4 Korrik 2022, 22:39
Nga k.m.
Haxhire Gurakuqi
“I gjithë Përrenjasi më mori në telefon. Më thanë; ‘S’dimë gjë që ke qenë biznesmene’”. Kështu deklaron në një intervistë për ‘News24’ e moshuara Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja e cila rezulton bashkë me një bashkëmoshtar të saj Thanas Çani, pronarë të një biznesi me vlerë 30 milionë euro, si pjesë e një kompanie qe bënte evazion fiskal me inceneratorët.
E moshuar tha për gazetarin Mario Merhori se ajo tërë jetën ka qenë ndihmësmjeke dhe se nuk kishte pasur kurrë një biznes. Madje ajo tregoi se shumë miq të saj në Përrenjas ishin çuditur, madje e kishin marrë në telefon për ta pyetur me habi se si qëndronte e vërteta.
“Kam pasur telefonata. I gjithë Përrenjasi më mori në telefon. Më thanë; ‘ç’është ky muhabet?! S’dimë gjë që ke qenë biznesmene. Ti ke qenë mjekja jonë’-më thanë. Më thanë; ‘mos ki merak se ne të besojmë’.”, pohoi e moshuara.
Mes të tjerash e moshuara tha se si puna e saj mund të ketë edhe persona të tjerë.
“I shkruajta dhe i thashë; kështu ma kanë bërë. S’kam marrë përgjigje nga Rama. I shkruajta me zarf dhe ia çova. Shkova në Poste me rekomande ia çova. I çova dhe drejtorit të Tatimeve, se; nuk jam biznesmene. As ai nuk mu përgjigj. Shkova dhe te këto Tatimet këtu te 9-Katëshet. Më ndihmuan, më dhanë; shko te drejtori të Stadiumi Dinamo. Shkova atje dhe s’më futën brenda fare. Më thanë; mos firmosje! Flisja me atë si roje aty. Ata më thanë se ishin të prokurorisë. Ju ktheva atyre dhe i thashë kështu, kështu; ata më thanë; O moj nënë, ti je viktimë. I thashë; ‘E di dhe vetë që jam viktimë’. Ça të bëj. Pështy përpjete më bie syve, pështy poshtë më bie kraharorit, t’i themi derrit dajë. Por i thashë; se lë me kaq, se do t’i hedh në gjyq. Ai Shina më vjen të shoh, që jam biznesmene, po ai është hajdut. Po të rrëmohet do ketë dhe të tjerë si puna ime! I ka futur ato dhe ndajnë lekët sëbashku.”, pohoi e moshuara./BW
haxhire gurakuqi skandali me evazionin fiskal
Aktualitet
4 Korrik 2022, 22:01
I.A
Te arrestuar
TIRANË- Në vetëm 6 muajt e parë të këtij viti policia ka sekuestruar rreth 1.2 tonë kanabis. Një fenom...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 21:47
I.A
Pamje nga ndjekja
TIRANË- Një drejtues motori është arrestuar ditën e sotme mga policia. Mësohet se motoristi bënt...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 21:31
I.A
Pamje nga ngjarja
KAVAJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kavajë-Rrogozhinë. Më...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 21:27
k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
SARANDË- Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e motit të ...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 21:22
k.m.
Pamje nga aksidenti
TEPELENË- Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në Ujin e Ftohtë ne Tepelenë, ku n...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 21:17
I.A
Pamje nga stervitja
LETONI- Trupat shqiptare kanë zhvilluar një stërvitje për përdorimin e armëve të vogla që do i ...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 21:21
k.m.
Sherif Mukaj
TIRANË- ADN-ja zbulon të vërtetën, trupi që u gjet i dekompozuar në Malin e Gramozit në vendin e quajtur &l...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 21:19
k.m.
Foto ilustruese
Pushuesit dhe banorët ankohen për prani të mushkonjave, të cilat këtë vit ende nuk janë spërkatur. ...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 19:51
k.m.
Pamje nga Shkodra
SHKODËR- Dalin pamje nga vendi i ngjarjes, ku 50-vjeçari qëlloi me armë zjarri një grup fëmijësh. Fa...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 19:48
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Zbulohen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë në Shkodër. 50-vjeçari ka goditur me qyt&eu...