26 Prill 2023, 18:58
Nga A.B
Ardian Nikulaj
TIRANË- Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman janë të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt.
Ata janë zbuluar nga një makinë tip “Pasat”, të cilën e kishin marrë me qira dhe e kanë përdorur anglezi dhe portugezi, që ka bërë vrasjen. Porositës i vrasjes dyshohet Edmond Haxhia. Atë po e hetojmë si organizator, porositës dhe financues të krimit.
Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Fisi Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej 97-ës.
SI NDODHI VRASJA?
Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Autori, siç u pa nga pamjet, mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja.
Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën. Deri më tani raportohet se autoritetet kanë rënë në gjurmë të dy automjeteve që mund të jenë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendngjarja, pas ikjes me motor./Dosja.al
ardian nikulaj vritet ardian nikulaj
Aktualitet
26 Prill 2023, 18:56
A.B
Elton Lekstakaj dhe Klodian Lekstakaj
TIRANË- Personat në foto janë Elton dhe Klodian Lekstakaj, personat që janë në gjak me ...
Aktualitet
26 Prill 2023, 18:49
k.m.
Ardian Nikulaj
TIRANË- Zbulohet emri i porositësit të vrasjes së Ardian Nikulajt. Edmond Haxhia, organizator, porositës dhe financ...
Aktualitet
26 Prill 2023, 18:38
A.B
LEZHË- Ky është anglezi i cili ruante lëvizjet e biznesmenit Ardian Nikulajt. Ky person, dyshohet se shërbente si informator për...
Aktualitet
26 Prill 2023, 18:32
k.m.
TIRANË- Një incident është regjistruar sot në ‘zemër’ të Tiranës, duke rrezikuar jetën e qytetarë...
Aktualitet
26 Prill 2023, 18:16
A.B
Muhamet Rrumbullaku
TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku doli ditën e sotme në një konferencë p&e...
Aktualitet
26 Prill 2023, 18:14
A.B
Muhamet Rrumbullaku
TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në konferencën për mediat bëri të d...
Aktualitet
26 Prill 2023, 18:12
A.B
Sherri
POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mes të qytetit të Pogradecit. Një sherr me hanxharë e shkop...
Aktualitet
26 Prill 2023, 17:58
k.m.
Muhamet Rrumbullaku
TIRANË- Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është zbardhur brenda javësh nga Policia e Shteti...
Aktualitet
26 Prill 2023, 17:58
A.B
Nafte
TIRANË- Bordi i Transparencës ka zbardhur çmimet e reja të karburanteve. Sipas vendimit, nga sot nafta do të shitet 177 le...
Aktualitet
26 Prill 2023, 17:22
A.B
Makina
TIRANË- Personi që ekzekutoi me 7 plumba mesditën e 19 prillit Ardian Nikulaj është shtetas portugez. Raportohet se ky pers...