LIVE UPDATES
Aktualitet

E rrëmbeu, e dhunoi dhe e mbajti peng. Agresori tradhëtohet nga fotografitë që i bëri specialistes së bashkisë

E rrëmbeu me makinë dhe duke e çuar në një vend malor, e detyroi të zhvishej e të kryente veprime të turpshme të cilat i fotografoi. Kjo situatë zgjati për gati gjashtë orë derisa e reja arriti të shkëputet prej tij e të kryejë telefonatën shpëtimtare.

4 Janar 2023, 15:15 Nga k.m.

E rrëmbeu, e dhunoi dhe e mbajti peng. Agresori tradhëtohet nga

TIRANË- Kjo është historia e një 30 vjeçareje e cila punon në zonën e Matit si specialiste për dhënien e ndihmës ekonomike. Ajo u përpoq të ndihmonte njërin prej tyre që pretendon se u rrit me prindër të divorcuar dhe në kushte të rënda ekonomike, por që në përfundim ai vetëm për vonesën ja shpërbleu në mënyrën më të tmerrshme.

E rrëmbeu me makinë dhe duke e çuar në një vend malor, e detyroi të zhvishej e të kryente veprime të turpshme të cilat i fotografoi. Kjo situatë zgjati për gati gjashtë orë derisa e reja arriti të shkëputet prej tij e të kryejë telefonatën shpëtimtare. Për Gazetasi.al u vendos në dispozicion dosja e rëndë, për të cilën në fund 50 vjeçari D.M u shpall fajtor për dhunë seksuale dhe për heqje të paligjshme të lirisë duke u dënuar me një total prej pesë vitesh. Ngjarja ka ndodhur në fshatrat e bashkisë Klos thuhet në dosje dhe agresori është një burrë i divorcuar që këmbënguli gjatë gjykimit se e reja po aktronte dhe se kishte hipur me dëshirën e saj në automjet.

Madje ai arriti deri aty saqë ngriti para gjykatës alibinë se 30 vjeçarja e sajoi të gjithë këtë gjë për t’u arratisur nga Shqipëria dhe për të përfituar azil në Evropë duke qenë se një histori të tillë nuk e falte askush në fshatrat e Klosit. 

Por 50 vjeçari u tradhëtua nga kqyrjet e policisë shkencore në telefonin e tij, ku vajza shfaqet e tmerruar në sediljen e pasme të makinës teksa ai e fotografon dhe ajo sekuencë pas sekuence duket e trembur teksa heq rrobat e në një çast shfaqet në këto fotografi në gjendje të lakuriqtë duke tentuar që të fshehë me duar pjesët intime.

30 vjeçarja identitetin e së cilës Gazetasi.al e disponon por nuk do ta bëjë publik së bashku me fshatin ku ndodhi ngjarja, thotë se i akuzuari D.M u paraqit herët në mëngjes në sportel për t’i kërkuar një certifikatë familjare për të aplikuar për ndihmë ekonomike si dhe i ka kërkuar që ajo ta ndihmojë në nxjerrjen e dokumentacionit përkatës.

Gjatë këtyre kërkesave në zyra ka patur edhe punonjës të tjerë që kanë parë se si e reja e orientoi dhe e ndihmoi për dokumentacionin. Kur ajo lëvizi nga zyrat në korridor u shkëmbye me 50 vjeçarin e divorcuar që e paralajëmëroi: Nëse pas aplikimit nuk dal fitues, gjej vend dhe futu.

Nuk fola fare – kujton 30 vjeçarja, dhe nuk e mora seriozisht”.

Pasi ajo mbaroi orarin zyrtar ka lëvizur në këmbë nga zyrat e bashkisë drejt shtëpisë së saj. Por gjatë rrugës i ka ndaluar tek këmbët një automjet tip mercedez benz, dhe sipas kallzueses pa se shofer ishte burri që kërkonte ndihmë ekonomike.

Mu drejtua me fjalët shefe dhe më tha a mund të vish ta marrësh fotokopjen e kartës së identitetit dhe m’u lut që ta sqaroja edhe njëherë për dokumentat. Mu lut t’i tregoja sa mund të zgjaste aplikimi dhe hapi derën e pasme duke mu lutur t’i shikoja ulur në makinë dokumentat”, deklaron në polici 30 vjeçarja.

E përkushtuar për ta ndihmuar, e reja ka hipur në makinë dhe ka nisur t’i studiojë dokumentat për të kuptuar nëse i kishte të gjitha apo jo.

“Sapo i thashë që i kishte në rregull dhe më duhet të largohesha e sakaq ai po më drejtohej me shefe, ai i dha gaz makinës me shpejtësi dhe u largua. Nisa të qaja dhe ju luta të më linte të lirë, por ai u përgjigj se më kishte në dorë dhe do bënte ç’të donte me mua”.

Specialistja detajon më tej udhëtimin e tmerrshëm drejt një fshati tjetër në Klos derisa kanë ndaluar në një zonë të pabanuar. 50 vjeçari i ka hequr telefonin dhe kur ajo tentoi të largohej, e ka goditur me grushta dhe e ka rrahur, shenja këto që konfirmohen edhe nga mjekësia ligjore.

“Më shtyu me forcë, më hoqi rrobat, më theu syzet dhe nisi të më kafshojë në të gjithë trupin. Këto veprime kanë zgjatur kohë dhe kam rezistuar, ai bëri veprime të turpshme me mua, dhe unë bëra rezistencë. E tmerruar e shtyja dhe sa herë e shtyja ai më rrihte dhe më tërhiqte nga flokët.

Bëri fotografi me pjesët intime në fytyrën time dhe duke më kërcënuar me një thikë më fotografonte”, shpjegon e reja tmerrin.

Në këtë moment kur ka parë se fuqitë po i shteronin dhe se mbrëmja po afronte ajo i është lutur rrëmbyesit që ta lërë sa të kryente nevojat personale dhe se pas kësaj ai mund të bënte çfarë të donte me të.

“Kur D. shkoi të më sjellë ujë ishte ora rreth 19.00 dhe rrëmbeva telefonin e tij që kishte rënë në sedilje dhe telefonova mamanë time, ishte i vetmi numër që mbaja mend. I thashë vendin ku mund të isha dhe i thashë emrin e njeriut që më rrëmbeu”, përmendet në dosjen që Gazetasi.al ju vu në dispozicion.

“Ai më gjeti në telefon dhe më tha do të qr, më pyeti kë kisha telefonuar dhe më njoftoi se edhe sikur goca e tij të vdiste ai nuk rrinte pa më bërë gropën për mashtrimin që i bëra.

Më tha i bëre gropën vetes. Më tha më mirë të kisha kryer marrëdhënie me të se sa në atë moment do njoftonte dhjetë të tjerë që do më përdhunonin në grup”.

Fotografitë ku 50 vjeçari e tërhoqi zvarrë duke e nxjerrë nga makinë e duke e përplasur në tokë evidentohen si prova të dhunës barbare që ai ushtroi ndaj saj.

“Gjatë kohës që kryente këto veprime e shikova që piu një lëng dhe që pinte cigare duke u dridhur. Pastaj i ra telefoni dhe dikush nga policia i kërkoi adresën se ku gjendej. Po rrija e qetë sepse e kuptova që mamaja kishte njoftuar policinë”.

Bëhet me dije në fashikull se rrëmbyesi është dorëzuar menjëherë nga kjo telefonatë e policisë dhe ka treguar adresën . Kur policët mbërritën e gjetën të renë të veshur dhe duke u dridhur – thuhet më tej duke u kujtuar dëshmitë e policëve të cilët morën telefonat e të dyve dhe më pas arrestuan të dyshuarin. Ky i fundit gjatë gjykimit tentoi të fitojë pafajësinë me pretendimin se specialistja e bashkisë kishte hipur me dëshirë në makinë.

“Ajo i hoqi vetë rrobat, e ka dashur dhe dëshiruar diçka të tillë dhe nuk mundëm të bëjmë gjë pasi ishte me ato” deklaron në gjykatë rrëmbyesi.

Por provat nuk janë aspak pro tij.

Ashtu si edhe përshkrimi që ai i bën vetes duke folur me nota pozitive.

“Jam rritur vetëm pasi prindërit m’u divorcuan shumë herët, jam i parrezikshëm, jam person i padënuar më parë. Kam vuajtur në jetë për mos të thënë që kam jetuar si endacak. Aq i varfër kam qenë dhe kurrë nuk kam kryer vepra penale. Për të mos thënë që bukë e ujë më ka dhënë komuniteti ku jetoj” deklaron i akuzuari, frazat e të cilit nuk u morën parasysh mbasi nuk provohen.

Aq më tepër që gjatë gjykimit ai tentoi të mbrohej duke justifikuar me personalitetin e viktimës që sipas tij ishte provokuese.

 “Jam invalid dhe këtë mund ta provoj me aktet e bashkisë së Klosit, jam në gjendje të vështirë ekonomike dhe kam nivel të ulët arsimor”, thotë më tej i dyshuari.

Por në përfundim gjykata e shpalli fajtor sepse çdo fotografi e kqyryr nga telefoni i tij tregonte se si vajza kërcënohej me një thikë e se si në fytyrë ajo shfaqet e tmerruar dhe e frikësuar duke qarë./GazetaSi

rrembim ne mat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet