19 Shtator 2024, 13:53
Nga M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 3 tetor seancën ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj dhe të pandehurve të tjerë lidhur me dosjen e sterilizimit. Bëhet me dije se shkak u bë zgjatja prej 4 orësh e seancës dhe mosarritja që të ezaurohej leximi i akteve nga ana e SPAK. Gjatë seancës pati një pretendim të ngritur nga Beqajt. Ai tha se është thirrur në Komisionin Hetimor parlamentar për të paraqitur pretendimet e tij dhe për të dhënë sqarime para deputetëve.
“Jam thirrur në Komisionin Hetimor për të paraqitur pretendimet e mia dhe për të dhënë sqarime para deputetëve. Kam ndërkohë nga një tjetër trupë gjykuese një masë sigurie (për dosjen SASPAC), sa kohë do më jepet për të përgatitur qëndrimet e mia? Ky nuk është shqetësimi më i madh, pasi do duhet t’i zbërthej në komision të gjitha aktet dhe argumentet, një pjesë e të cilave përbëjnë sekret hetimor, dhe deklarimet e mia atje mund të përbëjnë shkelje të vendimit të gjykatës për mosnxjerrje të sekretit hetimor. Dua të di qëndrimin e gjykatës”, u shpreh Beqaj.
Nga ana tjetër, GJKKO u shpreh se mbrojtja e Beqajt duhej ta paraqiste një kërkesë të tillë zyrtarisht, që gjykata të dalë me një vendimmarrje rreth pretendimit të ish-ministrit, në lidhje me daljen e tij në komision.
Arrestimi i Beqajt dhe abuzimi me fondet e SASPAC
Lidhur me aferën me abuzimet e fondeve të SASPAC, më 4 korrik u vu në pranga Ilir Beqaj dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi.
Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II). Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij.
Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.
ilir beqaj
Aktualitet
19 Shtator 2024, 13:33
M.B
Ish.zvministri Klodian Rrjepaj
TIRANA- Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, do të dëshmojë dit&...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 13:46
E. D
FIER- Një 35-vjeçar ështe arrestuar në Fier me qëllim ekstradimin në Itali. I riu ishte shpallur në kërkim...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 13:30
E. D
fotot ilustruese
GJERMANI- Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë nw perangat e policisw gjermane. Oficerët Federal të Policis...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 13:28
S.B
pamje nga ngjarja
VLORË- Disa persona janë përfshirë në një konflikt fizik ditën e sotme në lagjen ‘Pava...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 13:09
M.B
Eduart Kapri
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka konfirmuar vendimin e GJKKO që i shpalli të pafajshëm ish-kryetarin e Bashkisë s&eum...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 12:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjyklim çështjen në ngarkim të...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 12:50
S.B
pamje nga ngjarja
TIRANË- Arkëmorti i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani i cili u nga jeta ditën e djeshme pas nj...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 12:30
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Apeli i GJKKO la në fuqi sekuestrot e dy shoqërive të grupit të dyshuar kriminal që drejtohej ng...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 12:11
M.B
Foto nga operacioni
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që t&e...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 11:57
E. D
Kadri Lushi
HAS- Familja Lushi në Nikiloq të Hasit kanë hapur sot dyert e mortit, për 57 vjeçarin Rexh Lushi dhe Fatim...