LIVE UPDATES
Aktualitet

'E lidhën me zinxhir qensh'/ Dëshmia E PLOTË për vrasjen e porositur nga "Mamaja": Hiqeni qafe qenin, kur doli lajmi e shihte në ëndërr

Duke qenë se unë sapo kisha ardhur nga Italia dhe aso kohe kisha para, Besmiri më është afruar dhe kemi krijuar njohje dhe shoqëri me njëri-tjetrin. Besmiri punonte me një person tjetër që i thërrisin 'Faja' me origjinë nga Pogradeci ose Korça, për të cilin më pas kam mësuar se kishte qenë i dashuri i nënës së vetë, shtetases Marjeta Karaj.

16 Dhjetor 2022, 16:38 Nga k.m.
'E lidhën me zinxhir qensh'/ Dëshmia E PLOTË për
Marjeta Karaj dhe Menduh Kurt-Deda

Gazetasi.al po zbardh të plotë dëshminë e njërit prej të arrestuarve, Gazmir Ngota, që rrëfen se si e dhunuan viktimën në prani të mamasë së Besmir Karaj por edhe detaje se ku e blenë benzinën. 

“Unë jam kthyer nga Italia në Shqipëri në muajin shkurt 2017. Në Itali kam bërë punë të ndryshme krahu dhe më pas u ktheva në Shqipëri nëpërmjet lidhjeve shoqërore. Me çunat që rrija në lagjen Allias në Tiranë jam njohur me shtetasin Besmir Karaj. Ndër çunat që rrinin me mua dhe Besmirin kanë qenë Fatri Tota me origjinë nga Kukësi, shtetasi Mark Shejtani me origjinë nga Shkodra, shtetasi Ervis Deliu me origjinë nga Elbasani, dhe shumë tjerë emrat e të cilave nuk më kujtohen."

Të gjithë personat e sipërcituar ishin përdorues te lëndëve narkotike dhe kryesisht mbidheshim tek bar kafe 'Kënaqësia', në Allias në pronësi të shtetasit Besnik Masha. Gjatë darkave, takoheshim në lagje dhe shpesh herë frekuentonin dhe lokalin tjetër në pronësi të 'Çufes' që ndodhet përballë bar kafe 'Kënaqësia', afër karburant Kastrati-it, në Allias.

Duke qenë se unë sapo kisha ardhur nga Italia dhe aso kohe kisha para, Besmiri më është afruar dhe kemi krijuar njohje dhe shoqëri me njëri-tjetrin. Besmiri punonte me një person tjetër që i thërrisin 'Faja' me origjinë nga Pogradeci ose Korça, për të cilin më pas kam mësuar se kishte qenë i dashuri i nënës së vetë, shtetases Marjeta Karaj.

Nga Besmiri kam mësuar se nëna e tij drejtonte një fondacion, ndërsa vetë Besmiri punonte si shofer, me makinën e Fajes, të markës Ford Focus me ngjyrë jeshile dhe e shoqëronte atë për shpërndarjen e produkteve të ndryshme ushqimore. Në tre apo katër raste edhe unë kam udhëtuar se bashku me Besmirin, Marjetën dhe Fajen, me automjetin e tij Ford Focus, në qytet Durrës, FushëKrujë etj.

Rreth dy muaj pasi isha kthyer në Shqipëri, ku muaji dhe data e saktë nuk më kujtohet, unë kam qenë tek magazina e Besmirit, që ndodhej mbrapa konviktit nr 1 të Shkollës së Bashkuar Tiranë dhe ndërsa po qëndronim, kemi pirë verë të hapur me turshi.

Rreth orës, 01:00 të mëngjesit mua më mbaruan cigaret dhe shkova për të blerë një paketë cigare tek një kioskë, tek kryqëzimi i Varrit të Bamit, që qëndron hapur 24 orë. Ndërsa po kthehesha, disa metra pa mbërritur tek magazina, Besmiri është afruar me mjetin tip Ford Focus dhe më tha: 'hajde hip, të bëjmë një xhiro'.

Ndërsa po qarkullonim nëpër rrugica, afër një tregu fruta perimesh në Xhamllik, Besmiri pa një person të seksit mashkull duke ecur në këmbë dhe menjëherë ndaloi makinën, pasi tha se e njihte.

Për mua ishte hera e parë që e shikoja këtë person, por kujtoj që Besmiri i thërriti në emër, “Mendu” dhe pasi i futi krahun e mori në makinë.

Kujtoj që personi në fjalë ishte i madh në moshë, mbi 65 vjeç dhe mbaj mend që kishte konsumuar alkool. Gjatë rrugës, në automjet Besmiri filloi që t’i bënte Mendus presion, duke i thënë: ‘kam kaq kohë që të kërkoj, shiko çfarë kam për të bërë’ dhe gjëra të tjera të kësaj natyre.

Më pas, Besmiri mori në telefon nënën e tij, Marjetën dhe i tha: ‘kam gjet Mendun, e kam me vete me makinë dhe hajde tek Kastrati, që të flasësh vetë me të.  

Kemi vazhduar rrugën me makinë dhe pasi mbërritëm tek Karburant Kastrati në Allias, makinën Ford Focus e futëm në parkingun, pas pishinave të kompleksit Las Palmas, në pronësi të Cufes të cilin unë e njoh që fëmijë si banor të zonës.

Besmiri zbriti nga makina Mendun dhe menjëherë nisi ta qëllonte me shpulla, duke e sharë dhe ofenduar, ndërkohë që ky i fundit nuk reagonte pothuajse fare, vetëm qeshte, pasi si duket ishte në gjendje të dehur.

Pas pak çastesh aty ka ardhur Marjeta, e cila e acaruar i bërtiste Mendus, duke i thënë: ‘prej teje më vdiq vëllai, duhet të më kthesh menjëherë lekët, nga ku unë kuptova që Mendui, i kishte lekë borxh Marjetës. Menduja, i thoshte: ‘nuk kam asnjë lek borxh, dhe vetëm qeshte dhe kjo sjellje e tij ka acaruar Marjetën dhe Besmirin, i cili filloi që ta qëllojë Mendun, me grushta e shkelme, ku si pasojë ky i fundit është rrëzuar në tokë dhe nuk po ngrihej më pasi ishte moshë e thyer.

Besmiri dhe Marjeta u larguan disa metra me tutje, dhe për disa çaste biseduan vetëm për vetëm me njëri-tjetrin. Pasi unë jam afruar pranë tyre Besmiri më tha shprehimisht: ‘sa burg rrezikojmë o Gaz’.

Unë i thashë: ‘nuk e di, shumë kemi për të rrezikuar nëse i ndodh diçka e keqe. Në vijim Besmiri pyeti Marjetën ‘çfarë të bëjmë’ dhe ajo i tha shprehimisht ‘hiqeni qafe , sepse nuk i bie njeriu mendja por këtë’.

Pas këtij momenti Marjeta u largua në këmbë në drejtim të banesës së saj, ndërsa Besmiri dhe unë ngritëm për krahësh Mendun dhe e futëm atë në sendilen e pasme të mjetit tip Ford Focus me ngjyrë jeshile, targat e të cilit nuk i mbaj mend. Pasi vazhduam lëvizjen Besmiri më tha: ‘do ta çojmë mbrapa Dajtit qenin’, ndërsa unë s’është se bëra ndonjë reagim, pasi mendova se Besmiri thjesht po i bente presion Mendus.

Ky i fundit, megjithëse ishte koshient, nuk bënte asnjë reagim.

Tek karburat Gega Oil, në vendin e quajtur Kafja e Rremës, Besmiri ndaloi mjetin dhe më tha ‘zbrit merr benzin’ dhe më dha në dore dy bidona të vegjël 05 mil që mbante në makinë. Besmiri më dha lekët që bleva benzinë, dhe vazhduam rrugën në drejtim të Shkallës së Tujanit, deri sa arritëm në Kodër Shupal. 

Ishte shume errësirë dhe gjatë rrugës nuk jemi hasuar/shkëmbyer me asnjë automjet apo person tjetër. Në vendin e quajtur Kodër Shupal, Besmiri ndaloi makinën, bashkë zbritëm nga makina Mendun, duke e mbajtur për krahu dhe e mbështetëm Mendun në trungun e një peme që ndodhej disa metra më poshte, në anë të rrugës.

Besmiri e lidhi Mendun në trungun e një peme me zhinxhirë që mbante në makinë, me qëllim që ai të mos lëvizte dhe e spërkati me benzinë, nga koka tek këmbët, ndërkohë që Menduja në atë moment vetëm rënkonte. Besmiri nxorri nga xhepi një mjet ndezës çakmak, dhe i vuri flakën Mendus, i cili menjëherë u përpi nga zjarri. Unë jam shokuar, pasi nuk e prisja një veprim të tillë dhe menjëherë kam shkuar tek makina dhe bashkë me Besmirin që ishte në drejtim të tij, jemi kthyer për në Tiranë.

Gjatë rrugës unë jam bërë keq, dhe i kam thënë disa herë Besmirit ‘çfarë bëre kështu, unë jam familjar, do më lesh fëmijët rrugës’, dhe ai më ka thënë  ‘mos u bë merak, se do e mbaj unë përsipër, fajin që kam bërë.’

Atë natë Besmiri më la tek Karburant Kastrati në Allias, dhe më tha që të shkoja në shtëpi, ndërsa ai vetë do të lante makinën në lavazh. Pasi jam futur në shtëpi, unë e kam përjetuar shumë keq këtë ngjarje, por gjithsesi nuk jam shprehur tek persona te tjerë.

Të nesërmen e ditës, unë s’i kam besuar vetes që kam kryer një veprim të tillë dhe që nga ai moment kam filluar që të pi gjithnjë e më shumë alkool, për ta kaluar këtë ngjarje. Dy apo tre ditë pas ngjarjes unë kam takuar Besmirin tek lokal “Kënaqësia” dhe nga bisedat tona kam kuptuar se dhe ai e kishte përjetuar shumë keq. Kujtoj se pasi kufoma është gjetur në Kodër Shupal, dhe lajmi ka dalë në media Besmiri e ka përjetuar dhe më thoshte që Menduja i del në ëndërr çdo natë. Të njëjtin përjetim kam patur dhe unë. Më pas, unë jam mbyllur në vetvete dhe kam shkëputur çdo lloj komunikimi si me Besmirin ashtu edhe me Marjetën. Sqaroj se, unë e kam menduar disa herë që të dorëzohem në polici dhe të shpjegoj faktin që ka ndodhur, kam qenë në dilemë që të dorëzohem ose jo, duke menduar që kam dy fëmijë të mitur për të rritur. Kjo është dhe arsyeja që në datë 24.10.2022 ku pasi më ka thërritur policia unë jam larguar nga vendi i punës ku punoja si shpërndarës picash dhe nga banesa, pasi shoku im Fatri Tota më tregoi se e kishin pyetur në polici në lidhje me këtë ngjarje”, thotë njëri nga të arrestuarit që e zbërtheu skëmën e krimit të rëndë.

Agjentët tregojnë më tej për Gazetasi.al.

“Në këtë vend ata e kanë lidhur të ndjerin me një zhinxhir si ato që përdoren për lidhjen e qenve pasi e kanë spërkatur me benzinë dhe kanë ushtruar ndaj tij presion për kthimin e borxhit Marjetës.

Në kushtet kur shtetasi Menduh Kurt-Deda ka mohuar borxhin ndaj mamasë së shtetasit Besmir Karaj, shoku i shtetasit Gazmir Ngota, i ka vënë flakën me anë të një mjeti ndezës (çakmak), dhe si pasojë trupi i Menduhit është përfshirë nga flakët.

Pasi kanë kryer këtë veprim Besmiri dhe shoku i tij janë larguar prej aty”, kështu e përshkruan prokuroria e Tiranës për Gazetasi.al skenën makabre të ekzekutimit të Dedës, trupi i të cilit u gjet i shkrumbuar në Kodër Shupal.

Në fashikull përmendet se në datë 16.05.2017, në vendin e quajtur Kodër Shupal, Njësia Administrative Zall Bastar Tiranë, në një pyll të dendur me pemë dhe shkurre, është gjetur nga shtetasi K.M kalimtar i rastit) një kufomë e seksit mashkull, e djegur. Shtetasi në fjalë ka qenë me bageti në Kodër Shupal, dhe në një moment ka dëgjuar qentë që lehnin në mënyrë të pazakontë dhe ka shkuar drejt tyre.

“Rreth 200 m larg vendit ku ai gjendej, ka konstatuar qentë të lehnin pranë një peme ku gjendej një trup i djegur dhe i gjymtuar. Në këtë situatë, ky shtetas ka njoftuar menjëherë shërbimet e policisë të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes”, deklaron policia e cila u mor me zbardhjen e këtij krimi për të cilin u deshën një sërë ekspertizash.

“Për hetimin e kësaj ngjarje është vendosur kryerja e ekspertimit tekniko - kompjuterik për pajisjen USB, gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes, kryerja e ekspertimit mjeko ligjor te kufomës, kryerja e ekspertimit biologjik për zinxhirin, bidonin plastik 1.5 lt me mbishkrimin “Trebeshina”, dhe mbetjet e rrobave të gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes, kryerja e ekspertimit daktiloskopike vlerësues, kryerja e ekspertimit kimik dhe kryerja e ekspertimit biologjik vlerësues.”

Megjithatë identifikimi i viktimës qe i vështirë në kohë. Ekspertët tregojnë se e bazuan çështjen tek akt ekspertimi i protezës së gojës që kishte një kohë minimale prej 5 vitesh.

“Dt.14.07.2017, i një USB-je të djegur, gjetur në vendin a ngjarjes, ku ka rezultuar se, “USB-ja objekt ekspertimi nuk është në gjendje të rregullt teknike dhe për këtë arsye ekzaminimi i saj nuk mund të kryhet. Konstatohet se, është e dëmtuar nga zjarri dhe i janë këputur fijet lidhese ndërmjet bordit dhe portës lidhëse me kompjuterat USB-ja objekt ekspertimi nuk mund të ekspertohet pasi ajo mund të behet vetëm me metoden “Chip Off” e cila nuk aplikohet nga ky institucion”.. pikërisht me këto të dhëna akuza vendosi të rifillojë hetimet gjatë vitit 2021 duke urdhëruar zhvarrosjen e të ndjerit.

“Me konkretisht zhvarrosja e kufomës është bërë në prani të ekspertit mjeko-ligjor, ekspertit biolog si dhe ekspertit kriminalist nga ku gjatë hapjes së varrit ka rezultuar se, brenda arkivolit gjenden 3 (tre) qese plastmasi të vogla ngjyrë të bardhë, ku dy prej tyre janë të lidhura ndërsa tjetra e pa lidhur dhe brenda saj vërehet një qese ngjyrë të kuqe si dhe një qese e madhe ngjyrë e  bardhë e mbeshtjellë ku në krye të saj u fiksua një etiketë material palstamsi ngjyra e tejdukshme me mbishkrimin “dt.17.05.2017,i paidentifikuar, rast i gjetur në Dajt.

Pasi u hap qesja në pjesën e sipërme të saj, konstatohet një beze ngjyrë  kafe e errët me përmbajtje në brendësinë e saj, grumbull eshtrash ku konstatohet qartësisht prezenca e 1(një) kafkë, në dukje njeriu, eshtër shpatulle, brinjë dhe rruaza të kurrizit.

Në këto kushte, kufoma mbështillet me një çarçaf të bardhë dhe dërgohet për ekspertime të mëtejshme pranë Morgut, në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë.”

Pikërisht një sërë ekspertizash në njërën prej këtyre mbetjeve u krahasuan me adn e familjarëve që ishin vënë në kërkim të të afërmit për të cilin nuk kishin asnjë informacion.  Burimet tregojnë për Gazetasi.al se mbas përftimit të profilit gjenetik dhe identifikimit kanë nisur nga pyetjet. Njëri ndër ta është dorëzuar e ka folur thonë burimet ekskluzive të Gazetasi.al.

“Në vitin 2014 u njoha me shtetasen Marjeta Karaj, e cila ka qënë e punësuar si sekretare e një OJF-se me kryetar të ndjerin Menduh Kurt-Deda. Midis shtetaseve Marjeta Karaj dhe Menduh Kurt-Deda, ka patur mosmarrëveshje të vazhdueshme në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve te shoqatës”, thotë në dëshmi shtetasi F. S.

Më pas, për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve, shtetasja Marjeta Karaj, ka përfshirë djalin e saj Besmir Karaj, i cili në bashkëpunim me një person tjetër, lidhje e tij shoqërore në muajin maj të vitit 2017, e kanë marrë dhe hipur shtetasin Menduh Kurt-Deda në automjetin e markës Ford Fokus, përshkruajnë burimet e Gazetasi.al që u aktivizuan në hetime.

Njëri nga autorët pas krimit shfaqi ankth e pasiguri dhe nisi lëvizjet për t’u larguar nga Shqipëria. Në muajin tetor oficerët e policisë kryen një lëvizje taktike. Ata shkuan në shtëpinë e tij dhe i lanë një njoftim që të paraqitej në polici. Ai fiku telefonin dhe nuk u paraqit./GazetaSi

marjeta karaj menduh kurt-deda

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Dhjetor 2022, 15:36 F.M

Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK

Mbledhja e KLP TIRANË- Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit t...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj