29 Qershor 2026, 20:51
Nga E.d
Jutta Paulus
TIRANË- Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus i është bashkuar protestës e cila po zhvillohet në Tiranë. Gjatë fjalës së saj, ajo tha se kryeministri Rama i kishte dërguar një email për të mos votuar një amendament.
Jutta Paulus tha se natyra shqiptare është shumë e bukur, ndërsa shtoi se ndihet e lumtur kur shikon shqiptarët të luftojnë për natyrën, kundër oligarkëve që duan të shkatërrojnë atë.
Eurodeputetja gjermane nënvizoi se nëse Shqipëria do bashkohet me BE, qeveria duhet të heqë ligjin që kanë ndryshuar, për të favorizuar miliarderët. Në fund, ajo tha se shqiptarët meritojnë më shumë se qeveria e tyre.
Jutta Paulus: Natyra shqiptare është shumë e bukur dhe e mrekullueshme dhe është kaq bukur t’ju shoh që luftoni për natyrën, për flamengot dhe kundër oligarkëve që duan të shkatërrojnë atë natyrë. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në këtë betejë dhe do përcjellim zërin tuaj në Bruksel dhe do themi se Shqipëria nuk është në shitje, natyra nuk është në shitje.
Po luftoni për vendin tuaj, por edhe për të drejtat tuaja, për t’u dëgjuar. Sepse kjo është në ligjet evropiane. Nëse Shqipëria do bashkohet me BE, që ju e meritoni kaq shumë, atëherë qeveria juaj duhet të ndryshojë ligjin, duhet të heqë ligjin që kanë ndryshuar për miliarderët dhe që nuk e bënë për të mirën e shqiptarëve, por vetëm për xhepat e tyre dhe miqtë e tyre! Faleminderit për këtë protestë edhe pse qeveria kërkon t’ju intimidojë dhe t’ju largojë nga të drejtat tuaja.
Tineke e përmendi rezolutën duke kërkuar moratorium. Unë mora email nga Edi Rama duke më thënë të mos votoj për një amendament, por sigurisht ne votuam për atë amendament sepse ligji evropian duhet të jetë në fuqi dhe ai nuk është për shitje po ashtu! Vijoni betejën tuaj, do bëjmë më të mirën për të mbështetur luftën tuaj në Bruksel. Shqiptarët meritojnë më shumë se qeveria e tyre./Dosja.al
jutta paulus
Politike
29 Qershor 2026, 20:40
E.d
Tineke Strik
TIRANË- Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik i është bashkuar protestës së 30-të të qytetarëve, ...
Politike
29 Qershor 2026, 18:01
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim në Parlament...
Politike
29 Qershor 2026, 15:25
E. D
Kujtim Cakrani
TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani, ka deklaruar se Ilir Meta sot ka marrë një tjetër avokat për të bërë...
Politike
29 Qershor 2026, 15:26
E. D
SHBA- Ishulli i Sazanit, ku pritet që dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner të ndërtojë një rezort luksor q&eum...
Politike
29 Qershor 2026, 15:56
E.d
Ilir Meta
Ilir Meta ka larguar nga mbrojtja e tij avokatin Kujtim Cakrani, ndërsa ende nuk ka njoftuar se kush do të jetë avokati i ri.
Bu...
Politike
29 Qershor 2026, 15:21
E. D
Edi Rama
TIRANË- Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej gjatë vitit 2025, një pjesë e k...
Politike
29 Qershor 2026, 15:03
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokrati, Sali Berisha ka reaguar lidhur me krimin e rëndë mjedisor që po ndodhe ne lumin Erz...
Politike
29 Qershor 2026, 14:36
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të vijojë me rritjen e pagave të mjekëve dhe infermie...
Politike
29 Qershor 2026, 14:01
D.S
Meta- Çakrani
TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e përfaqësimit ligjor të ish-Presidentit Il...
Politike
29 Qershor 2026, 12:40
D.S
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka hedhur poshtë pretendimet që lidhen m...