LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekzekutimi i 29-vjeçarit Ermir Dedja/ Çfarë treguan pamjet filmike dhe si lëvizi makina e krimit?

29-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e 20 majit në qytetin e Durrësit, një ekzekutim tipik me natyrë mafioze, ku autorët zgjodhën ta qëllonin pas shpine me breshëri kallashnikovi.

24 Qershor 2025, 20:16 Nga r.ll
Ekzekutimi i 29-vjeçarit Ermir Dedja/ Çfarë treguan pamjet
foto ilustruese

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” në News24, i gazetares Klodiana Lala solli këtë të martë detaje të reja nga vrasja e Ermir Dedjas, 29-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e 20 majit në qytetin e Durrësit, një ekzekutim tipik me natyrë mafioze, ku autorët zgjodhën ta qëllonin pas shpine me breshëri kallashnikovi.

Çfarë treguan pamjet filmike në vendin e ngjarjes dhe si lëvizi makina e krimit?

Sipas burimeve të emisionit ‘Në Shënjestër’, ajo që së pari e bëri të vështirë krehjen e zonës ku ndodhi krimi, ishte fakti se në vendin e ngjarjes nuk kishte kamera sigurie gjë që me siguri duhet ta kenë ditur edhe atentatorët të cilët zgjodhën pikërisht këtë zonë të pastër nga kamerat e sigurisë për të mos pasur asnjë dëshmi filmike të lëvizjeve të tyre të fundit.

Një mungesë e çuditshme kamerash, që ndodh në një zonë shumë të rrahur të qytetit të Durrësit me biznese dhe institucione publike.

Por ndërsa qitësit kanë menduar se kishin kryer një vrasje të pastër, pa asnjë dëshmitar okular përreth, apo sytë e kamerave që mund t’i shqetësonin, duket se ato që i kanë tradhtuar kanë qenë disa kamera të tjera, të vendosur jo shumë larg perimetrit të krimit.

Pikërisht ato të një farmacie që regjistroi një automjet të çuditshëm që lëvizte vazhdimisht në këtë orë të natës në zonën përreth.

Makië e cila më pas rezultoi se ishte pikërisht ajo që u përdor në vrasjen e 29 vjeçarit, Ermir Dedja.

Sipas të dhënave nga dosja hetimore nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, ajo që konstatohet është se në zonën e rrethuar të krimit, nuk ka kamera sigurie.

Por pas krehjes që iu bë një një kamere në fund të rrugës, u pa të lëvizte një automjet ngjyrë e bardhë.

Makinë e cila lëviz në sensin e kundërt, që pasi shkon në fund të rrugës, kthehet dhe futet sërish aty. Automjet që më tej vihet re, të lëvizë në disa akse të qytetit të Durrësit.

Autorët e kishin pritur me orë të tëra në dalje të rrugës “Doktor Paskal Prodani”, në lagjen nr 18 në Durrës, deri sa gjetën momentin e përshtatshëm kur ai ishte i vetëm dhe po ngjitej në automjetin e tij tip BMË ngjyrë e zezë.

Plumba të derdhur pas trupit të tij që tejshpuan edhe fasadën e qendrës shëndetësore

Që po të mos ishte për orën e vonë kur ndodhi krimi, mund të kishin rezultuar fatal edhe për mjekët e kësaj qendre shëndetësore, dhoma e të cilëve ndodhej pikërisht përballë trotuarit ku u qëllua 29-vjeçari.

Aty ku edhe u gjet i pajetë trupi i tij, i mbuluar nga gjaku, dhe një paketë cigaresh Malboro, e fundit që e kishte shoqëruar mesa duket në këtë jetë.

Ajo që dukej qartë në këtë sulm me armë, është se viktima Ermir Dedja, ishte plotësisht i papërgatitur për t’u mbrojtur ndaj një agresioni të tillë.

Gjë që u pa edhe te sendet personale që iu gjetën me vete, gjatë kontrollit të ushtruar nga ekspertët e kriminalistikës.

Ku ai mesa duket më shumë ishte kujdesur të merrte gjërat e tij të përditshme, sesa të krijonte një siguri për veten.

Siç ishte edhe një qese me kanabis sativa, që iu gjet me vete në xhep, por jo një armë që mund ta mbronte nga bëmat që kishte krijuar në përditshmërinë e tij, nëse do të kishte të tilla.

Çka tregonte se viktima nuk ishte edhe aq i shqetësuar për hijet që i vinin pas.

Sipas të dosjes hetimore zbardhur nga emisioni “Në Shënjestër”,  “pasi grupi hetues shkoi në vendngjarje, fillimisht konstatoi aty një automjet tip BMW, që i përkiste viktimës, Ermir Dedja, të cilit në trup në anën e kurrizit, iu gjetën dy vrima tejshpuese plumbash.

Njëra prej të cilave pa vrimë dalje. Kontroll i cili vazhdoi më tej edhe gjatë autopsisë. Nga ku rezultoi se gjatë kontrollit fizik të bërë në rrobat e viktimës u gjet edhe një qese brenda së cilës ndodhej një lëndë bimore e dyshuar si bimë narkotike e llojit Canabis sattiva, e cila pas peshimit rezultoi 1.5 gram”

Po kush ishte Ermir Dedja dhe cilët ishin precedentët e tij kriminalë? Kush ishin personat që e ndiqnin për ta vrarë?

Bazuar në kartelën e tij penale, Ermir Dedja rezulton se ishte një personazh me rekorde të shumta kriminale, sidomos në fushën e narkotikëve gjë për të cilën ai edhe ishte arrestuar në vitin 2015.

Një ushtar me profil të padukshëm por që mund të ketë shërbyer për shumë punë, për llogari të këtyre organizatave kriminale.

Ai ishte një personazh në hije dhe nuk bënte pjesë në rangjet e njohura të organizatave kriminale çka e bënte profilin e tij penal më të tërhequr në raport me shumë viktima të ngjashme, të ekzekutuar më herët.

Edhe pse nuk ishte i njohur në raportimet mediatike për aktivitetin e tij, kërkimet rreth emrit të tij të çojnë në një ngjarje të ndodhur në zonën e Shijakut në vitin 2017 ku bashkë me mikun e tij ai ra në pranga, për një plagosje të ndodhur në këtë zonë.

Ngjarje për të cilën ai akuzohej si përkrahës i autorit.

Shijaku dhe vetë Durrësi të cilat mesa duket ishin edhe zonat që ai frekuentonte më së shumti në punët e tij në botën e krimit.

Aty ku prej dekadash kanë të shtrirë aktivitetin e tyre kriminal edhe disa nga bandat më të rrezikshme dhe të fuqishme në Shqipëri të cilat operojnë pas vetes me ushtarë të shumtë siç mund të ketë qenë edhe vetë viktima, Ermir Dedja./ Në Shënjestër, Balkanweb

vrasja e ermir dedjas

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj