësor dhe infrastrukturën logjistike gjithashtu.

Shërbimi këshillimor luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e njohurive, të teknologjive të reja dhe të praktikave të qëndrueshme, që ndikojnë drejtpërdrejt në produktivitetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit./ Monitor.al

organizata botërore e bujqësisë fao

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën