22 Tetor 2022, 10:18
Nga I.A
Policia
VLORË- Dy persona janë arrestuar në Vlorë. Mësohet se ata janë kapur me 52 doza kokainë dhe me 90 doza kanabis. Në pranga nga operacioni i policisë ka rënë një 58-vjeçar me emrin Arben Alili dhe një 27-vjeçar me emrin Vesjan Veliraj. Dy personat bashkëpunon me njëri-tjetrin për shpërndarjen e drogës në zona të ndryshme të Vlorës.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Goditet, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, 1 rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor i koduar "Local". Vihen në pranga 2 shtetas që bashkëpunonin për shitjen e lëndëve narkotike, në doza. Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi, gati për shitje, dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në qytetin e Vlorës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin "Local", për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: - A. A., 58 vjeç dhe V. V., 27 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. A., në lagjen “1 Maji”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 90 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 1 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. A. bashkëpunonte me shtetasin V. V., për shpërndarjen e dozave të kokainës dhe të kanabisit, në zona të ndryshme të Vlorës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
vesjan veliraj arben alili
Aktualitet
22 Tetor 2022, 10:02
I.A
Besmir Uka
SARANDË- 37-vjeçari Ermir Shabanaj është autori i plagosjes së mbrëmshme në Sarandë. Më...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 09:52
I.A
Policia
SARANDË- Policia ka dhënë detaje nga plagosja në Sarandë. Mësohet se 35-vjeçari Besmir Uka është...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 09:38
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një konflikt ka çuar në plagosjen e një vajzë mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Burime e...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 09:13
e.k
Faqja e parë e Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka n&...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 09:10
I.A
SARANDË- Një 35-vjeçar është plagosur mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 08:17
I.A
Pamje nga aksidenti
LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje. Mësohet se në aksident jan&eu...
Aktualitet
22 Tetor 2022, 07:26
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Orët e para të ditës do të jenë në dominimin e kthjellimeve përgjatë gjithë terri...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 23:16
Sondazhe
59.3% e shqiptarëve mendojnë se drejtësia nuk është e pavarur nga politika. Të pyetur nga Barometri në Euronews...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 23:03
Sondazhi
TIRANË- Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve, Reforma në Drejtësi nuk ua ka kthyer shqiptar&eum...
Aktualitet
21 Tetor 2022, 23:01
F.M
Taksisti Luan Nina
GJERMANI- Deutsche Welle ka publikuar historinë e një 70-vjeçari shqiptar, i cili prej 15 vitesh ka në pron&e...