LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekspertët e sigurisë: Luftimi i drogës në shkolla kërkon ndërhyrje jo vetëm policore

Qindra forca policore kanë zhvilluar kohët e fundit në Shqipëri një operacion në shkallë të gjerë, të pandeshur më parë, për goditjen e rrjeteve të shpërndarjes së narkotikëve në shkolla.

11 Shkurt 2024, 18:05 Nga N.F

Ekspertët e sigurisë: Luftimi i drogës në shkolla

SHQIPËRI- Në Shqipëri, policia ka goditur kohët e fundit në operacione në shkallë të gjerë rrjetet e shpërndarjes së drogës në shkolla. Arrestimet e disa qindra personave sipas ekspertëve tregon se përdorimi i drogës në përmasa të mëdha ndodh jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytetet e vogla në të gjithë vendin. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë operacioent policore, por thonë se duhet një trajtim kompleks i kësaj dukuri edhe nga institucionet e tjera, sidomos të shëndetit publik.

Qindra forca policore kanë zhvilluar kohët e fundit në Shqipëri një operacion në shkallë të gjerë, të pandeshur më parë, për goditjen e rrjeteve të shpërndarjes së narkotikëve në shkolla. Rreth 300 persona janë arrestuar në flagrancë, jo vetëm në kryeqytetin e vendit, por edhe në qytetet e vogla dhe qindra kilogramë lëndë narkotike, kryesisht marijuanë, por edhe lloje të forta të drogës, si kokainë dhe heroinë janë sekuestruar nga policia. Eksperti i sigurisë Pëllumb Nako thotë për Zërin e Amerikës se e sheh operacionin policor si një zhvillim pozitiv sidomos për faktin se ka shënjestruar shpërndarësit e drogës në zonat afër shkollave.

“Fakti i vendosjes së një perimetri sigurie afër shkollave në Shqipëri mendoj se është dicka e mirë, or duhet thelluar sepse ka edhe dukuri të tjera që duhen trajtuar nga institucionet përgjegjëse, sic janë ato të shëndetit publik dhe qeveritë vendore”, thot ai.

Zoti Nako thotë më tej se arrestimet e shpërndarësve kanë provuar edhe numrin e lartë të përdoruesve të drogës në shkolla për të cilin nuk ka të dhëna nga institucionet e shëndetit publik.

“Fakti tjetër i arrestimit të një numëri të madh të njerëzve të njohur si shpërndarës droge do të thotë që tregu i konsumit të drogës ne vendin tonë është goxha i madh dhe kjo del në formën e një deduksioni. Domethënë, ne këtë e masim nga arrestimet që bën policia për shpërndarësit e drogës, ndërkohë që institucionet e tjera që janë kompetente në këtë drejtim, që merren me shëndetin publik nuk është se kanë dhënë ndonjë statistikë apo të botojnë në mënyrë të rregullt raporte për numrin e përdoruesve të drogës në Shqipëri”, thotë ai.

Drejtoritë rajonale të kujdesit shëndetësor në shumë zona të vendit janë të angazhuara kryesisht në fushata ndërgjegjësuese, thotë Edi Sinoimeri që drejton Njësinë e Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër.

"Pranë qendrës sonë është një sektor i posacem, sektori i shëndetit mendor. Ne zakonisht operojmë nëpër institucionet arsimore në bashkëpunim me drejtoritë arsimore dhe institucionet shkollore duke promovuar, duke monitoruar por edhe duke këshilluar për të parandaluar fenomenin e përdorimit të drogës nga të rinjtë apo nga adoleshentët në institucionet arsimore", thotë ai për Zërin e Amerikës.

Një hallkë tjetër e rëndësishme për luftimin edukurive të drogës është pushteti vendor, thotë zoti Nako. Sipas tij bashkitë duhet të kenë qendra për rehabilitimin e përdoruesve të drogës dhe buxhete për trajtimin e këtyre dukurive.

“Policia në rastin konkret nuk bën gjë tjetër vec jep kontriburin e saj në mbrotje të shëndetit publik. Por Policia e Shtetit nuk është institucion i specializuar për mbrojtjen e shëndetit publik, por janë institucione të tjera. Unë mendoj se qeveria vendore duhet të akordojë buxhete jo të vogla dhe duhet të ndërtojë institucione për rikuperimin e këtyre personave që kanë krijuar varësi nga droga, sidomos nga lloje të forta të drogës si kokaina etj. Para disa kohëve unë kam parë në media dy, tre raste që edhe kanë vdekur nga përdorimi i mbidozave, këto natyrisht që i njeh gjithë bota, por institucionet nuk duhet të qëndrojnë indiferente dhe duhet të bëjnë puën e tyre.”

Në Gjirokastër nuk egziston një qendër e tillë për personat në varësi nga droga, por vetëm në Fier, ndërkohë që personat në varësi nga kokaina kanë vështirësi në sigurimin e metadonit.

Një hallkë tjetër e trajtimit të dukurive të drogës janë institucionet arsimore të cilat punojnë fort në fushën e parandalimit, thotë Albana Hasanaj, përgjegjëse e zyrës vendore arsimore në Gjirokastër.

“Përmend këtu shërbimin psiko -social, i cili falë edhe rënies së numrit të nxënësve për psikolog u jep mundësi psikologëve që krahas aktiviteteve sensibilizuese të zhvilluara në shkolla të bëjnë edhe takime individuale më nxënësit. Një hallkë shumë e rëndishme e këtij zinxhiri janë edhe oficerët e sigurisë. Momentalisht ky shërbim realizohet në dy gjimnazet e qytetit të Gjirokastrës , duke patur parasysh numrin e nxënësve në gjimnaze, por në të njëjtën kohë dhe shkallën e rriskut pranë këtyre institucioneve arsimore. Oficeri i sigurisë është ura lidhëse duke qenë parandalues por edhe raportues i të gjitha rasteve të lidhura me drogën që do mund të ndodhnin në institucionet arsimore. Padyshim një zë i fuqishëm është edhe qeveria e nxënësve. Në pjesën më të madhe të aktiviteteve të tyre tematikë kryesore është parandalimi dhe problmatika që sjell përdorimi por edhe trafikimi i lëndëve narkotike” thotë Albana Hasanaj.

Ekspertë vlerësojnë se ndërsa në vend prej vitesh nuk gjenerohen të dhëna nga institucionet e shëndeit publik për përmasat e dukurisë së përdoruesve të drogës, bashkitë bëjnë shumë pak për të trajtuar vitkimat me politika rehabilituese apo integruese. Vitete fundit Shqipëria vijon të jetë në hartën e kultivimit të marijuanës, ndonëse dukuria është kufizuar, por nga ana tjetër rrjetet shqiptare të drogës janë bërë më akive, sidomos në futjen në vend të sasive të mëdha të kokainës, e cila është përhapur edhe në tregun vendas, sidomos tek të rinjtë e shkollave.

Marrë nga VOA

droge ekspertet e sigurise shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet