Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas informacioneve në prill të vitit 2023, Policia e Shtetit organizoi një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit.
TIRANË- Ditën e sotme u ekstradua nga Kolumbia, 25-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, Admir Tutaj. Bëhet me dije se Tutaj është dënuar me burg nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Tutaj ishte kapur një muaj më parë në shtetin amerikano-jugor, pasi ishte arratisur nga Shqipëria dhe kërkohej nga SPAK për trafik armësh e municionesh drejt Britanisë, ku dyshohet se do furnizonte klanet kriminale shqiptare.
Sipas informacioneve në prill të vitit 2023, Policia e Shtetit organizoi një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit. Në një automjet furgon tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh që ishte fshehur në një tavolinë druri. Nga hetimet ka rezultuar se Tutaj në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kishin siguruar arsenalin e armëve dhe kishin organizuan trafikimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.
Njoftimi i policisë:
Interpol Tirana
Mesditën e sotme, Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Para drejtësisë”, ka ekstraduar nga Kolumbia, shtetasin shqiptar A. T., 25 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me vendimin e datës 30.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Në muajin prill 2023, Policia e Shtetit organizoi një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit. Në një automjet furgon tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh që ishte fshehur në një tavolinë druri.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. T., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kishin siguruar arsenalin e armëve dhe kishin organizuan trafikimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.
Si rezultat i bashkëpunimit midis Interpol Bogota/Kolumbi dhe Interpol Tirana u bë i mundur arrestimi i tij në Kolumbi dhe ekstradimi në Shqipëri.
foto ilustruese DURRËS- Një 50-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt kush&e...
foto ilustruese MEMALIAJ- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin “Krahës-Memaliaj”. Bëhet me dije se drej...
Admir Tutaj KOLUMBI- Admir Tutaj është eksatraduar nga Kolumbia. Tutaj u arrestua rreth një muaj më parë nga autoritete...
shpendi hutë SHKODËR- Dritan Brahimi është proceduar penalisht ditën e sotme pasi mbante në banesën e tij në k...
pamje nga lënda narkotike e gjetur VLORË- Një 35-vjeçar është arrestuar sot në Vlorë. Mësohet s...
foto ilustruese KLOS- Pronarët e dy lokaleve në qytetin e Klosit janë proceduar penalisht ditën e sotme. Mësohet se R...
Foto ilustruese AUSTRALIA- Zbërthimi i aplikacionit "Ghost" ka çuar autoritetet australiane në arrestimin e një shtetasi austral...
Ilir Beqaj TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 3 tetor seancën ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj dhe të p...
Ish.zvministri Klodian Rrjepaj TIRANA- Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, do të dëshmojë dit&...
FIER- Një 35-vjeçar ështe arrestuar në Fier me qëllim ekstradimin në Itali. I riu ishte shpallur në kërkim...