LIVE UPDATES
Aktualitet

Elbasani “zbrazet” nga të arsimuarit, mbeten në tregun e punës ata me kualifikim të ulët

Mungesa e fuqisë punëtore dhe kualifikimi i ulët e tyre do të mbajë peng zhvillimin ekonomisë të qarkut.

2 Shkurt 2023, 20:09 Nga k.m.
Elbasani “zbrazet” nga të arsimuarit, mbeten në tregun e
Foto ilustruese

Rënia e popullsisë dhe niveli i lartë i emigrimit dhe migrimit të brendshëm po ndikojnë negativisht te bashkitë e mëdha të vendit drejt falimentit. Elbasani është një ndër katër qytetet më të mëdha në vend për nga numri i popullsisë, me një strukturë ekonomie ku përveç bujqësisë, është e zhvilluar edhe industria. Mungesa e fuqisë punëtore dhe kualifikimi i ulët e tyre do të mbajë peng zhvillimin ekonomisë të qarkut.

Një analizë e Agjencisë Kombëtarë të Punësimit për 2017 – 2021 vuri re se, papunësia në Qarkun e Elbasanit është zbutur, por ndikim të madh pati tkurrja e popullsisë dhe emigrimi i të rinjve. Përveç trendeve natyrore demografike, migrimi i fuqisë punëtore aktive është identifikuar si një problem i madh dhe i qartë, gjë e cila krijon probleme të shumta për çdo politikë të tregut të punës, vërën studimi i AKP.

Reduktimi i fluksit të kapitalit njerëzor ka çuar në mungesë të fuqisë punëtore, por nga ana tjetër po bëhet shkak për mosgjenerimin e bizneseve të reja në këtë qytet. Të dhënat në lidhje me punëkërkuesit e regjistruar sugjerojnë se fuqia punëtore aktuale e papunë është e pakualifikuar, e moshuar dhe e papunë për një periudhë afatgjatë.

Kjo situatë është e pritshme kur merret parasysh tipologjia e kualifikimit të ulët të punëkërkuesve, ku mungesa e aftësive bazë, kualifikimeve dhe përvojës në punë shihen shpesh si barrierat kryesore me të cilat përballen personat që vuajnë nga papunësia afatgjatë.

Midis këtyre grupeve mund të ketë mungesë të aftësive teknike, ose vjetrim të këtyre aftësive dhe njohurive nëse ato nuk përditësohen me nevojat e kohës. Shumë prej punëtorëve të moshuar po hyjnë në tregun e punës, por ata nuk kanë aftësitë që duhen. I ndodhur në një pozicion të favorshëm gjeografik, i pasur me burime natyrore, së bashku me trashëgiminë e tij historike dhe social-kulturore, Elbasani është një nga rajonet më të rëndësishme në Shqipëri. Elbasani ka një popullsi prej 266,245 banorësh,3 duke u renditur kështu si rajoni i katërt më i madh në vend me 9.4% të popullsisë shqiptare.

Ashtu si çdo rajon në Shqipëri, popullsia ka ardhur në rënie gjatë 20 viteve të fundit, në këtë rast me një rënie prej rreth 26%, kryesisht për shkak të migrimit të jashtëm dhe të brendshëm dhe dinamikave të tjera demografike. E zbërthyer sipas nivelit arsimor, popullsia në moshë pune që ka të paktën një diplomë universitare është fuqia punëtore më aktive, duke paraqitur edhe luhatje të mëdha ndër vite. Si personat me shkollë 9-vjeçare ashtu edhe ata me shkollë të mesme, shfaqin përqindje më të ulëta të pjesëmarrjes dhe trend në rënie.

Analizimi i nivelit arsimor të punëkërkuesve të papunë të regjistruar është një tregues i mirë për nivelin e aftësive të të papunëve. Rezultatet tregojnë se gjatë 5 viteve të fundit shumica e punëkërkuesve të papunë kanë përfunduar shkollën 9-vjeçare, gjë që flet për kualifikimin e tyre të ulët. Konkretisht në vitin 2020, 64% e punëkërkuesve të papunë kanë mbaruar shkollën 9-vjeçare, ndërsa 20% kanë përfunduar shkollën e mesme dhe 10% shkollën profesionale. Nga ana tjetër, vetëm 6% e punëkërkuesve të papunë të regjistruar kanë përfunduar universitetin ose një nivel lartë studimi.

Duke marrë parasysh pjesën që ka përfunduar shkollën profesionale dhe një universitet ose nivel më të lartë studimi si fuqi punëtore e kualifikuar, rezultatet sugjerojnë se pjesa dërrmuese e punëkërkuesve të papunë janë me aftësi të ulëta./Monitor

elbasan

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë