LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekspedita arkeologjike në kërkim të ‘vendbanimit më të vjetër’ në Evropë

Në dy ekspedita të veçanta në Lin dhe në Dunavec, një grup arkeologësh shqiptarë dhe të huaj kanë bërë zbulime të rëndësishme këtë verë, të cilat hedhin dritë mbi vendbanime prehistorike dhe hapat e parë të bujqësisë në Evropë.

24 Korrik 2023, 15:56 Nga k.m.
Ekspedita arkeologjike në kërkim të ‘vendbanimit më
Foto ilustruese

Arkeologu nënujor, Adrian Anastasi është i kënaqur me ekspeditat e kësaj vere në Buqezë të Pogradecit dhe në afërsi të Drithasit në Korçë – ku të dhënat e zbuluara nga gërmimet mund të ndryshojnë historinë. Si bashkëdrejtues i projektit “Lin 3”, Anastasi thotë se palafitet e zbuluara pranë Linit datojnë 5800-5700 vjet para lindjes së Krishtit. Ekspedita e kryer për projektin Dunavec ka hedhur gjithashtu dritë mbi të dhëna të rëndësishme arkeologjike.

“Duke vlerësuar tipologjinë e palafiteve të zbuluara, vendbanimi prehistorik “Lin 3” konsiderohet si më i vjetri në Europë, të paktën mes atyre që njihen,” thotë Anastasi.

“Lin 3” është emërtimi i projektit në kuadër të hartës së zbulimeve nënujore arkeologjike dhe vjen pas disa kërkimeve të mëparshme në të njëjtën zonë. Projekti është fryt i një bashkëpunimi mes Institutit të Arkeologjisë në Tiranë dhe universiteteve të Bernës, Oksfordit dhe Selanikut. Rreth 45 kilometra më në jug, pranë Drithasit të Korçës, një grup tjetër arkeologësh të drejtuar nga Dr. Adrian Anastasi, pas një muaji intensiv pune e kanë mbyllur gërmimin e njohur me emrin “Dunavec” – i huazuar nga lumi që kalon aty pranë. Anastasi gjen disa të përbashkëta mes zbulimeve në Lin dhe në Dunavec dhe i konsideron të dhënat e para si premtuese.

“Ka faza të cilat kronologjikisht përputhen dhe ne po kërkojmë të kuptojmë lidhjen mes tyre,"- tha ai për BIRN.

Në vendbanimin prehistorik të Linit, arkeologët kanë gjetur një mur pilotash druri dhe palafite që shërbejnë si gardh mbrojtës për territorin. Kjo do të mundësojë njohjen e planimetrisë së vendbanimit dhe të banesave, që në atë kohë ndërtoheshin 5-6 metra brenda rrethimit. Profesor Albert Hafner nga universiteti i Bernës në Zvicër, njëherazi bashkëdrejtor i projektit, i tha BIRN se bashkëpunimi për projektin “Lin 3” ka nisur që në vitin 2018 dhe kërkimet gjatë periudhës qershor-korrik janë shtrirë në liqen dhe në tokë.

“Siti Lin 3 është një dëshmi shumë e rëndësishme mbi hapat e parë të bujqësisë në Evropë dhe ky është një element kyç që duhet kuptuar,” tha Hafner, i cili ka një përvojë 40-vjeçare kërkimore dhe shkencore në liqenet alpine të Zvicrës.

“Siti nënujor palafitik i liqenit ofron kushte shumë të mira konservimi,”-shtoi ai.

Në kërkimet pranë Buqezës së Linit kanë marrë pjesë 38 specialistë, arkeologë, zhytës dhe studentë. Sipas profesor Hafner, mbetjet e zbuluara dhe teknologjia e avancuar u mundëson atyre që të përcaktojnë datime të sakta.

“Teknologjitë që ne aplikojmë krijojnë mundësi për datime shumë të sakta dhe për studime më të ndërlikuara,” shtoi ai.

Dunaveci, një zbulim i rëndësishëm

Në fillim të korrikut, thellësia e gërmimit në Dunavec ishte tetë metra ose tre herë më e madhe se në projektin “Lin 3”. Edhe këtu, grupi i drejtuar nga arkeologu Adrian Anastasi punoi mbi të dhënat e përftuara nga sondazhe dhe kërkime më të hershme të specialistëve shqiptarë të prehistorisë. Në mesin e viteve '60, pas zbulimeve arkeologjike pranë Maliqit, një komision specialistësh me prof. Frano Prendi, prof. Zhaneta Andrea dhe Skënder Aliun u njohën me situatën në Dunavec.

Por kërkimet nuk patën rezultate dhe ato u ndërprenë për një periudhë disa-vjeçare. Profesor Myzafer Korkuti zhvilloi me tej dy fushata të mëdha në vitet 1971 dhe 1973. Por këtë vit gjithçka është ndryshe. Gërmimi përfshin një territor prej disa qindra metra katrorë, në të cilin bien në sy edhe gjetjet e objekteve të qeramikës.

“Dunaveci është një projekt shumë i rëndësishëm për historinë e Shqipërisë,”- tha profesor Hafner, i cili e vlerësoi punën e kolegut të tij shqiptar.

“Gërmimi i muajit qershor-korrik në Dunavec është një gërmim masiv dhe fantastik,”- shtoi ai.

Sipas Hafner, gërmimet e viteve ‘60-‘70 që ishin të kufizuara nga teknologjia e kohës.

“Ne mund të sinkronizojmë me teknologjitë e reja edhe materialet e zbuluara gjatë atyre fushatave,” -përfundoi ai./BIRN

lin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet