2 Shtator 2022, 21:18
Nga I.A
Arsen Muskurtit
TIRANË- Bashkëshortja e Arsen Muskurtit, Erisa Haspepa rrëfeu se konfliktet mes vëllezërve Muskurti zgjasnin prej 5-6 vjetësh me kërcënime dhe sherre të vazhdueshme. Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se viktima, vëllai i bashkëshortit të saj ishte shumë konfliktual, kishte një temperament të vështirë dhe ishte gjithmonë shkaku i konflikteve.
“Kemi pasur vazhdimisht konflikte, prej 5-6 vjetësh. Por që do të arrinte deri këtu s’ma merrte mendja. Një herë kërcënoheshin, pastaj rriheshin, i ndjeri kishte një temperament shumë të vështirë, e kërcënonte vazhdimisht. Im shoq ka qenë më i qetë, por mesa duket edhe qetësia ka një limit. Edhe ne gratë kemi ngrënë ndonjë grusht kur jemi futur në mes të sherrit të vëllezërve. Edhe viktima, bashkëshortja ka qenë shumë konfliktuale”, u shpreh ajo.
38-vjeçari Arsen Muskurti vrau më 30 gusht Alban dhe Nora Muskurtin brenda biznesit të tyre, pas konflikteve të vazhdueshme për pronat. Muskurti u la në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. Ndaj tij janë ngritur dy akuza: “Vrasja në rrethana cilësuese” kundër dy ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
arsen muskurti erisa haspepa
Aktualitet
2 Shtator 2022, 21:04
k.m.
Nako Mehmetaj
VLORË- Këta janë Nako Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani, policët ndaj të cilëve iu bë atentat në Vlor&eum...
Aktualitet
2 Shtator 2022, 20:57
k.m.
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORË- Zbulohen detaje të tjera lidhur me atentatin e ndodhur në Vlorë, ndaj dy punonjësve të Polic...
Aktualitet
2 Shtator 2022, 20:51
k.m.
Mjeti "Audi"
VLORË- Një automjet “Volkswagen” ka qëlluar drejt një makine mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorë...
Aktualitet
2 Shtator 2022, 20:43
k.m.
Pamje nga atentati në Vlorë
VLORË- Dalin pamjet e para nga vendi ku u qëllua ndaj dy policëve në Vlorë. Siç duket...
Aktualitet
2 Shtator 2022, 20:41
k.m.
Pamje nga atentati në Vlorë
VLORË- Identifikohen të dy policët që u qëlluan në Vlorë. Njëri ësht&eum...
Aktualitet
2 Shtator 2022, 20:33
k.m.
Pamje nga atentati në Vlorë
VLORË- Dalin pamjet e para nga të shtëna me armë zjarri në Vlorë, nuk dihet nëse k...
Aktualitet
2 Shtator 2022, 20:28
k.m.
Foto ilustruese
VLORË- 2 punonjës policie kanë vënë në shënjestër për t'u eliminuar mbrëmjen e sotme n&eu...
Aktualitet
2 Shtator 2022, 19:24
k.m.
TIRANË- Asnjë person nuk ka ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka b...
Aktualitet
2 Shtator 2022, 18:32
I.A
Ardi Veliu
TIRANË- Ardi Veliu ka marrë detyrën e re si drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Siç ka rapor...
Aktualitet
2 Shtator 2022, 18:28
k.m.
Foto ilustruese
DIBËR- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Dibër. Pas një sherri të nisur mes dy ...