LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekzekutimi i Roan Brahimit në Greqi, si u arrestuan Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli/ Një prej tyre, pronar i një biznesi në Athinë

Biznesmenit për të cilin nga pala shqiptare kanë mbërritur informacione se ka dyshime të jetë pjesë e grupeve shumë të fuqishme në Shqipëri të përfshira në trafik droge apo ngjarje shumë të rënda kriminale.

15 Prill 2025, 20:44 Nga r.ll
Ekzekutimi i Roan Brahimit në Greqi, si u arrestuan Jenis Tulja dhe Mirjan
foto ilustruese

TIRANË- Por pavarësisht lidhjes së Irakli Davellas me një grup kriminal shqiptaro-grek në vitin 2009, të përfshirë kryesisht në gjobvënie, dhe dënimit të tij fillimisht me 14 vite burg, drejtësia greke vendosi në vazhdim të pezullojë këtë dënim, dhe ta kthejë atë me kusht.

Por pavarësisht profilit kriminal të Irakli Davellës. hetimet e policisë greke u fokusuan në atentatin ndaj tij, rreth figurës së 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa.

Biznesmenit për të cilin nga pala shqiptare kanë mbërritur informacione se ka dyshime të jetë pjesë e grupeve shumë të fuqishme në Shqipëri të përfshira në trafik droge apo ngjarje shumë të rënda kriminale. Ku nuk është përjashtuar mundësia që objektiv të kenë qenë të dy viktimat, kjo pasi në momentin kur ata u qëlluan ata ishin në distancë nga njëri-tjetri.

Por kush është personazhi i tretë që thuhet se ia mbathi nga vendi i krimit ku mbeti i vrarë Irakli Davella më 15 Dhjetor 2024 në Athinë dhe mbeti i plagosur Edi Lulo.

Personazhi që në Shqipëri njihet si një nga vrasësit më të rrezikshëm me pagesë. Cila është lidhja e tij me Irakli Davellën dhe Edi Lulon, por edhe me personazhet më të rrezikshëm të krimit në Shqipëri. Dhe pse ai ndodhej pikërisht në këtë kohë me ta në Athinë?

A ishte ai aty për të marrë një tjetër porosi, ashtu siç ia donte edhe zanati i tij. Përse në Greqi ai thirret ‘Pigmatikos’ apo shqipëruar ‘Boksieri’. Dhe cila është lidhja e tij me një vrasjen e shqiptarit Roan Brahimi apo Sidorel Prendi të ndodhur më 9 maj 2024 në Athinë.  Vetëm pak orë pasi ky viktima kishte mbërritur në kryeqytetin grek nga Dubai.

Policia greke ka mundur të identifikojë shokun e viktimave të atentatit të ndodhur më 15 Dhjetor 2024 në Athinë, që dyshohet të jetë plagosur. I cili në momentin e të shtënave është larguar me shpejtësi nga vendi ngjarjes. Ku kërkime po bëhen njëkohësisht edhe për mjetin tip ‘Polo’ që dyshohet se u përdor në atentat nga autorët.

Por për të shkuar te fijet e ndërlikuara që lidhin vrasjen e Irakli Davellas dhe plagosjes së shqiptarit tjetër Edi Lulo, grupi hetues në Greqi, u rikthye edhe njëherë pas në kohë. Në atë që njihet si dosja ‘Sidi’. Që lidhet me ekzekutimin mafioz të Roan Brahimit apo ndryshe Sidorel Prendit.

Dhe emrit të personit të tretë në tavolinë me Irakli Davellan dhe Edi Lulon. Dhe te vetë bagroundi i këtij personazhi. Që quhet Hektor Xheçuka. Policia greke ka rihapur edhe njëherë dosjen ‘Sidi’ dhe konkretisht hetimet për vrasjen e ndodhur në 9 maj 2024 në Virona të Athinës, të shtetasit 32-vjeçar shqiptar, Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i njohur shkurt si ‘Sidi’.

Brahimi që kishte mbërritur nga Dubai në Athinë por që u qëllua me armë brenda automjetit të tij, pak minuta pasi kishte dalë nga një lokal.

Pra dyshimet e grupit hetues grek janë të forta që atentati në Thrakomakedones të Athinës ndaj Irakli Davellas dhe Edi Lulos, mund të ketë lidhje pikërisht me këtë sagë hakmarrje të nisur nga Shqipëria.  Ku objektiv i atentatit, me shumë mundësi mund të ketë qenë 46-vjeçari Edi Lulo alias Etmond Hysa, i cili jeton në Dubai dhe në 9 dhjetor kishte ardhur në Greqi pas një fluturimi nga Duseldorfi i Gjermanisë.

Por për të mbetur të Hektor Xheçuka është me interes të shikojmë cila është Cv-ja e tij kriminale në Shqipëri dhe në Greqi.

Dhe pse ai thirret ‘Boksieri’ Xheçuka që në Greqi njihet edhe për precedentët e tij penalë në gjobvënie dhe vjedhje.  Bindje e cila u krijua edhe pas arrestimit të disa vrasësve me pagesë në Greqi. Operacion gjatë të cilit policia greke sekuestroi armë dhe shumë të mëdha eurosh.

Grup vrasësish me pagesë ku bënin pjesë edhe dy shqiptarë të dyshuar si killer dhe autorë të vrasjes së 47-vjeçarit Irakli Davella dhe plagosjes së 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa në 15 dhjetor 2024 në Thermomakedones të Athinës.

Gjatë operacionit policor të zhvilluar në zonën e ‘Peristerit’ dhe ‘Nea Smyrni’ të Athinës, u bë i mundur arrestimi i shtetasve  Jenis Tulja, 44 vjeç nga Tirana dhe Mirjan Guveli, 45 vjeç nga Saranda.

Të cilët akuzohen për veprat penale ‘organizatë kriminale’

Jenis Tulja që rezulton pronar i një kafeneje në Petroupoli të Athinës.  Por që në sistemin e policisë greke rezulton i regjistruar edhe si Denis Ruçi. Ndërsa vëllai i tij Fation Tulja, rezulton i arrestuar në Tiranë në prill të vitit 2024 teksa është kapur me armë zjarri pistoletë pa leje. Ndërsa Mirjan Guveli, rezulton i regjistruar në sistemin e policisë greke edhe si Mario Guveli.

Por për të mbetur te Hektor Xheçuka, i identifikuar tashmë si personi i tretë në kafe me Irakli Davellën dhe Edi Lulon, por me kaq interes është të shikojmë edhe Cv-në e tij kriminale në Shqipëri./ "Në Shënjestër", Balkanweb

vrasja e roan brahimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj