LIVE UPDATES
Aktualitet

Egjipti blen 400 mijë tonë grurë/ Grosistët vendas: Çmimet mund të vijojnë rritjen

Gruri është blerë me çmimin e 480 USD/ton nga Rumania, Rusia dhe Bullgaria. Egjipti është një nga importuesit më të mëdhenj në botë të grurit. Transporti i 6 anijeve me grurë do të bëhet në periudhën 20- 31 qershor, 1 -22 korrik dhe 1 deri 10 gusht.

8 Qershor 2022, 07:07 Nga DOSJA
Egjipti blen 400 mijë tonë grurë/ Grosistët vendas:
Gruri

Blerësi shtetëror i drithërave në Egjipt, Autoriteti i Përgjithshëm për Furnizimin e Mallrave (GASC) ka përfunduar tenderin ndërkombëtar për blerjen e 400 mijë tonë grurëve.

Gruri është blerë me çmimin e 480 USD/ton nga Rumania, Rusia dhe Bullgaria. Egjipti është një nga importuesit më të mëdhenj në botë të grurit. Transporti i 6 anijeve me grurë do të bëhet në periudhën 20- 31 qershor, 1 -22 korrik dhe 1 deri 10 gusht.

Grosistët vendas të kontaktuar nga “Monitor” pohuan se mbyllja e tenderit për blerjen e 400 mijë ton grurë nga Egjipti është sinjal për një tjetër rritje të çmimit të grurit në tregjet e huaja. Efektet do të ndihen edhe në tregun vendas. Sipas tyre, edhe vendimi i Indisë për bllokimin e eksportit të grurit për shkak të thatësirës dhe temperaturave të larta si dhe reduktimi 50% i eksportit nga Ukraina për shkak të luftës do të jenë faktorët kryesorë për rritje të çmimit.

“Aktualisht çmimi i grurit në tregjet e huaja është 480 deri 485 USD/ton nga 220 deri 240 USD/ton që ishte vitin e kaluar, pra, është dyfish më i lartë. Situata e çmimeve është e paqëndrueshme. Për shkak të sulmit të një porti në Ukrainë çmimet në tregjet e huaja janë rritur 40 USD për ton nga 440 USD që ishte çmimi pak ditë më parë. Parashikohet në muajt në vazhdim të ketë rritje tjetër të çmimeve”, theksoi një nga grosistët e grurit në vend.

Kompanitë e blojës pohojnë se nuk rrezikohet furnizimi me grurë, ndërsa shtojnë se muaji korrik, kur nis korrja do të jetë përcaktuese për vijueshmërinë e furnizimeve.

Sipas tregtarëve, çmimi i miellit me shumicë në vend është 8,200 deri 8,400 Lekë/kv nga 4,400 deri 4,500 Lekë/kv që ishte vjet (rreth 90% rritje). Sipas furnizuesve konsumi i miellit në vend është deri 40% më pak në raport me vjet për shkak të shtrenjtimit të çmimeve. Çmimet e shitjes së miellit në vend prej disa javësh përcaktohen nga Bordi i Transparencës.

Rritja e çmimit të grurit nisi qysh verën e kaluar, si rezultat i rritjes së kërkesës dhe rënies së ofertës, për shkak të të korrave jo shumë të mira dhe problemeve me zinxhirin e furnizimit. Në muajin tetor 2020, çmimi i grurit të zhdoganuar, sipas kompanive kryesore të blojës, arriti 220 dollarë/ton dhe çmimi i miellit ishte 48 lekë /kg. Një vit më pas nga fundi i shtatorit -fillimi i muajit tetor çmimi i grurit të zhdoganuar arriti 340 Dollarë/ton dhe çmimi i miellit në treg 55 deri 58 lekë/kg. Çmimi i grurit të zhdoganuar në harkun e 1 viti u shtrenjtua 63%. /MONITOR

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet