LIVE UPDATES
Aktualitet

“Edukatorja më rrahu”, dëshmi rrëqethëse të babait të 3-vjeçares: Vajza filloi duke folur rrjedhshëm tek "Trauma"

I ati i vogëlushes, i emocionuar tregoi për kalvarin nëpër të cilin i duhej të kalonte që nga momenti kur ndodhi incidenti.

8 Nëntor 2023, 22:56 Nga I.A

“Edukatorja më rrahu”, dëshmi rrëqethëse të

TIRANË- Para transmetimit, stafi i emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan thirri babain e vajzës së vogël për ta njohur me pamjet e rënda në mënyrë që të mos njihej përmes ekranit me ato.

I ati i vogëlushes, i emocionuar tregoi për kalvarin nëpër të cilin i duhej të kalonte që nga momenti kur ndodhi incidenti. Ai thotë se po përpiqet për rehabilitimin e vajzës, e cila pas traumës ka treguar se e dhunoi edukatorja edhe pse më parë nuk fliste rrjedhshëm.

Saimir Kodra: Aty është ora 13:46. Kanë dalë nga pushimi, domethënë kanë ardhur për gjumë. Vajza si duket nuk ka gjumë në atë moment, sepse gjithë të tjerët po të shohësh fëmijët e tjerë, janë në gjumë. Ky është zëri i vajzës… Jo këtu nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është edukatorja që rri atje, kjo që vjen.

(Momenti kur edukatorja e godet në këmbë vajzën)

Babai përplas tavolinën. 

Saimir Kodra: Tani nga ky moment e deri në orën, në çfarë ore e keni marrë ju… Nga ky moment, kur e keni marrë vajzën? 3 e sa?

Babai i vajzës: Në 3:20 kemi mbërritur në kohë të shpejtë se s’kishim mundësi.

Saimir Kodra: Që e morët ju e çuat në spital…

Babai i vajzës: Në 3:20 po…

Saimir Kodra: Vajza pastaj vetëm qan në pamje, në video… dmth ky është momenti. E dëgjove zhurmën e asaj? Tashi unë nuk jam ekspert audio, as Genti, po unë kam përshtypjen, që… se falë Zotit, se ka Zot në të gjitha… që është pa mikrofon, është kamera ambientale, që dëgjohet. Tashi dome e pa prapë, apo jo?

Babai i vajzës: Jo, jo. S’dua të shoh asgjë!

Saimir Kodra: Mos e shif më! Prandaj të thërrita, se duhet ta…kur të dalë në transmetim në darkë, duhet ta kesh të qartë e ta dish.

Babai i vajzës: Është një fëmijë që ka mbajt shumë suport. A kupton? Edhe tani me këmbë të thyer në spital domethënë, për pak gjë, fillon e qesh. E kupton?

Saimir Kodra: Duhet me rujt qetësinë! E kupton? Sigurisht unë kam besim, se kjo nuk ka ku shpëton më…

Saimir Kodra: Vajza si është? Ankohet? E ke çuar tani te “Amerikani”.

Babai i vajzës: Po e kam çuar tek “Amerikani”.

Saimir Kodra: Njëri nga ju duhet të rrijë pa punë në këtë moment, që i bie normalisht të jetë bashkëshortja, të jetë afër vajzës… fazën e allçisë, rehabilimit mbrapa…

Babai i vajzës: Trauma, të gjitha…Çohet vajza në darkë, bërtet me të madhe edhe thotë “edukatorja”… Që vajza ime nuk flet plotësisht, por dy netët e fundit në Spitalin e Traumës filloi duke folur, siç flasim ne tani “edukatorja më rrahu”.

Babai i vajzës: Unë ngela kshu, u shokova fare, u përlota…

Saimir Kodra: Pas allçisë ëë?

Babi i vajzës: Pasi bëri allçinë që po e mbanim aty në vëzhgim që do dilnim për punë dite, foli, filloi duke folur fjalë të rrjedhshme edhe me sy mbyllur në gjumë.

Saimir Kodra: Si tha, edukatorja më rrahu tha, ë?

Babai i vajzës: Po? Rrjedhshëm fare!

Saimir Kodra: Po ja tek janë pamjet, s’ka rrejt goca e shkretë, ja ku janë!

Babai i vajzës: Po ta morësh, nuk flet dot ashu, nuk e thotë dot fjalën “edukatorja më rrahu”, në botë nuk e thotë, dot. Aty e tha.

Saimir Kodra: Ja, ku e pe vetë, se s’po du ta play-joj mo.

Babai i vajzës: Edhe “mbylle gojën, qepe gojën, mos e fut ke goja, bam-bam”… Saimir, unë punoj dy punë, nga ora 6 e deri në orën 8 të darkës. Mendova, që një kopsht privat do ishte ideal për vajzën time, që nuk i shtjellohen fjalët, nuk i thotë…

Drejtuesi i emisionit, Saimir Kodra thotë se nesër në “Stop”, një baba do të denoncojë me zë dhe figurë se si e njëjta edukatore, Majlinda Dehima, ka dhunuar një tjetër fëmijë në kopshtin privat “Stinët”, aq shumë sa i ka mavijosur veshin.

Saimir Kodra: Sa keq më vjen! Më vjen shumë keq! Realisht do të doja të dështoja në këto dy ditë, në të hënë dhe në të martë, që të shikoja pamjet. Do e pranoja me përulësi të madhe, me një gabim të madh gazetaresk që të thoja “ore i paskemi rënë në qafë edukatores” sepse fëmija paska rënë nga krevati, fëmija është rrëzuar në shkallëzët e kopshtit… Do e pranoja me kënaqësi, unë Gentiani dhe i gjithë stafi, mirëpo, siç dhe e patë nuk paska qenë ashtu. Paska qenë një dhunë e filluar që në pamjet e orës 10 e 30 në pamjet e vizores. Ndërkohë që jo më larg se nesër do të ju tregoj me zë dhe figurë denoncimin e një prindi po në këtë kopësht që kjo edukatore ja ka mavijosur veshin sepse ja ka tërhequr dhe fëmija nuk ka pranuar që të shkojë më në atë kopësht, ja pra që ka ndodhur. Mjaftojnë këto 2 raste dhe ai i nesërmi, ka ndodhur.

Pas protestës së djeshme para kopshtit, nesër pasdite shoqëria civile ka njoftuar një tjetër protestë më të madhe para Ministrisë së Arsimit.

Saimir Kodra: Dua të ju kujtoj të gjithëve se nesër, shoqëria civile bën një protestë para Ministrisë së Arsimit. Nesër nuk ka shi.

Gentian Zenelaj: Protesta nesër do të bëhet, do të zhvillohet. Njerëz, rrisni vigjilencën! Lumi fle, hasmi, nuk fle. Vigjiloni njerëz.

Saimir Kodra: Uroj që gjërat të rrjedhin ndryshe në këtë vend.

Marrë nga TvKlan

dhunohet 3-vjeçarja ne kopesht

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet