"Prej 6 vitesh nuk ka përgjie për pallatin e prishur nga tërmeti"/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë m&e...
Politike
“Edi Rama, a po na dëgjon?”/ Eurodeputetja Anna Strolenberg: Mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!(VIDEO)
Ndër vlerat që ajo përmendi janë mbrojtja e natyrës, lufta ndaj korrupsionit, transparenca dhe demokracia.
29 Qershor 2026, 21:07Nga E.d
Anna Strolenberg
TIRANË- Eurodeputetja Anna Strolenberg ka deklaruar para protestuesve se kryeministri Rama duhet të dëgjojë kërkesat e qytetarëve, pasi janë të qarta. Gjatë fjalës së saj, Strolenberg u shpreh se shqiptarët po protestojnë për vlerat evropiane.
Ndër vlerat që ajo përmendi janë mbrojtja e natyrës, lufta ndaj korrupsionit, transparenca dhe demokracia. Në fund, eurodeputetja tha se nëse Shqipëria dëshiron në BE, Rama duhet të dëgjojë kërkesat e qytetarëve.
Anna Strolenberg: Ajo për të cilën po protestoni janë vlera evropiane: mbrojtja e natyrës, lufta ndaj korrupsionit, transparenca, demokracia. Jam këtu për t’ju mbështetur. Ka shumë njerëz nga shumë sfonde, duam që Shqipëria të shkojë në BE, por nëse doni të shkoni, Edi Rama duhet të dëgjojë. Edi Rama, a po na dëgjon? Ai duhet të dëgjojë, kërkesat janë të qarta: mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!/Dosja.al