LIVE UPDATES
Aktualitet

Emigracioni godet moshën e tretë, 31 mijë të moshuar jetojnë vetëm në Shqipëri

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, 16 mijë të moshuar që jetojnë vetëm i përkasin grup-moshës 65-74 vjeç, ndërsa rreth 15 mijë janë të mbi 74 -vjeç. Gjithashtu edhe rreth 10 mijë persona në moshën 55-64 vjeç jetojnë vetëm.

10 Tetor 2023, 12:48 Nga DOSJA
Emigracioni godet moshën e tretë, 31 mijë të moshuar
foto ilustruese

Tranzicioni i demografik që sa po vjen e thellohet nga dekada në dekadë po krijon drama sociale tek personat e moshuar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2021 rreth 31 mijë të moshuar ishin të vetëm në banesat e tyre. Rreth dy të tretat janë gra ose rreth 22 mijë, pasi kanë jetëgjatësi më të lartë se burrat.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, 16 mijë të moshuar që jetojnë vetëm i përkasin grup-moshës 65-74 vjeç, ndërsa rreth 15 mijë janë të mbi 74 -vjeç. Gjithashtu edhe rreth 10 mijë persona në moshën 55-64 vjeç jetojnë vetëm.

Tradita e brezave që përkujdesen për njëri-tjetrin po shuhet në Shqipëri për shkak të plagëve që ka krijuar emigracioni, pakësimi i lindjeve dhe jetëgjatësia.

Po teksa tranzicioni demografik po ndodh shpejt politikat dhe reformat për mbështetjen e tyre nuk po ecin më të njëjtin ritëm. Mijëra të moshuar sidomos ato që jetojnë vetëm janë në mjerim të plotë pasi pensioni mesatar në vend është më i ulët se kufiri i rrezikut për të qenë i varfër( INSTAT ka vlerësuar se kufiri i varfërisë ishte 191.791 në muaj me 2021).

Njësia e Kombeve të Bashkuara, për çështjet e punësimit (ILO) në një studim të posaçëm njoftoi se, popullsia e Shqipërisë po plaket me shpejtësi dhe në vitin 2020 rreth 91 mijë persona mbi 65 vjeç kishin nevojë për përkujdesje sociale afatgjatë.

Por, njëkohësisht infrastruktura e Shqipërisë për moshat e vjetra ende nuk është ngritur qoftë edhe teorikisht, ndaj moshat e treta në pamundësi nuk gëzojnë kujdes social për të pleqëruar me dinjitet.

Në Shqipëri nuk ka ende qendra funksionale të organizuara për pensionistët që jetojnë vetëm. Pushteti lokal që është më pranë komunitetit ende nuk ka struktura të ngritura që të asistojnë dhe të ekzaminoje nevojat e personave të vetmuar.

Mungojnë klinikat shëndetësore të lëvizshme për të ofruar shërbime shëndetësore në banesa dhe në përgjithësi nuk ka një infrastrukturë që bën të lehtë rutinën e moshave të vjetra duke nisur që nga shërbimet e transportit dhe deri tek furnitura në shtëpi.

Gjithashtu ka pabarazi gjeografike në aksesin në shërbimet e kujdesit social ndërmjet rajoneve në Shqipëri. Institucionet e kujdesit rezidencial mund të pranojnë vetëm 0,78% të numrit të vlerësuar të te moshuarve në nevojë.

Kapaciteti aktual i kufizuar i sistemit publik të kujdesit afatgjatë nënkupton që të moshuarit e dobët nuk kanë asnjë alternativë, por mbështeten në familjet dhe të afërmit e tyre. Të moshuarit që jetojnë vetëm në zonat rurale dhe të largëta janë veçanërisht të pambrojtur. Vlerësohet se 46% e popullatës mbi moshën 65 vjeç e lart jetojnë në zona rurale.

Ata nuk jetojnë me anëtarët e familjes dhe nuk kanë akses në shërbimet formale të kujdesit afatgjatë. Të moshuarit në zonat rurale gjithashtu përballen me disavantazhe në pensione, akses në kujdesin shëndetësor dhe programe të tjera të mbrojtjes sociale./MONITOR

të moshuarit ne shqipëri

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën