29 Shtator 2025, 19:11
Nga E. D
Kamber Sulçaj
TEPELENË- Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit. Kamber Sulçaj rezulton që të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës në Vlorë, të quajtur "Stone Quramenga”.
48-vjeçari është aksioner me 25%, së bashku me babain e tij Delo Sulçaj i cili ka 20% të aksioneve dhe vëllain Akil alias Ermal Sulçaj me 15% të aksioneve Gjithashtu në këtë gurore janë aksionerë edhe dy persona të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me familjen Sulçaj. Përveç aksioneve në gurore Sulçaj ka edhe një stan me bagëti.
Po ashtu Kamber Sulçaj dhe familjarë të tij janë emra të njohur për policinë. Në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestuan vëllai i tij Gazmendi, së bashku me një kushëri të tyre Roel Sulçajn. Këta të dy u kapën me 2632 fara kanabisi të cilat do t’i shisnin me qëllim kultivimin.
Sipas policisë, Sulçaj ka qëlluar me armë drejt biznesmenti italian dhe personave që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre pas një konflikti për motive të dobëta. Hetuesit përmes kamerave të sigurisë në segmente të ndryshme rrugore kanë mundur të dokumentojnë itinerarin e lëvizjes së 48-vjeçarit përmes makinës së tij ngjyrë të bardhë. Sulçaj akuzohet për 3 vepra penale; vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.
kamber sulçaj
Aktualitet
29 Shtator 2025, 17:33
Elton Qyno
TIRANË- Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për gazetarin Elton Qyno. Masa e sigurisë "Detyrim paraqitje" që SPAK...
Aktualitet
29 Shtator 2025, 17:38
E. D
i riu
VLORË- Mbledhja e Këshillit bashkiak të Vlorës ditën e sotme u ndërpre nga një protestë e dhunshme...
Aktualitet
29 Shtator 2025, 17:19
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar më 17 shtator notë verbale [kërke...
Aktualitet
29 Shtator 2025, 16:43
Administrata Tatimore
Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit se në zbatim të ligjit për "faturimin dhe sistemin e monitorimit të ...
Aktualitet
29 Shtator 2025, 15:44
E. D
foto ilustruese
TIRANË- GJKKO ka dënuar me 8 vite burg Shkëlzen Dacin, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike n&eum...
Aktualitet
29 Shtator 2025, 15:04
E. D
Kamber Sulçaj
TEPELENË- Personi që shihni në foto është Kamber Sulçaj, autori i vrasjes së biznesmen...
Aktualitet
29 Shtator 2025, 14:58
E. D
pamje nga vendngjarja
TEPELENË- Dinamika e vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit, është zbardhur nga policia. Gjithashtu ...
Aktualitet
29 Shtator 2025, 14:39
I.A
Edoardo Sarchi
TEPELENË- Policia ka zbardhur vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë...
Aktualitet
29 Shtator 2025, 12:31
I.A
I riu
VLORË- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti kur një i ri nga Vlora ka hyrë në mbledhjen e Këshillit bashkiak. ...
Aktualitet
29 Shtator 2025, 12:12
I.A
Sanja Telhallari
TIRANË- 3 milionë euro asete i janë sekuestruar ditën e sotme prokurores, Sanja Telhallari. Këto asete të se...