19 Tetor 2022, 16:43
Nga F.M
Gjykata e Tiranës
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar një nga vëllezërit e arrestuar me drogë më 9 shtator të këtij viti dhe ka liruar tjetrin. Bëhet fjalë për Denio dhe Elvin Hyka. Në seancën e zhvilluar sot, togat e zeza kanë caktuar masën ‘arrest me burg’ për Denio Hyka, ndërsa ‘detyrim paraqitje’ për tjetrin, Elvin Hyka. Të dy u arrestuan më datë 9 shtator të 2022, rreth orës 13:30, në rrugën e “Saraçëve”.
VENDIMI I GJYKATES
Më datë 09.09.2022, rreth orës 13:30, nga ana e punonjësve të policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në rrugën e “Saraçëve”, është ushtruar kontroll në një ambient me lojra “Playstation”. Gjatë kontrollit është konstatuar se ku aktivitet menaxhohej nga dy vëllezërit me iniciale D.H dhe E.H., të cilët janë kapur në flagrancë, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale të “Prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike”. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personat nën hetim me iniciale D.H dhe E.H, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike”, të parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr. 1897 akti, datë 12.09.2022 ka vendosur:
•Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, të personit nën hetim D.H.
•Caktimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit D.H, atë të “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
•Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, të personit nen hetim E.H .
•Caktimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit E.H, atë të Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit lidhur me caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, ndaj shtetasit E.H., dhe pranimin e kërkesës së organit të Prokurorisë për caktimin ndaj këtij të dyshuari të masën e sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
denio hyka elvin hyka gjykata e tiranes
Aktualitet
19 Tetor 2022, 16:35
e.k
Shqiptarja e arrestuar
BRITANI- Një grua shqiptare identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur ka rënë në...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 16:38
F.M
Rrëfimi
TIRANË- Nëna e një 18-vjeçari ka denoncuar abuzimin e djalit të saj nga të afërmit e vetë fëmij...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 16:30
F.M
Aksidenti në Tiranë
TIRANË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se kë...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 16:13
e.k
Makina që përplasi të miturin
ELBASAN- Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 16:13 minuta në...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 16:11
e.k
Arben Cara dhe Mimoza Margjeka
TIRANË- Gjykata e Posaçme në Dhomë Këshillimi vendosi rrëzimin e të gjitha kërkesa...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 16:04
e.k
Pamje nga laboratori i drogës
ITALI- Garda Civile e Valencias ka arrestuar pesë anëtarë të një grupi kriminal të ci...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 15:54
F.M
Tritoli në ish-Bllok
TIRANË- Shpërthimi me tritol që tronditi Tiranën një natë më parë u ka rrezikuar jetë...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 15:55
k.m.
Spiro Ksera
TIRANË- Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e paraqitur nga ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Kse...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 15:32
k.m.
TIRANË- Kreu i sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi iu është përgjigjur kryeministrit, Edi Rama i cili d...
Aktualitet
19 Tetor 2022, 15:23
k.m.
Eduart Ruçi
TIRANË- 2 të dënuar dhe një 1 arrestuar për korrupsion janë ekstraduar drejt Shqipërisë pasi ish...